Australiani që vdiq për 90 minuta shpjegon se si është 'Jeta e Përtejme'
Alistair Blake pësoi një atak në zemër në janar të 2019 dhe gruaja e tij e gjeti të vdekur kur u zgjua. Ajo u përpoq ta ringjallte me reanimim kardiopulmonar derisa mbërriti një ambulancë.
Mjekët vazhduan t’i bënin reanimim kardiopulmonar për më shumë se një orë duke përdorur një defibrilator. Pas 90 minutash dramatike zemra filloi të rrihte sërish.
Kur u zgjua të gjithë e pyetën se si ishte ‘Bota e Përtejme’. Alistair shpjegoi në detaje se nuk kishte "asgjë", nuk kishte tinguj, zëra apo drita . Ai tha se përvoja ishte aq traumatike sa truri i tij kishte bllokuar gjithçka.
“Teknikisht, unë isha i vdekur për 90 minuta. Shumë njerëz më pyesin nëse pashë ndonjë gjë. Jo, nuk pashë asgjë. Nuk kishte drita, asgjë si kjo .'
Alistair u kthye në shtëpi pas 12 ditësh në spital dhe thotë se përvoja e tij afër vdekjes i ka dhënë atij një qasje krejtësisht të ndryshme ndaj jetës.
61 -vjeçari reduktoi numrin e orëve që punonte në mënyrë që të shihte më shumë miqtë dhe familjen e tij. Ai gjithashtu ushqehet më shëndetshëm dhe ushtrohet më shumë.