Histori Personale

Arsyeja pse ky çift ia ka fshehur prindërve faktin që janë të pasur

Arsyeja pse ky çift ia ka fshehur prindërve faktin që janë

Familja dhe paratë është mirë të mos përzihen.

Si ka çift që ka bërë të pamundurën për t'u duhur përpara familjarëve sikur janë të varfër.

Ai shpjegoi se kohët e fundit kishte marrë gjysmë pensioni pas një karriere në inxhinieri softuerike, ndërsa gruaja e tij kishte hequr dorë plotësisht nga puna si infermiere.

Duke qenë njerëz që kanë kursyer dhe duke lënë para mënjanë rregullisht, ata grumbulluan kursime prej 4 milionë dollarësh.

“Ia kam bërë të qartë gruas sime që të mos i tregojë kurrë familjes time se kemi para. Familja e saj e di që ne jemi mirë, por ata kurrë nuk kërkojnë para. Familja ime nuk do të ndalojë kurrë së kërkuari para", thotë ai.

Në familjen e tij luftohet çdo ditë me financat. Prindërit e kanë shtëpinë me kredi. Nuk kanë para mënjanë dhe për çdo blerje përdorin kartat e kreditit. Babai punon edhe pse ka dalë në pension. Vëllai është i divorcuar dhe jeton me prindërit. Përveç kësaj ka edhe probleme me alkoolin.

Tashmë prindërit e morën vesh të vërtetën dhe ai pyet, a duhet t'i ndihmojë.

"Janë paratë tuaja. Nuk ke pse t'i ndash me këdo”, tha një komentues, ndërsa një tjetër shkroi: “Vendimmarrja e tyre e dobët nuk do të thotë që të mos shijosh paratë e tua që me vështirësi i ke mbledhur".

Megjithatë, kishte edhe disa kundërshtarë.

“Për hir të Zotit, babai juaj është mbi 70 vjeç dhe ende punon?! Bëhu një djalë dhe njeri i mirë dhe ndihmo prindërit e tu!”.

“Nuk do t'i lija kurrë prindërit e mi të punonin në të 70-at, nëse do të kisha kaq para”, shtoi një tjetër. "Absolutisht e tmerrshme."