Histori Personale

22-vjeçari nga Tirana tregon për romancën me një amerikan: Gjithçka nisi në Instagram...

22-vjeçari nga Tirana tregon për romancën me një amerikan:

Renaldo Bano është 22 vjeç dhe ka vendosur që ta jetojë jetën pa u fshehur dhe pa u ndikuar nga fjalët që thuhen pas apo para krahëve në një vend të vogël si Shqipëria, kur del hapur që je homoseksual.

Para kamerave, ashtu si para familjarëve e shoqërisë së tij, Renaldo tregon rutinën e tyre të një dite ndërsa shfaqet krah partnerit Kevan Hudson, një 26-vjeçar nga SHBA, që jeton gjithashtu në Tiranë dhe punon si mësues anglishtjeje.

22-vjeçari nga Tirana tregon për romancën me një amerikan:

“Kevan është partneri im. Punoj online me fotografi. Jam fotograf dhe editor. Shumicën e kërkesave për punë me vjen nga të huajt. Rutina ime është e njëjtë. E nis si çdo shqiptar. E gjej partnerin aty në krah. I kushtoj kujdes lëkurës. Meshkujt shqiptarë nuk e kuptojnë këtë”, thotë Renaldo në emisionin “Ora e Tiranës”.

Çifti i të rinjve është njohur në rrjetet sociale. Fillimisht ka qenë një ftesë në Instagram, për t’u takuar më pas në kafenetë e Tiranës.

“Kur e pashë Renaldon mendova se është i këndshëm dhe thashë nuk kam si të mos e pëlqej. Më pas nisa ta dashuroj”, thotë Kevan.

I pari që hodh hapin e njohjes ka qenë Renaldo, gjithçka nisi me një mesazh.

“I bëra mesazh se kishim shokë të përbashkët. Mu duk interesant. Filluam mesazhet kohë pas kohe, më pas disa takime. Është marrëdhënia e parë për mua dhe besoj që mund të jetë i vetmi, sepse besoj tek dashuria me shikim të parë dhe nëse është dashuri pse mos të jetë përgjithmonë”, thotë Renaldo.

Ata bashkëjetojnë në Tiranë, por në rrugët e kryeqytetit shprehen se nuk mund të mbahen për dore apo nuk mund të dhurojnë dashuri, për shkak të reagimit të kalimtarëve.