Lajmi që Ish- Sheshi Shqiponja tek Dogana do mbyllet nesër për shkak të punimeve për Unazën e Madhe tek zona e Astirit është i pavërtetë, ashtu si lajmi i publikuar mëngjesin e sotëm se mbyllja do të shtyhet me një javë.
Tiranapost.al kontaktoi me përfaqësues nga ARRSH ku u bë sqarimi: Nuk kemi thënë që do të ketë bllokim ditën e nesërme. Policia do të dalë në një konferencë për shtyp nesër ku do të prezantojë të detajuar planin e bllokimit të Sheshit.
Plani i prezantuar nga Policia dhe përfaqësues të ARRSH do të udhëzojë shoferët e makinave se në cilat rrugë alternative duhet të kalojnë poër të shmangur ndonjë situatë kaotike.
Ndërkaq, punimet për Unazën e Madhe pritet që do të zgjasin 4 muaj.