Aktualitet

Foto/Një romantik si Barack Obama

Esencë editori/Gjatë 8 viteve si Presidenti i SHBA-së, Barack Obama e shfaqi hapur lidhjen e tij të fortë me bashkëshorten, Michelle. Kanë vallëzuar bashkë, janë puthur në publik, kanë bërë shaka e kanë qeshur me njëri-tjetrin në sy të medieve, duke treguar dashurinë për njëri-tjetrin. Të njejtën gjë ka bërë dhe sot ish presidenti Obama. Ka zgjedhur një foto të Michelle në avion teksa shikon qiellin e pafundëm, për ta uruar atë për përvjetorin e 26 të martesës. Ja çfarë shkruan ai.
Foto/Një romantik si Barack Obama

“Gëzuar përvjetorin Michelle Obama. Për 26 vite, ke qenë një partnere e jashtëzakonshme, jë njeri i cili gjithmonë më bën të qesh, dhe personi im i preferuar me të cilin mund të shoh botën”.

Mjafton kaq për të kuptuar shpirtin romantik të Obamës.