Histori Personale

Babai me Sindromën Down që rriti një doktor të ardhshëm, si prova që dashuria e bën të mundur gjithçka

Babai me Sindromën Down që rriti një doktor të

Burrat me Sindromën Down ndryshe nga gratë, e kanë më të vështirë të bëhen me fëmijë. Këtë thonë studimet që po rishikohen, sepse ka pasur edhe histori suksesi. Në raste të rralla, burra me Sindromën Doën kanë arritur të kenë fëmijën e tyre biologjik dhe një prej tyre është Jad Issa. Ai jo vetëm u bë baba i një djali, por arriti që ta shkollonte dhe ta bënte mjek.

Babai me Sindromën Down që rriti një doktor të

Historia e kësaj familje nga Siria është frymëzuese.

Kur djali i Jad, Sader lindi komuniteti e pranoi familjen e tyre ashtu siç ishte.

Duke pasur ëndrra të mëdha për djalin e tij, Jad, i cili punonte në një mulli gruri, filloi të kursente para për kolegjin e djalit që kur Sader ishte i vogël. Ai bëri gjithçka që ishte në fuqinë e tij për të mbështetur familjen dhe sipas Sader, puna e palodhur dhe angazhimi i babait të tij për t'i dhënë atij të ardhmen më të mirë të mundshme e frymëzoi që të studionte mirë dhe të bëhej mjek.

Babai me Sindromën Down që rriti një doktor të

“Unë mendoj se do të kisha qenë shumë më pak i emocionuar për jetën dhe shumë më pak i apasionuar me atë që bëj nëse nuk do të kisha babanë tim të veçantë”, shkruan Sader mbi një foto të të dyve bashkë.

Babai me Sindromën Down që rriti një doktor të

Babai me Sindromën Down që rriti një doktor të

Sader është stomatolog, ka një nga karrierat më të mira dhe të paguara në Siri dhe lumturia e Jadit nuk ka kufi. Kur djali i tij ishte ende duke studiuar, Jad u prezantohej njerëzve të rinj duke u thënë atyre – “djali im është një mjek”, - me sytë që i shkëlqenin.

Familja është prova e gjallë që stereotipet duhet të thyhen.

Duke folur për marrëdhënien që ndajnë prindërit e tij, Sader na tha se pavarësisht se janë bashkë për dekada, dashuria mes mamasë dhe babait të tij është ende sikur të ishin martuar dje. Ata i kuptojnë në mënyrë të përsosur nevojat e njëri-tjetrit. Atyre u pëlqen të shëtisin së bashku dhe ndonjëherë ata thjesht ulen dhe bisedojnë për orë të tëra.

Sader ia jep meritën e suksesit të tij Jad-it dhe pranon se është po aq krenar për babain sa babai është për të. Dyshes frymëzuese i pëlqen të shikojnë filma së bashku në kohën e lirë.