Çështje të Personalitetit

Pas vdekjes së babait zbulova 5 sekretet për të gjetur balancën mes punës dhe jetës personale

Pas vdekjes së babait zbulova 5 sekretet për të gjetur

Nga Madelaine Claire Weiss/ Ka 5 sekrete për të arritur një balancë të shëndetshme mes jetës personale dhe asaj profesionale. Gjetja e të mesmes së artë është më e rëndësishme nga sa duket. Japonezët shpikën fjalën “karoshi” për të përshkruar vdekjen nga puna e tepërt. Në perëndim, ne e quajmë stres pune dhe është po aq i rrezikshëm për shëndetin tonë, sa çdo lloj stresi.

Ka rreth 120 mijë vdekje në vit të lidhura me stresin e punës, në SH.B.A. 77% e profesionistëve raportojnë se kanë përjetuar konsumim në vendin e punës dhe si pasojë kanë pasur probleme shëndetësore.

Sipas Klinikës Mayo, simptomat e stresit të shkaktuar nga puna përfshijnë:

Mbajtja e një qëndrimi cinik ndaj punës

Vështirësia në përqendrim

Mungesa e kënaqësisë nga arritjet

Mpirje prej abuzimit me substanca ose thjesht me ushqimin

Dhimbje koke të pashpjegueshme, probleme në stomak ose zorrë

Kalimi nga mjerimi në vetë-zotërim

Përmes Psikologjisë Psikodinamike dhe Evolucionare njerëzit mund të ndihmohen ta kenë më në kontroll veten, orët e tyre, energjinë.

Të zbulosh Niçen tënd

Një jetë e shkëlqyer varet nga cilësia e përshtatjes midis asaj që jemi dhe mjedisit në të cilin punojmë e jetojmë. Përndryshe, do ndihemi si peshku pa ujë!

Dikush la punën, lëvizi në një vend tjetër aty ku kishte të dashurin. Gjeti një punë tjetër, më të mirë, u martuan dhe po planifikojnë të sjellin në jetë një fëmijë.

Një tjetër la punën si drejtor ekzekutiv për t`u bashkuar me një kompani të re, por sfidë emocionuese.

Njëri mori familjen e tij dhe u transferua në Zelandën e Re për të praktikuar zanatin e tij në anën tjetër të botës.

Është e rëndësishme që çdokush të bëjë atë që dëshiron.

Historia sesi unë vetë arrita balancën

Babai im ishte biznesmen dhe vdiq në moshën 42-vjeccare. Unë isha 15 në atë kohë. Doktori tha që vdiq nga një hemoragji cerebrale, por shumë e sigurt që vdiq nga unë.

Kështu mendoja deri një ditë, në varreza, pata guximin t`i shfryhesha nënës time dhe i thashë: Mama, ai vdiq nga unë. Ajo me zërin e butë m`u kthye. Jo shpirt, nuk ishte fati yt, ishte puna.

Pasi babai im vdiq, askush nuk e dinte çfarë ishte më e mira për mua. Kishte një program të mirë në Spitalin Universitar të Penn që mund ta përballonim dhe hyra aty për të studiuar.

Historia ime e punës nisi në një laborator spitali ku punoja me analizat e gjakut dhe urinës. Nga aty shkova në një laborator ku studiohej kateteri kardiak. Kam punuar me elektroda dhe monitorë oksigjeni. Puna ime e radhës ishte në Laboratorin e Kontrollit Biologjik të USDA ku punoja kryesisht me insekte.

Por gjithnjë më tërhiqnin njerëzit, marrëdhëniet me ta, prandaj një hap pas. Studiova për psikologji. Mora përvojën e nevojshme për të bërë punën që bëj tani, të ndihmoj njerëz që ndihen të stresuar dhe konsumuar nga puna.

5 sekretet për balancës mes jetës personale dhe profesionale

Në punën me klientët kam identifikuar 5 hapa që janë të rëndësishme.

Të bazohesh në besimin se një jetë e shkëlqyer është e mundur- përmes një përshtatje të shkëlqyer mjedisore

Të dish se aftësitë fizike duan të dish kush je – mjedisi i brendshëm

Të eksplorosh “jashtë kutisë” së alternativave dhe mundësive- mjedisi i jashtëm

Të veprosh në një mjedis të ri – nuk ka sukses pa veprim

Trajtimi i rezistencës normale dhe natyrale të mendjes ndaj ndryshimit - kështu nuk do ju pengojë

Një jetë e shkëlqyer varet nga përshtatja mes nesh dhe mjedisit ku jetojmë dhe punojmë.

*Artikulli i Mindsplain u përshtat në shqip nga Tiranapost.al