Çështje të Personalitetit

Sonnofilia, ke dëgjuar ndonjëherë për këtë lloj abuzimi?

Sonnofilia, ke dëgjuar ndonjëherë për këtë lloj

Vetë zbërthimi i termit mund të të thotë diçka. “Sonno” është “gjumë” dhe “filia” është “dashuri”.

Ekzaktësisht ndodh atëherë kur ka kontakt fizik mes një personi që është zgjuar dhe dikujt që është në gjumë.

Sonofilia gabimisht quhet Sindroma e Bukuroshes së Fjetur.

Termat ngatërrohet duke qenë se princi puthi Aurorën që kishte rënë në gjumë nga magjia, për ta zgjuar. Në fakt ekziston një paralelizëm, por termi “Sindroma e Bukuroshes së Fjetur” përdoret për një çrregullim neurologjik që prek zakonisht adoleshentët. Ata bien në gjumë ose përgjumje për një kohë të gjatë.

Për t`iu rikthyer Sonnofilisë

Ashtu si në shumë procese psikologjike, shkaqet e sonnofilisë shpesh duhet të hetohen tek individi. Sidoqoftë, sipas artikullit Nota, ekziston një paralelizëm me nekrofilinë: të dyja këto parafili karakterizohen nga një grabitqar dhe një objektiv i paarmatosur ose i pajetë.

Admirimi, prekja apo puthja e dikujt që është në gjumë, i pavëtëdijshëm për këto veprime është sonnofili.

Sonnofilia, ke dëgjuar ndonjëherë për këtë lloj abuzimi?

Si trajtohet?

Gjithmonë ekziston nevoja, që të kuptojnë se ekziston një problem që duhet mbajtur nën kontroll. Jo të gjithë e pranojnë. Hapi i parë është pranimi. Pastaj të përpiqen të jetojnë një jetë të përditshme paqësore dhe të kenë një jetë seksuale të kënaqshme.