Politikë

“Fshatrat turistikë do t’i fshijmë nga fjalori”, Rama ka një paralajmërim për investitorët

“Fshatrat turistikë do t’i fshijmë nga fjalori”,

Gjatë fjalës së tij në Samitin e Investimeve në Turizëm, kryeministri Edi Rama foli për zhvillimin e turizmit duke thënë se nuk do të ketë më fshatra turistikë, por vetëm hotele dhe resorte.

“Vetëm në vitin 2017 janë dhënë më shumë leje për ndërtime hotelesh. Në vitin 2013 kishim 30 hotele të certifikuara dhe trashëguam fshatra turistikë që nuk ishin asete për zhvillimin turistik. Investimet e reja në bregdet do të jenë të kombinuara dhe hoteleria është domosdoshmëria që ne kemi. Fshatrat turistikë do i fshijmë nga fjalori. Do të kemi resorte dhe hoteleri. Lejet e zhvillimit do të jenë kështu: do të bësh hotelin e më pas vjen leja për vila”, tha Rama duke shtuar se strategjia e turizmit do të parashikojë që këto resorte të mos përdoren për vetëm 15 ditë në vit.

“Nuk mund të përdoret mëhalla vetëm 15 ditë të vitit. Kështu që as mos e merrni mundimin të vini me albume fshatrash turistike bazuar të shitja e metrave katrorë dhe të pashë dhe ika. Duam projekte që i përgjigjen ambicies sonë për një turizëm të qendrueshëm. Kemi konkurrencë të fortë në rajon dhe duhet të përgjigjemi”, u shpreh Rama./Tiranapost.al