Çështje të Personalitetit

Pse impotenca është e lidhur me narcizmin?

Pse impotenca është e lidhur me narcizmin?

Mosfunksionimi erektil dhe narcizmi janë dy gjendje psikologjike të cilat, kur i përjeton, mund të prekin edhe shumë aspekte të tjera të jetës. Fakt surprizues është që këto fenomene edhe duket sikur nuk kanë asnjë lidhje, bashkohen në një pikë. Ky zbulim ndihmon edhe në trajtimin e tyre duke zgjedhur terapinë më të përshtatshme.

“Në praktikën time klinike, unë shpesh kam parë që mosfunksionimi erektil të ndodhë së bashku me shfaqje hipermaskuline të narcizmit”, thotë Dr. Michael Kinsey, Ph.D.

Pse impotenca është e lidhur me narcizmin?

Megjithëse mosfunksionimi erektil është një problem i përjetuar në një fazë të vonë të jetës duket se farat për të janë mbjellë mjedisin është rritur, janë hedhur herët.

Themeli për problemet e mëvonshme rritet në një mjedis “macho”. Kjo mund të lidhet me ndëshkimet që një djali i bëhen gjatë fëmijërisë, dhunës në të cilën ai formohet, talljeve.

E thënë ndryshe, mosfunksionimi erektil mund të jetë një efekt i shqetësimeve emocionale të shoqëruara me narcizëm.

Pse impotenca është e lidhur me narcizmin?

Mark Goldberg është një terapist i licencuar klinik dhe familjar dhe një terapist i çertifikuar seksi dhe ka ekspertizë të veçantë për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve të mosfunksionimit erektil.

“Mosfunksionimi erektil mund të jetë një mënyrë për të shmangur kritikat e mundshme ato imagjinaret, ose thjesht për të mos qenë i dashuri më i mirë që një partnere ka pasur. Një narcizisti nuk i intereson se çfarë mendon partnerja e tij mbi këtë problem. Madje ai e ka shumë më të lehtë t`ia hedhë fajin partneres së tij për këtë situatë. Fajësimi i tjetrit është një tipar dallues i narcistëve”, thotë Goldberg.

Ka raste kur këta burra nuk pranojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale me gruan, ama me punonjëset e seksit, munden. Kjo lidhet me dëshirën e tyre për manipulim dhe kontroll.

Burrat me Çrregullim të Personalitetit Narcizist (NPD) priren të jenë Atashuesit Shmangës pasi kanë vështirësi të lidhen emocionalisht gjatë seksit. Ndaj preferojnë më shumë masturbimin. Edhe në rastet kur zgjedhin seksin priren ta përdorin si një mënyrë për të arritur vetëvlerësim dhe manipulim emocional.

Kjo përsa i përket rinisë, po kur plaken?

Kjo sjellje në rini shndërrohet në mosfunksionim erektil kur burrat plaken, pasi prej personalitetit narcizist gjatë gjithë jetës janë mësuar të mos krijojnë atashim gjatë aktivitetit seksual.

Lidhja midis narcizmit dhe impotencës bëhet edhe më e kuptueshme kur kuptojmë se çfarë përfshin narcizizmi saktësisht.

Alena Scigliano, një psikoterapiste e cila punon me gratë që vijnë nga histori me prindër apo partner narcizistë thotë: “Thelbi i narcizmit patologjik gjendet në një pasiguri të thellë dhe një ndjenjë jashtëzakonisht të brishtë ndaj vetvetes. Një narcizist patologjik është në përpjekje të vazhdueshme të maskojë edhe nga vetja, pasigurinë e tij".

Pra shmang marrëdhëniet seksuale nga frika e një performance të dobët.

Narcizistët patologjikë rrallë fillojnë diçka që nuk mund ta përfundojnë. Nëse ata dyshojnë se diçka nuk do ta bëjnë mirë, e shmangin krejtësisht atë.

Kjo është një marrëdhënie mendje-trup.

Pse impotenca është e lidhur me narcizmin?

Është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se kjo është një dukuri psikosomatike dhe nuk do të thotë që gjithçka është në kokën tënde. Këta njerëz përjetojnë dukuri të vërteta në trupin e tyre.

Sa më shumë që mendja këmbëngul se është e fortë trupi tregon dobësinë. Impotenca është një mënyrë në të cilën trupi refuzon kërkesat e paarsyeshme të mendjes.

Një recetë për Viagra ose Cialis mund të trajtojë simptomën e impotencën, por shkaku themelor psikologjik mund të mbetet i patrajtuar.

Një fakt tjetër është që narcizistët në të vërtetë rrallë kërkojnë ndihmë psikologjike. Ka më shumë të ngjarë të vizitojnë mjekun e tyre të kujdesit parësor për çështjet e impotencës, sesa një terapist.

Fatmirësisht për shumë njerëz, terapia mund të jetë, dhe shpesh është, përgjigjja më e mirë.

Nëse një burrë ndjek terapinë psikologjike, ai ka shpresë. Sfidat kryesore në këtë pikë janë: Të bindësh pacientin se mosfunksionimi erektil është një simptomë psikosomatike. Të sigurohesh që shërimi të mos jetë më i dhimbshëm se simptoma, duke i ofruar pacientit një model maskiliteti më të integruar, i denjë për t’u ndjekur, ose të paktën, i tolerueshëm.

*Artikulli i Minds Plain u përshtat në shqip nga Tiranapost.al. Ndalohet ribotimi pa lejen e editorit