Aktualitet

Foto/ Në vendin ku u vra grabitësi Admir Murataj, tani ka një përkujtimore

Foto/ Në vendin ku u vra grabitësi Admir Murataj, tani ka një

Admir Murataj mbeti i vrarë më 9 prill, gjatë grabitjes në Rinas. Ndërsa prej asaj dite u publikuan foto të trupit të tij të pajetë të mbuluar me gjak, sot në të njëjtin vend do të shikoni këtë pamje:

Kjo përkujtimore është vendosur në nder të tij nga familjarët. Pllaka e mermerit mban germën A, inicialin e emrit të të ndjerit dhe shqiponjën dykrenore.

Ajo është e rrethuar me gurë dhe me vazo me lule.

Murataj, që është cilësuar si organizatori i grabitjes së 6.5 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit, u vra me një plumb në kokë./ Tiranapost.al

*Pamjet u morën gjatë emisionit "Top Story".

http://www.tiranapost.al/zbardhet-autopsia-e-vrasjes-se-admir-muratajt-si-u-ekzekutua-organizatori-i-grabitjes-se-rinasit/