Histori Personale

Arsyeja përse më la gruaja nuk është aq qesharake sa duket

Arsyeja përse më la gruaja nuk është aq qesharake sa duket

Duket e paarsyeshme kur e dëgjon apo e lexon kështu: Gruaja më la, i lashë enët pa larë në lavaman. Kjo e bën historinë time të duket qesharake dhe më bën të dukem viktimë e pritshmërive të padrejta.

Larja e enëve nuk ka qenë kurrë një punë e madhe për mua, por ka qenë gjithmonë një punë e madhe për të, për ish-gruan time.

Sa herë që ajo do të hynte në kuzhinë dhe të gjente një gotë pranë lavamanit, gjente një arsye më shumë për t`i dhënë fund martesës sonë. Thjesht unë nuk e dija këtë. Po edhe sikur ta kisha ditur, kam frikë se nuk do të isha përpjekur aq shumë për të punuar dhe ndryshuar sjelljen time.

Sot kam kuptuar që edhe pse nuk jemi fëmijë, ne burrat sillemi shpesh si të tillë.

Ndjenja e respektit nga gruaja për burrin është thelbësore për të jetuar një jetë me qëllime dhe kuptimplotë. Ndoshta kam menduar se gruaja ime duhet të më respektojë thjesht sepse kemi shkëmbyer betimet me njëri-tjetrin. Mbaj mend që gruaja shpesh thoshte se sa e lodhshme ishte për të që duhet të më tregonte se çfarë të bëja gjatë gjithë kohës.

Gjithmonë i thosha: "Nëse thjesht më thua se çfarë do që të bëj, me kënaqësi do ta bëj". Por ajo nuk donte të ishte nëna ime. Ajo donte të ishte partnerja ime dhe donte që unë të zbatoja të gjitha aftësitë e mia të inteligjencës dhe të të mësuarit për menaxhimin e jetës dhe shtëpisë tonë.

Burrat mund të bëjnë shumë gjëra. Burrat shpikën makinat e rënda që mund të fluturojnë në ajër në mënyrë të besueshme dhe të sigurt. Burrat provuan modelin heliocentrik të sistemit diellor, duke vërtetuar se Toka rrotullohet rreth Diellit. Burrat projektojnë dhe ndërtojnë rrokaqiejt, dhe marrin zemrat dhe organet e tjera njerëzore nga njerëzit e vdekur dhe zëvendësojnë organet përkatëse të dështuara brenda njerëzve të gjallë dhe kështu u zgjatën jetën njerëzve.

Burrat janë krejtësisht të aftë të bëjnë shumë nga këto gjëra për të cilat ankohen gratë tona. Ajo për të cilën nuk jemi të mirë është të parashikojmë me saktësi se si mund të ndihen gratë tona për ndonjë gjë të caktuar, sepse përgjigjet emocionale të meshkujve dhe femrave priren të ndryshojnë shumë, në mënyrë dramatike.

‘Hej Matt! Pse e le një gotë pranë lavamanit në vend që ta vendosësh në pjatalarëse? '

Disa arsye

1.) Mund të dëshiroj ta përdor përsëri.

2.) Nuk më intereson nëse një gotë është afër lavamanit nëse nuk pres njerëz për vizitë.

3.) Unë kurrë nuk do të kujdesem për një gotë pranë lavamanit. Është e pamundur. Është si të më kërkosh të interesohem për thurjen me grep.

Ka vetëm një arsye që unë do të ndaloj së lëni atë gotë pranë lavamanit. Një mësim që e kam mësuar shumë vonë: Sepse e dua dhe respektoj partneren time, dhe e di që kjo gjë ka shumë rëndësi për të.

E kuptoj që kur e lë atë gotë atje, e lëndon atë.

Asnjë gruaja nuk dëshiron të divorcohet nga burri i saj, sepse ai nuk i fut pjatat dhe gotat në lavaman apo lavastovilje. Ajo divorcohet sepse ndihet sikur ai nuk e respekton ose vlerëson.