Çështje të Personalitetit

Si po e promovon bota moderne Çrregullimin e Personalitetit Skizoid?

Si po e promovon bota moderne Çrregullimin e Personalitetit Skizoid?

Çrregullimi Skizoid i Personalitetit është një model i përhapur në shoqëri sot. Është ajo që shumë njerëz i referohen kur e përshkruajnë dikë si 'antisocial' (në kuptimin e mungesës së interesit për t'u shoqëruar me të tjerët).

Si po e promovon bota moderne Çrregullimin e Personalitetit Skizoid?

Para se të futemi tek faktorët e shoqërisë moderne që promovojnë Personalitetin Skizoid, le ta kuptojmë më mirë këtë çrregullim.

Personaliteti Skizoid është grupuar me çrregullimet e tjera të personalitetit 'Cluster A'. Çrregullimet e personalitetit të grupit A karakterizohen nga 'sjellje të çuditshme’.

Personaliteti Skizoid hyn në spektrin e Skizofrenisë dhe çrregullimeve të tjera psikotike.

Si po e promovon bota moderne Çrregullimin e Personalitetit Skizoid?

1% e popullsisë ka të gjitha shenjat për t`u konsideruar me Çrregullimin e Personalitetit Skizoid.

Po cilat janë shenjat që tregojnë se mund të kemi të bëjmë me dikë që vuan nga Personaliteti Skizoid?

Sipas DSM 5 këta njerëz:

Nuk kanë dëshirë dhe as nuk e shikojnë shoqërinë me të tjerët.

Zgjedhin aktivitete që kryhen vetëm.

Pak ose aspak interes për eksperienca seksuale.

Shumë pak aktiv në aktivitete të ndryshme.

Nuk kanë shokë të ngushtë.

Indiferent ndaj kritikave.

Të ftohtë, pa shumë emocione.

Ndërkohë që thuhet se ka një lidhje gjenetike edhe për këtë çështje të shëndetit mendor, studiuesit janë të bindur se mjedisi ka ndikimin e tij të fuqishëm.

Psikodinamika e Personalitetit Skizoid

Skizoidi është një term që ka të njëjtën origjinë të 'skizos' skizofrenisë, që do të thotë 'ndarje'. Ndarja që ndodh në çrregullimin e personalitetit skizoid është një ndarje drastike, që përfshin një shkëputje të dëshirës larg sferës shoqërore dhe hyrjen në botën e brendshme të fantazisë.

Njerëzit me çrregullime të personalitetit skizoid shpesh kanë jetë të pasura me fantazi, të cilat duke pasur parasysh disa kushte me kalimin e kohës, bëhen më të preferueshme sesa angazhimi me të tjerët në botën reale. Me fjalë të tjera, kur bota e brendshme bëhet më tërheqëse sesa bota e jashtme sociale, kushtet për zhvillimin e çrregullimit të personalitetit skizoid janë përmbushur.

Një tjetër ndikim i fuqishëm në këtë gjendje janë:

Pavlefshmëria e thellë emocionale

Përpjekjet e vazhdueshme të individit për të arritur një autonomi dhe zotërim më të madh

Trendet në rritjen e fëmijëve

Si po e promovon bota moderne Çrregullimin e Personalitetit Skizoid?

Loja e lirë dhe e pastrukturuar është një nga përbërësit më të rëndësishëm për zhvillimin e shëndetshëm shoqëror. Të luash me të tjerët, të krijosh lojëra, të vendosësh rregulla, të zgjidhësh konflikte dhe të imagjinosh gjëra së bashku është mbrojtja më e mirë kundër ndaj krijimit të personalitetit schizoid në të ardhmen.

Si po e promovon bota moderne Çrregullimin e Personalitetit Skizoid?

Shumë prindër mendojnë se duke i mbajtur fëmijët nën kontroll rigoroz dhe brenda mureve të shtëpisë i mbrojnë nga një rrëmbim i mundshëm apo një abuzim i mundshëm seksual.

Gjithmonë e më shumë aktivitetet e fëmijëve janë të organizuara dhe të monitoruara nga të rriturit sot, në qendra të ndryshme.

Zgjerimi i burimeve të vetëstimulimit

Si po e promovon bota moderne Çrregullimin e Personalitetit Skizoid?

Videot online, video-games, forumet e chatit, të gjitha janë në funksion të kënaqësisë momentale të individit. Po ç`ndodh kur krijohet varësi? Ky njeri do të zgjedhë të shikojë një video porno apo të luajë video games më mirë sesa t`u bashkohet shokëve në një festë. E nëse kjo sjellje bëhet zakon, lind ai që quhet Personalitet Skizoid.

*Artikulli i Minds Plain u përshtat në shqip nga Tiranapost.al. Ndalohet ribotimi pa lejen e editorit