Showbiz

Harry nuk flet as me David Beckham dhe shkaku janë gratë

Harry nuk flet as me David Beckham dhe shkaku janë gratë

Harry nuk është në një situatë të vështirë vetëm në familje. Edhe në rrethin shoqëror ka hatërmbetje. Ai nuk flet me David Beckham, sepse sipas Meghan-it, Victoria ka zbuluar detaje të dukeshës për gazetarë të ndryshëm.

Pra Victoria Beckham qenka një nga ato burimet e mediave të huaja që herë pas herë zbulojnë ndonjë detaj. Kjo gjithmonë sipas Meghan-it.

Kështu dy çiftet i kanë prishur marrëdhëniet me Beckham-ët që i nderuan edhe në ditën e dasmës.

*Ky post u përshtat nga nzherald dhe është realizuar nga Fabjola Hije.