Histori Personale

7 vite më parë më dhanë 20 ditë jetë, po e sfidova kancerin më mënyrën më të pabesueshme

7 vite më parë më dhanë 20 ditë jetë, po e sfidova

Andrea Spinelli i lindur në 1973-shin rrëfen për Huffington Post historinë e tij frymëzuese. Në 2013-ën, 7 vjet më parë u diagnostikua me kancer të pankreasit. Nuk u dorëzua. Paralelisht me kimioterapitë kaloi kohë në natyrë.

“Shtatë vjet më parë, mjekët më dhanë 20 ditë jetë. Sot jam akoma këtu për të luftuar, për të bërë terapi. Kam kancer, por nuk metastazon. Shkoj përpara dhe eci”, thotë Andrea.

Që prej asaj kohe ai ecën në këmbë. Në fillim e nisi me distanca relativisht të shkurtra. Për shembull nga shtëpia në spital. I bënte në këmbë 12 kilometrat. Pastaj vazhdoi me shtige më të largëta.

Rasti i tij konsiderohet si rast unik në botë. Mjekët janë surprizuar nga sistemi i tij imunitar dhe rezistenca. Andrea thekson se nuk dëshiron të japë mesazhin se ecja në këmbë shëron kancerin, por në rastin e tij një farë ndikimi e ka pasur.

Ai shton se ka dhimbje, por ecja ia lehtëson në mënyrë të pabesueshme. Gjatë këtij procesi trupi lëshon endorfin, hormon për lehtësimin e dhimbjeve.

“Shumicën e shëtitjeve i bëja vetëm, nëpër pyje, male ose buzë detit. Kjo ju lejon të meditoni. Kam arritur 30-40 kilometra në ditë, një herë në Spanjë kam arritur edhe 53 ”, thotë ai.

“Kur hyra në spital isha 98 kilogramë, kur dola isha 60”, tregon Andrea që tashmë ka shkruar edhe një libër mbi historinë e tij.

“Fjala kancer është e frikshme, por nuk ka pse të jetë tabu. Unë do ta tregoj historinë time deri në frymën e fundit, për sa kohë që kam forcë do të luftoj t'u them njerëzve se duhet ta kërkojnë shpresën edhe në tunelet më të errëta”, thotë me ngazëllim Andrea, heroi i kësaj historie.

*Burimi Huffington Post