Histori Personale

Aq e bukur sa dhe e pamundur. Historia e dashurisë së Gerd Muller me punonjësen e hotel Dajtit

Aq e bukur sa dhe e pamundur. Historia e dashurisë së Gerd Muller me
Muller dhe bashkeshortja e tij ne vitet e rinise

Legjenda e Bayern Mynihut Gerd Muller dhe historia e pamundur e dashurisë me një vajzë shqiptare që e takoi në Hotel Dajti

Historia fillon në dhjetor të vitit 1967 kur Gjermania mbërriti në Shqipëri për të luajtur në eliminatoret e europianit “Itali 1968”. Përfaqësuesja e Gjermanisë ishte e akomoduar tek hotel Dajti, i cili mbahej si një nga hotelet më luksoze të kohës.

Aq e bukur sa dhe e pamundur. Historia e dashurisë së Gerd Muller me
Dhe këtu nisi historia e dashurisë së futbollistit gjerman dhe punonjëses së hotelit, që mediat i referohen me emrin Hojna. Një histori dashurie sa e jashtëzakonshme aq edhe e pamundur.

Fjalët për marrëdhënien e tyre u përhapën shpejt në kryeqytet dhe ndjenjat e të rinjve “dolën” rrugëve Të Tiranës.

Katër vite më vonë Shqipëria luajti në europianin “Belgjikë 1972” kundra Gjermanisë Perëndimore, dhe skuadra u akomodua sërish tek Hotel Dajti, Muller shënoi golin e vetëm të takimit, ndoshta ka qënë i frymëzuar nga Hojna…ku dihet…

Aq e bukur sa dhe e pamundur. Historia e dashurisë së Gerd Muller me

Muller e pati të pamundur të rikthehej, duke qënë së Shqipëria ishte Republikë Popullore, mund të hyje në vend vetëm nëse ishe motive diplomatike.

Këtu përfunduan kontaktet mes futbollistit gjerman dhe puonjëses së Hotel Dajtit, e cila i rrëmbeu zemrën.

Aq e bukur sa dhe e pamundur. Historia e dashurisë së Gerd Muller me
Muller dhe bashkeshortja e tij

Në vitin 1985 Flamurtari i Vlorës fiton të drejtën e pjesëmarrjes në Kupën e Kupave përballë ekipit finlandez të Helsinkit. Ndërkohë vjen një kërkesë e veçantë nga Muller. Ai kërkon t’i bashkohet ekipit megjithëse kishte 4 vjet që kishte varur këpucët në gozhdë.

"Dua një kontratë vetëm për një ndeshje. Vij me ju në Shqipëri për të takuar të dashurën time." Një gjest shumë romantik nga Muller, por që fatkeqësisht u refuzua nga ekipi.

Gazeta finlandeze Iltalehti deklaron se deri pas ndërrimit të regjimit Muller e pati të pamundur të hiqte nga mendja fiksimin për Hojnën e hotel Dajtit.