FACT CHECK

Çfarë bëri Turi se më iku truri

Çfarë bëri Turi se më iku truri

Kushdo që e lexon ketë pyetje në tezën e provimit të Maturës në lëndën Gjuhë-Letërsi do kuptojë se protesta e maturantëve është e drejtë. Për të qenë objektiv lexo tezën si më poshtë.

Çfarë bëri Turi se më iku truri

Ose këtë pyetje tjetër nga teza e provimit:

Çfarë bëri Turi se më iku truri

Po ministrja Shahini si do i ishte përgjigjur kësaj pyetjeje?

Vetë ajo ka deklaruar sot në përgjigje të protestës:

Ndoqa me keqardhje protestën pranë ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nuk besoj të ketë ndodhur ndokund tjetër që nxënësit të protestojnë për "provimet e vështira"! Megjithatë, keqardhja për nxënësit "protestues" më vjen bashkë me revoltën ndaj nxitësve të tyre! Fatkeqësisht, nxitësit janë publikisht të afishuar dhe nuk janë zëdhënës opinionesh dosido. Ata janë opozita politike e vendit! Që është një absurditet unik: opozita nxit dhe mbështet protestë kundër testeve kombëtare!!! Opozita stimulon "lehtësimin" e dhënies së notave për nxënësit!!! Po mbase këtu s'ka asgjë të re, përderisa kjo opozitë ishte dje qeveria e notave fallco, diplomave fallco, universiteteve fallco, provimeve fallco, promovimeve fallco...

Provimet Kombëtare hartohen nga ekspertë provimesh. Unë i besoj Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) kur thotë se sivjet provimet janë më të lehta se kurdoherë më parë sepse ndodhin pas një gjendjeje të jashtëzakonshme dhe prandaj janë konceptuar vetëm me alternativa - PA TEMAT që janë zhvilluar në kushte shtëpie. Dhe kjo, vërtetohet lehtësisht në fund, kur të mblidhen të gjitha rezultatet dhe nëse rastis që testi të ketë qenë më i vështirë se sa njohuritë e nxënësve, atëherë QSHA BËN RISHPËRNDARJE TË PESHËS SË PIKËVE PËR ÇDO NOTË. Por, këto çështje teknike s’kanë as lidhje e as vend për debate politike dhe jo më për protesta opozitare.

QSHA ka adresuar kërkesat në lidhje me provimet e maturës që ishin protokolluar në Ministri. Ndërkohë, ne do të kallëzojmë çdo shpifje që opozita ka publikuar në lidhje me maturën sivjet. Besoj se edhe kjo do të shërbejë në edukimin e të rinjve, duke nisur nga të rinjtë e forumeve politike, për të mësuar se shpifja është gënjeshtër e dënueshme me ligj e jo liri fjale për çfarëdo kundërshtie qytetare apo opozitare.

Në reagimin e dytë ministria e Arsimit u kërkoi studentëve të dërgonin pyetjet jashtë programit që t’i heqin nga vlerësimi:

'Asnjë pyetje nuk është jashtë programit. Dua të bëj me dije se mënyra si bëhen pyetjet ka një procedurë rreptësishtë të rregullt. Ne ndjekim procedura të përcaktuara në metodologjinë tonë, që kanë lidhje me nivelin e vështirësisë. Teza kalon në dy duar, që mbajnë përgjegjësi për anën shkencore dhe strukturore të testit. Në këtë kuadër, ftohen nxënësit të sjellin pranë QSHA ankesat konkrete për pyetjet që mendojnë se janë jashtë këtij programi në mënyrë që të adresohen duke i hequr nga vlerësimi. Procesi nuk ka përfunduar ende do bëjmë analizën, pastaj shpalljen e rezultateve'.

-Po ju si do i përgjigjeshit këtyre pyetjeve?

Çfarë bëri Turi se më iku truri

Çfarë bëri Turi se më iku truri