As soon as you see Artan Shaban, you can tell that he is an artist. Maybe you can't find it with the first one who is a painter, but an artist is sure.
Hair, clothing and the way you speak are the main features.
He is as he seems, maybe behind the cameras there is even more humor and irony that makes him more down to earth.
Why did I think of him? I wanted a painter in the podcast cycle with whom I could talk about our life in Albania, but also about our time in general.
I want to understand and ask people who don't live within a square, but as many of them, whatever they represent, who say two or three original thoughts.
We have an urgency for authentic voices, for open-mindedness and taste.
I think we really need to understand the times we are living in. We have a lot of information, but we know much less for a thousand and one reasons.
It is a time that moves fast. It's a hectic life and surrounded by so many options, one often doesn't know who they are or what to choose.
We talked with Artan Shabani about the years in Italy, the mother who has been gone for a long time, the father with sclerosis, teenage children, love for Luciana, nostalgia for Turin, marriage, etc. etc.
And in the end what I think always repeats to me like an echo on the mountain; The more accomplished people are, the simpler they are and therefore their lives are better.
Artan Shabani said something that I liked a lot when we talked about life and to my question about finding out that life is not easy, he answered it with his experience.
I hope you enjoy this podcast episode!
Në YouTube kanali Mira Kazhani
Intervista e transkriptuar
Mira Kazhani: Unë sot do të flas me një piktor për ngjyrat e jetës, realitetin dhe personalitetin njerëzor. Po të dëshirojë ai, edhe për pikturat. Më së shumti mua më intereson të flas me njerëz të talentuar, artistë të realizuar për përvojën e jetës së vet, për gjërat që na gëzojnë dhe ato që na trishtojnë, me radhë. Ai ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së tij në Torino të Italisë dhe në Nice të Francës. Për shkak të galerisë së tij jeta e ka lidhur me njerëz nga më të ndryshmit, deri tek kontesha më duket. Artan Shabani, faleminderit shumë që erdhe në këtë episod të podcastit!
Artan Shabani: Faleminderit juve, faleminderit publikut për këtë emision plot color-it kështu që kemi vendosur të ta vulos me ngjyra që do t`i artikulojmë gjatë emisionit.
Mira Kazhani: Shumë mirë! Cilët janë gjërat që të bëjnë të parat përshtypje kur takon dikë për herë të parë?
Artan Shabani: Detajet!
Mira Kazhani: Detajet themi të gjithë, po çfarë detajesh sheh ti?
Artan Shabani: Më konkretisht edhe për publikun në këtë rast, në siluetën tuaj, në koreografinë tuaj unë evidentoj një detaj në pjesën që ju në mënyrë shumë diskrete nuk evidentoni dhe jam shumë kurioz të kuptoj kush e ka stiluar. Njerëzit janë kuriozë. Artisti është kurioz. Të gjithë ne jemi kuriozë dhe është e kotë ne të bëjmë sikur nuk jemi kuriozë dhe është akoma më e kotë që ne ta fshehim kuriozitetin tonë.
Mira Kazhani: Mund ta them dhe e them me shumë kënaqësi dhe krenari. E ka bërë një mikesha ime, quhet Tefta. Unë i them shpesh duhet të jesh motra jo biologjike e Giorgo Armanit. Është shumë e talentuar. Është nga Korça po jeton prej shumë vitesh në Tiranë, ka një atelie të sajën.
Artan Shabani: E kam dëgjuar Teftën dhe e njoh në distancë…
Mira Kazhani: Oh sa mirë!
Artan Shabani: Kështu që në këtë rast e përshëndes dhe i shpreh komplimentat.
Mira Kazhani: Ja kjo është tipike e bukura e Shqipërisë, që na ndodh të njihemi pak me njëri-tjetrin.
Artan Shabani: Ndodh kudo. Ndodh në Shqipëri, ndodh në Mesdhe, ndodh në çdo vend. Njerëzit që artikulojnë shijen, e ekspozojnë atë, modelojnë të tjerët dhe krijojnë kënaqësi ose krijojnë lumturi në gjendjet e tyre shpirtërore, por edhe në estetizimin e tyre, normal që meritojnë një kompliment të madh. Qofshin artistë, stilistë, poet, shkrimtarë, filozof, kushdo që krijon.
Mira Kazhani: Meqë e nisëm me veshje, çfarë të bën përshtypje tek vajzat dhe gratë shqiptare? Si po vishen tani?
Artan Shabani: Po për të thënë si vishen tani duhet të njoh antropologjinë e veshjes shqiptare, ose modën se si ka evoluar…
Mira Kazhani: Me syrin e një piktori…
Artan Shabani: Me syrin e një piktori në këndvështrimin tim shqiptarët në tërësi kanë shije. Në mënyrë të veçantë femra shqiptare ka shije dhe akoma më e veçantë kjo gjë është e prekshme e dukshme vizualisht në Tiranë, në sezone të ndryshme. Femra shqiptare është një femër që vërtet ka shije. E komandon veten nëpërmjet shijes. Ka dhe ekzagjerime. Nuk mund të flas në mënyrë të përgjithshme sepse shija është individuale, është personale, por metabolizmi i një shoqërie në arkitekturë, në shije, në shijen e ushqimit diferencohet me një vend arab, ai vendi arab me një vend nordik. Ai vendi nordik po të vesh në Sevilja ka një tjetër kontrast ngjyrash apo shijesh. Po të shkosh në veri të Europës, sepse influencon klima, influencon kultura, moti…
Mira Kazhani: Edhe dyqanet janë në varësi të motit atje.
Artan Shabani: Edhe shtresëzimi kulturor që është shumë i rëndësishëm, ndryshe ta kërkon nevoja në një vend, ndryshe ta kërkon në një vend që njeriu zhvishet. Është një pyetje që ne e bëjmë përditë. Ndonjëherë unë mendoj që femra shqiptare vishet më bukur sesa duhet në orare të gabuara.
Mira Kazhani: Mira Kazhani: O sa bukur!
Artan Shabani: Ky është një observim le të themi.
Mira Kazhani: Po burrat dhe djemtë?
Artan Shabani: Burrat dhe djemtë do të thoja që janë në tone minore. Ç`do të thotë? Do të thotë që është ekzagjeruar ky modeli i të fortit me kapuç. Kudo që të shkosh në periferitë tona, sepse Shqipëria nuk është vetëm Tirana, nuk është vetëm Blloku, nuk është vetëm ai dyqani i veshjes së bukur ose ai restoranti i kuruar në atë gamën e shijeve, në atë gjeografinë e shijeve. Shqipëria edhe këtu ka shumë për t`u lavdëruar dhe kjo falë djemve dhe vajzave shqiptare që kanë sjellë eksperiencë. Tek djemtë kryesisht, e shoh edhe në periferi, e shoh edhe nëpër qytete, nëpër qyteza, nëpër fshatra është ky modeli i të fortit, ky modeli që tundon. Ka hyrë një psikologji e brendshme dhe e jashtme, një skulpturë e frikshme, me këto kapuçat brenda në makinë, jashtë makine me një qëndrim pak të tepruar do thoja unë.
Mira Kazhani: Ti ke jetuar 23 vite jashtë Shqipërisë.
Artan Shabani: Kryesisht në Piemonte në Torino.
Mira Kazhani: Ke qenë 21 vjeç kur ke mbërritur atje për herë të parë
Artan Shabani: Kur kam ikur në Itali po.
Mira Kazhani: Shkove si emigrant?
Artan Shabani: Fjala emigrant duhet kuptuar. Kur ne flasim për emigracionin…
Mira Kazhani: Dua të them, shkove për shkollë apo shkove si emigrant, sepse kishe nevojë për punë fillimisht.
Artan Shabani: Unë shkova për një alternativë. Shkova për një dëshirë, por nuk shkova për liri, sepse njeriu nuk e kërkon lirinë duke abandonuar diçka. Kjo kultura e të abandonuarit një territor dhe të rizgjosh interesa të reja. Njeriu është kurioz. Provon edhe shansin, provon edhe fatin. Mëson një gjuhë. Mëson të përballet me realitete të reja, të kuptojë dhe vlerat e vetes nëqoftëse mendon se është artist. A vlen ti? Në këtë rast, a vlej unë si piktor apo si artist në një territor që flitet ndryshe, që mendohet ndryshe, që gjestikulohet ndryshe, që komplimentohet ndryshe? A krijoj unë kërcitje apo jam në sintoni? Jam i pranueshëm apo i papranueshëm? Është edhe një vënie në provë e aftësive, e simpatisë, e antipatisë, e kualitetit, e fakulteteve të shpirtit e gjithçkaje.
Mira Kazhani: Shkove atje me shpresën që do të bëje piktorin, do të kishe një galeri, do të pikturoje apo ke bërë edhe punë të thjeshta në fillim?
Artan Shabani: Unë kam shkuar në nëntor të vitit 1991. Ikja ime është një ikje deri në limitet e… një njeri normal nuk ta beson, normal në sensin e kontekstit të kohës, sepse unë kam ikur me anije me vela. Nuk kam ikur në ato klithmat e forta, në atë kaosin e fortë që ende bën zhurmë në kokat tona dhe në shpirtrat tanë. Kam shkuar në një vend që quhet Otranto Saracena, ti shikon atë sfondin e detit, atë horizontin e detit dhe në horizont ke malet e Vlorës, ke akrokeraunet e Vlorës duke filluar nga Mali i Bardhë dhe më tej. Pra ke një sfond shqiptar dhe nga Shqipëria ke një sfond italian, por më të minimizuar në perspektivë, sepse Italia nuk ka këto malet në pjesën e Salentos.
Mira Kazhani: A e kishe ti atëherë pamjen tipike të shqiptarëve të asaj kohe? Apo kishe që atëherë këto tendencat pak artistike prej piktori?
Artan Shabani: Shqiptarëve unë u kam dedikuar edhe një ekspozitë “Via Egnatia”, Rruga Egnatia. Ne nuk duhet të maskohemi. Ne nuk duhet të kërkojmë maska të cilat nuk na takojë. Shqiptari ka një portret, ka një virilitet, ka atë gdhendjen e vet në portretizimin e vet, shqiptari apo lindori, apo ballkanasi. Unë nuk mund të bëhem dot skocez dhe nuk ka arsye pse të bëhem.
Mira Kazhani: Jo them në atë kohë, stili i veshjes tënde. Si ishe veshur, çfarë gjërash të bënë përshtypje? A ishe si gjithë të tjerët apo që atëherë ishe pak ndryshe. Se nuk besoj që ke pasur çorape të verdha atëherë.
Artan Shabani: Vetë Italia ka kontrastet e komportimit, të estetizimit dhe të modës territorale se si Italia në vetvete nuk ekziston. Ekzistojnë krahinat në Itali. Pra nuk ka një Itali që ti thua kjo është një verë italiane, Nuk ka verë italiane. Ka një verë që korrespondon me një territor që është Piemonte, Umbria, Le Langhe, Toskana apo Siçilia. Nuk ka një modë italiane. Të rinjtë sot janë unifikuar. Mua ky diversiteti më pëlqen. Nuk më pëlqen të unifikohet çdo gjë. Atë që shohim në Paris ta shikojmë dhe në Leçen barroke apo në Siçili, në Ortigia apo në një vend tjetër. Sigurisht që shqiptarët ishin portretizuar nga dhimbja, nga trauma dhe këto klithmat e dhimbjes nuk mund të bëjnë një portret të kuruar, një portret të emancipuar nga jomirëqenia.
Mira Kazhani: Cila ishte puna e parë?
Artan Shabani: Eksperiencat e para në Itali kanë qenë 3 javë në peshkeri dhe pastaj restaurimi i një kështjelle që quhet “Castello ducale de` Monte” në Corigliano D`otranto dhe një nga portretet e gdhendura në pjesën e majtë të kështjellës është portreti i Skënderbeut, sepse Skënderbeu në Galatina ka pasur edhe kështjellën e vet “Castello Castriota”, në Napoli po ashtu, në Romë dhe në vende të tjera, po kryesisht në Salento.
Mira Kazhani: E bukur që ndër punët e para ka qenë të rregullosh ngjyrat e Skënderbeut tonë atje.
Artan Shabani: Kjo “Castello ducale de` Monte”, pastaj pak punë në Aradeo dhe unë u njoha me një familje nobile, një familje të njohur të vjetër të zonës të cilët u kthyen si familja…
Mira Kazhani: Si u takove me ata? Jam kurioze për këto takimet e magjishme që u ndodhin disa njerëzve në jetë.
Artan Shabani: Unë punoja me “Pro Loco” që është një shoqatë kulturore që merret edhe me pjesën e kulturës, ndërsa me pjesën e restaurimeve merren ata që quhen “Soprintendenza dei Beni Culturali”, një lloj ministrie, një protokoll, sepse jo çdo njeri mundet të restaurojë. Se këtu bëhen dhe gafa shumë të rënda, tek kishat, tek xhamitë, pikturat dhe përfitoj të tërheq edhe vëmendjen. Jo çdo njeri mundet të restaurojë, sepse e ka të tijën. E ke tënden, por nuk mund bësh ç`të duash me tënden, duke filluar edhe nga prona, nga toka. Kur thonë, do ta ndërtoj se e kam timen. Jo nuk e ke tënden, sepse je bashkë me njerëzit e tjerë. Pra ky është një koncept që meriton njerëzit që janë më të kualifikuar në njohjen e ligjit. Unë u njoha me këtë familjen në festën e “San Giuseppe” u çova një dhuratë dhe njoha Don Pippi-n.
Mira Kazhani: Çfarë çove dhuratë?
Artan Shabani: Një tufë me lule. Mbas 2-3 ditësh isha në drekë me këtë familje, më ftuan në drekë ku njoha të gjithë pjesëtarët e familjes dhe unë jetova disa vite, jo gjatë, por që jetova deri nga `93-`94. Jetova në këtë pallat të 1500-ës, tipik të jugut, shumë të bukur.
Mira Kazhani: Pastaj je zhvendosur në Torino, pastaj mes Torinos dhe Nicës të Francës. Çfarë të mëson? Çfarë të jep eksperienca në një vend elegant? Se Italia është elegante, Franca është elegante. E kuptoj që sofistikimin një artist e ka në çdo vend që të jetë, po ty personalisht Artan çfarë të kanë mësuar torinezët? Edhe në sjellje edhe në abitud e kam fjalën.
Artan Shabani: Të mësojnë pa të dhënë leksione, pra të mësojnë me një vëzhgim, të mësojnë duke bashkëjetuar me ta, duke jetuar por edhe duke gabuar. Duke gabuar, por duke evituar “invadenza”, ose e thënë ndryshe arroganca. Ajo pjesë nuk ngjit në mentalitetin e Torinos, sepse Torino ka të shtresëzuar në kulturën e vet një kulturë “savoyarde”. Torino është pjesë e Savojës, mbretëria ka qenë Torino. Parlamenti i parë dhe politika kanë lind në Torino me Conte Cavour. Gramsci shkonte në Torino. Pallati mbretëror ishte në Torino. Aty lindi edhe televizioni italian, ku sot është muzeumi “Mole Antonelliana”. Torino ka një komunitet me mbi 22 mijë arbëreshë që jetojnë aty. Ka një komunitet shqiptarësh pa fund, kryesisht shkodranë. Çfarë të mësojnë piemontezët? Të mësojnë ajo që quhet “l'honestà”, ndershmëra e gjestit, ndershmëria e fjalës, që gjërat t`i thuash drejt siç i shikon, siç i mendon, por në mënyrë të kujdesshme që mos ta lëndosh tjetrin edhe kur t`i bësh një kompliment.
Mira Kazhani: Galeritë e tua ishin të suksesshme si në Torino dhe në Nice. Ishin klientë shumë të mirë?
Artan Shabani: Ishin galeri që funksiononin besoj.
Mira Kazhani: Pse u ktheve në Shqipëri? Të kapi ajo që i kap të gjithë që e shpjegon dhe Konica, fillimisht të pëlqejnë kafet, të pëlqen ushqimi dhe pastaj s`e shpjegon dot, fillon dhe të mungon ajo vuajta?
Artan Shabani: Ajo sëmundja quhet “saudat” në gjuhën afrikane, suadat ku lind dhe muzika e vjetër portugeze nga ishujt e Portugalisë në Afrikë. Saudat është një dhimbje e ëmbël ose “mal d`africa” kur shkojmë në një vend dhe 5 ditë jemi si nostalgjik, si të hutuar, si të dashuruar, të flet dikush thua lëre se jam akoma në Paris, kush ka qenë në Paris apo kur shkon në një vend tjetër. Unë për shembull kur shkoj në Siçili ose kur shkoj në jug të Spanjës, normal që e marr me vete atë afshin e bukurisë, forcës, egërsisë së aromës, pra t`i merr aromën. Si një grua e bukur që ka marrë ashensorin ka ikur dhe ti e merr pas 10 minutash, ngelet përsëri aroma.
Mira Kazhani: Sa bukur e shpjegove!
Artan Shabani: Kështu janë dhe vendet.
Mira Kazhani: Kështu është dhe Shqipëria me atë dhimbjen e ëmbël që të tërheq, është si magnet.
Artan Shabani: Me paradokset e veta, me të kaluarën e vet. Vendet duhen pranuar ashtu siç janë. Unë nuk mundem të vete tek njerëzit dhe t`u heq kapuçët nga koka dhe t`u them: shiko se nuk është bukur, sepse krijon një model jo të bukur tek të rinjtë.
Mira Kazhani: Po ta kanë mësuar torinezët atë, mos ta bësh ashtu.
Artan Shabani: Po aty nuk e bën sepse nuk ta lejon shoqëria.
Mira Kazhani: Ju u kthyet...
Artan Shabani: Në 2013-ën!
Mira Kazhani: Në 2013-ën dhe ma do mendja që erdhët edhe si një propozim, morët drejtimin e Galerisë së Arteve.
Artan Shabani: Po, Galeria Kombëtare.
Mira Kazhani: Galeria Kombëtare e Arteve. E drejtuat atë për një mandat të plotë, si ishte si përvojë tani që e shikon në perspektivë? Çfarë ishte shumë e mirë dhe çfarë nuk ishte shumë e mirë?
Artan Shabani: E kam të pamundur që të përmbledhësh 4 vite. Mua nuk më vjen turp ta them dhe kushdo ka të drejtë mos ta besojë, zgjohesha në 4 të mëngjesit.
Mira Kazhani: Përse?
Artan Shabani: Në 4 të mëngjesit kisha laptop-in që filloja punën, sepse kisha energjitë e tilla për të bërë dhe kur një njeri ka gjëra të tilla për të bërë e superon lodhjen, nuk ka kohë të lodhet se dhe të lodhesh është një luks. Unë mendoj që për punën flet vetë puna. Unë pashë një Tiranë që vibronte interes, ndihej një klimë pozitive në ajër. Ndihej që ky institucion nga një ekspozitë në tjetrën, nga një event në tjetrin, artistët, pra nuk ishte një institucion që më përkiste mua sepse isha titullar apo pjesë e stafit, ishte i të gjithëve. Pra kjo është mendësia që duhet pasur me institucionet publike, nuk është i yti sepse ti nuk e ke pronë, është i të gjithëve. Në momentin që mendon kështu puna është më e lehtë. Kuptohet që për atë që drejton puna është më e zgjatur në kohë. Unë kam dhe pengjet e mia, sepse do të doja të bëja një retrospektivë të Abdurrahim Buzës, të Dhimitër Theodhorit, të Guri Madhit dhe të artistëve të tjerë sigurisht, 100 vjetorin e Ibrahim Kodrës, por kërkon kohë se nuk mund të bëhesh edhe burim i ekspozitës.
Mira Kazhani: Ti vije nga një eksperiencë perëndimore, çfarë ishin gjërat që të bënin përshtypje dhe të dukeshin të çuditshme?
Artan Shabani: Pretendimet e njerëzve.
Mira Kazhani: Po mirë pretendimet janë kudo.
Artan Shabani: Jo nuk janë kudo. Jo nuk jam dakord.
Mira Kazhani: Për çfarë lloj pretendimesh e ke fjalën se ndoshta duhet ta sqarojmë?
Artan Shabani: Po pretendime në fushën e artit, nuk mundet që çdo njeri të pretendojë që ka të drejtë të bëjë një ekspozitë në një Galeri Nacionale. Në Londër një artist, në Paris në çdo vend, - nuk do thoja të botës sepse nuk e njoh botën, por njoh Europën- në çdo vend të Europës nuk shkon një artist dhe propozohet dhe të pretendoj që që i takon dhe duhet të bëjë ekspozitë sepse ka një karakter muzeal, pra kjo është akoma e një vendi post-komunist. Është ajo mendësia që....
Mira Kazhani: Pse në Komunizëm të gjithë bënin ekspozita? S`e besoj!
Artan Shabani: Fola për mentalitetin! Në periudhën para `90-ës vendi ka pasur një izolim kulturor, po ka pasur një kompeticion më të fortë, më të egër, sepse kishe ekspozita kombëtare, nëntori, pranvera. Ishte një garë midis artistëve. Kuptohet ka qenë periudha e realizmit socialist, ka qenë ngarkesa politike...
Mira Kazhani: Tjetër histori ajo. Tani pas një dekade që je në Shqipëri e sheh jetën tënde në vijimësi këtu apo ndonjëherë të tërheq ideja për t`u rikthyer atje ku ishe, ndoshta në Torino, ndoshta në Nice, ndoshta në një vend tjetër?
Artan Shabani: Më tërheq ideja që të rikthehem, ndoshta dhe në një vend të ri.
Mira Kazhani: Të ikësh prapë nga Shqipëria, e mendon?
Artan Shabani: Nuk është se unë mendoj të iki nga Shqipëria. Njeriu kërkon që të vazhdojë jetën.
Mira Kazhani: Të lëvizë!
Artan Shabani: Mund të ikësh nga Tirana të shkosh në jug apo në veri, mund të ikësh në krahun tjetër të botës. Është vazhdimi i pasioneve. Është vazhdimi dhe i interesave që ke, i objektivave që ke.
Mira Kazhani: I ke shijuar këto kohë në Shqipëri? Në Tiranë, në Vlorë?
Artan Shabani: Jashtëzakonisht shumë. Jo vetëm Tirana, Vlora, më ka shërbyer për të njohur vende të cilat nuk të çon rruga. Gjithë zonën e Rrogozhinës apo të Leskovikut, të Ersekës, apo të Korçës dhe vende të cilat nuk kanë asnjë pretekst për t`u shitur, që nuk janë vënë në shitje për turistët. Se ne flasim për turizëm dhe ekspozojmë vetëm një pjesë të Shqipërisë, por duhet që me inteligjencë të zhvillojmë dhe disa zona të cilat në një periudhë afatgjate mund të konsiderohen zona të depresuara.
Mira Kazhani: Ti ke një Galeri në Tiranë, po ke dhe një në Vlorë.
Artan Shabani: Po në Vlorë!
Mira Kazhani: Pikturat e tua janë shumë të bukura!
Artan Shabani: Oh, faleminderit! Prandaj nuk shiten. (qesh)
Mira Kazhani: Unë kam dëgjuar që shiten shumë.
Artan Shabani: Jashtë po, po dhe brenda po.
Mira Kazhani: Jashtë më shumë?
Artan Shabani: Nuk para mbaj një bilanc.
Mira Kazhani: Brenda kush i kërkon pikturat e tua? Çfarë kategorie njerëzish e pelqejnë pikturën tënde dhe cili vjen tek ti? Tani mund t`i sjellin dhe arkitektët e kuptoj, por në përgjithësi çfarë ke nuhatur?
Artan Shabani: Unë punoj me koleksionistët dhe klienti më i bukur është ai që e vuan për ta blerë dhe mundësisht mos t`i ketë lekët për ta paguar. Do ta paguaj me këste, sepse me të vërtetë e do. Ti do një person po do të bësh të pamundurën ta konkuistosh atë person, mos ta kesh kështu me një mesazh. Pra, dhe arti nuk blihet se ke lek. Arti nuk kërkon para, kërkon njohje, kërkon ato impulset, ato vibrimet dhe arti nuk është bërë që të arredojë. Pra dhe kjo puna e arkitektëve, nuk duhet ta arredosh me pikturë apo me skulpturë. Arti është tjetër mesazh, është tjetër gjë. Në fakt arti është luftë.
Mira Kazhani: Unë e shoh dhe si arredim në shtëpi. Për shembull një pikturë e bukur në shtëpi, një kujtim, një moment, një lidhje me të është gjë e jashtëzakonshme.
Artan Shabani: Patjetër! Tani të mbash një Hermann Nitsch që ka një kovë, tani nuk e di se kush e njeh Hermann Nitsch është njëçik e fortë, të kap stomaku.
Mira Kazhani: Jo, jo faleminderit, nuk e dua!
Artan Shabani: Apo një Anselm Kiefer të fortë, dramatik, të egër. Njeriu normale në habitatin e vet në shtëpi sipas shijeve, sipas ekzigjencave dhe mundësisë që ka, ka dhe artin që kërkon.
Mira Kazhani: Do doja të flisnim për familjen tënde. Ju Artan e keni humbur nënën kur keni qenë adoleshent.
Artan Shabani: Po.
Mira Kazhani: Nëna ka qënë shumë e re, 39 vjeçe. Si e kujton nënën tani?
Artan Shabani: Po nuk është se e kujtoj tani, ose e kujtoja më parë, pra më shumë sesa kujtim është ajo ndesia. Kujtimi është nëpërmjet kërkimit. Si e kërkon nënën, pra unë e kërkoj nëpërmjet imazheve, aq sa mundohem. Janë ata ultratingujt brenda nesh që kërkojnë t`i kujtoj zërin, t`i kujtoj veshjen, t`i kujtoj shikimin, t`i kujtoj…
Mira Kazhani: Çfarë ka mbetur më së shumti prej saj në përfytyrimet dhe në kujtesën tënde?
Artan Shabani: Po me nënën kenaqësia më e madhe ishte kur merrnim trenin dhe shkonim në Elbasan tek gjyshja dhe tek gjyshi. Aty ishin dajat, ishte dashuria e jashtëzakonshme e gjyshes, e familjes së nënës. Për mua ishte ky udhëtimi sikur bëje këtë Santiago de Compostela. Një udhëtim që mezi prisje të mbërrije në Elbasan dhe nuk do e ndërroja Elbasanin me asnjë qytet të botës dhe këtë ta garantoj dhe pse nuk kisha parë ende asnjë qytet të botës. Qyteti më i largët ishte Korça dhe Shkodra që përsëri me tren, në Shkodër shkova për të dhënë një.....dhe në Korçë...
Mira Kazhani: E di që e kam kapur edhe unë trenin? Të paktën diku në fillore vija me babin në Tiranë dhe më pëlqente shumë. I kam mirazhet edhe disa plepa që më thonë që do kenë qenë diku andej nga Vora. Unë i kam të fiksuara në memorie dhe më pëlqente shumë ajo kohë, edhe pse ishte pak e largët me autobuz, pastaj me tren. Po janë disa udhëtime me prindërit që nuk harrohen asnjëherë.
Artan Shabani: Prandaj duhet konservuar e kaluara në arkitekturë.
Mira Kazhani: Se në fund të gjithë mbetemi vetëm kujtime. E keni ende babain dhe unë nga ato kërkimet e vogla kam mësuar që ju jeni shumë i lidhur dhe po i shërbeni shumë atij në këtë periudhë të pleqërisë.
Artan Shabani: Po! Babai pati një rënie të menjëhershme do të thoja në momentin që motrat e mia ishin me pushime gjatë muajt gusht, pastaj u larguan sepse nuk janë në Shqipëri. Nuk është se pati një rënie nga nostalgjia apo nga momenti i ndarjes, pati sepse ju mblodhën një seri gjërash. Ai ka një trup, - këtë e kam mësuar nga mjekët, - trup me histori. Trup me histori janë të gjithë ata trupa që kanë kaluar operacion pas operacioni dhe quhen trup me histori. Dhe erdhi ai momenti që çedon, zbret edhe një shkallë më shumë. Kështu që humbi autonominë për të ecur, gjë që i erdhi graduale. Pastaj skleroza bën të vetën edhe nuk është e lehtë të kesh një prind, ose një person në moshë të tretë që mos të lëvizë më. Nga higjiena, mbarëvajtja e gjithë situatës, nga raporti me ushqimin, me shërbimin dhe me të gjitha.
Mira Kazhani: A të tremb ty pleqëria?
Artan Shabani: Po, patjetër. Mendoj që sëmundja më e madhe e njeriut është.. po më shumë se pleqëria unë do të thoja se është vetmia, ajo që njerëzit i tremb. Në këtë rast, babai nuk donte më të martohej, nuk donte më të krijonte një...
Mira Kazhani: Mira Kazhani: Ai nuk u martua më kurrë?
Artan Shabani: Jo, asnjëherë!
Mira Kazhani: Shumë romantike! Nga dashuria për mamin e gjitha, ka qënë dhe i ri.
Artan Shabani: Unë mendoj që ka qenë një faktor kulturor-social. Nuk dua të krijoj figurën e heroit, sepse nuk do ishte e ndershme tek unë. Raporti i dashurisë dhe respektit që unë kam për babain është i jashtëzakonshëm, sepse e vlerësoj. Ajo që unë vlerësoj tek babai është ndershmëria e tij e përjetshme, e thellë. Një njeri i ndershëm dhe të jesh sot i ndershëm, jo sot, në çdo kohë mendoj që është një vlerë për t`u konsideruar.
Mira Kazhani: Të jesh sot i ndershëm edhe në çdo kohë të jesh i ndershëm, dashuri është.
Artan Shabani: Dashuria po dhe gjestet e vogla. Se njerëzit njihen nga gjestet e vogla.
Mira Kazhani: Nëse do të duhej të pikturoje martesën si koncept, si do ta pikturoje? Vrikthi, çfarë të vjen në mendje?
Artan Shabani: Të pikturosh martesën mund të ketë përgjigje nga më të ndryshmet. Po në këtë moment unë do të jap përgjigjen time.
Mira Kazhani: Vetëm tënden (qesh)
Artan Shabani: Unë personalisht jam martuar në pjesën e protokollit me Luçianën, por ende nuk e kemi bërë dasmën. Kështu që bojrat janë. Penelat janë. Së shpejti këtë tablo do ta bëj, por në momentin e festës. Që ta pikturosh, ta ndjesh, duhet edhe ta përjetosh.
Mira Kazhani: Luçiana mezi pret për dasmë apo nuk e ka problem?
Artan Shabani: Nuk e di. Nuk e kam pyetur.
Mira Kazhani: Të martuar, gjithë kohën me njëri-tjetrin s`keni kohë t`i bëni këto biseda? (qesh)
Artan Shabani: Diçka surprizë edhe duhet lënë. Se po t`ia shpjegojmë njëri-tjetrit çdo gjë bie interesi.
Mira Kazhani: Cila është gjëja më e vështirë e martesës që do shumë vullnet?
Artan Shabani: Do atë shpirtin e humorit, do autoironinë. Është një dance. Është një balet që duhet luajtur me ritmet që t`i dikton nevoja.
Mira Kazhani: Pse ankohen njerëzit shumë për martesën? Pastaj të gjithë kanë dëshirë të martohen
Artan Shabani: Nuk besoj se të gjithë kanë dëshirë. Mendoj që kanë nevojë, ose kanë frikë nga vetja. Kur nuk njohin veten kërkojnë dikë tjetër t`i marrin lumturinë (qesh). Martesa është një fuzion që krijon një energji totale, një energji të përbashkët.
Meqënëse fola për energjinë, e kisha dhe unë një pyetje, ose një observacion. Kam parë disa nga bisedat (se nuk do t`i quaj intervista, se janë biseda), dhe ajo që kam evidentuar dhe kam parë me shumë kënaqësi dhe jam impresionuar, është energjia juaj e vazhdueshme. Nuk është një energji që sot e ndjen dhe të vjen, të përplas dhe nesër është ndryshe. Ju e keni të vazhdueshme këtë energji. Një njeri që ka të njëjtin ritëm, të njëjtin entuziazëm për të eksploruar personin që ka përballë. Për të eksploruar dhe një mendim të sqaruar me veten, ose ende jo të plotësuar. Ju nga e keni këtë energji?
Mira Kazhani: Mbase nga jo-martesa. Mbase ngaqë s`jam martuar (qesh). Nuk e kam idenë fare, po faleminderit shumë! E vlerësoj që e keni parë kështu mbarëvajtjen e podastit. Është një lloj energjie në fakt. Me Barraka Production jemi takuar me energji. Sallën e Turbinës e kemi gjetur me enegji. Në fund të fundit edhe ne të gjithë nga energjia jemi krijuar. Nga një supernova. E beson sigurisht këtë?
Artan Shabani: Patjetër! Edhe arti është totalisht një energji, prandaj vibron emocion. Pa energji ne nuk mund të shprehemi.
Mira Kazhani: Kam vënë re që nuk ju aktiv në median sociale dhe që e snobon. Të paktën je indiferent.
Artan Shabani: Jo, nuk e snoboj, po nuk e kam pasur të nevojshme.
Mira Kazhani: Mua më vjen shumë keq që njerëz të arrirë, njerëz të talentuar, të mençur, të ditur, gjithnjë e më shumë nuk e gjejnë veten aty. E kuptoj. Po në fakt, interneti, media sociale, kjo është një valë që nuk e ndalon më asgjë.
Artan Shabani: As nuk tentoj ta bëj (qesh).
Mira Kazhani: Po ndërkohë unë mendoj që sa më shumë njerëz me mend të ketë aty, mund të ekuilibrojnë forcat me mediokrët të cilët përcaktojnë kulturën, trendet. Kështu që nuk është ndonjë gjë e mirë. Pse s`bëheni aktiv? Artisti e ka një detyrim për shoqërinë.
Artan Shabani: Po, të gjithë kemi detyrim për shoqërinë, por mbi të gjitha kemi detyrim karshi jetës tonë, karshi të vërtetës tonë, ose të vërtetave tona. Kështu që mos të parkojmë emocionet tona dhe jetët tona në një botë aq virtuale që mbas 10 apo 20 viteve, një fëmije që sot konsumon 7 orë, 8 orë apo 10 orë në ditë me elektronikën, përfshi edhe fëmijët e mi, t`u thuash, më trego çik fëmijërinë tënde, çfarë do tregosh?
Mira Kazhani: Të tregojnë për “Minecraft”, për disa lojëra që janë “Roblox”, unë nuk i kuptoj ato që më thotë nipi im. Po ky është një realitet. Nuk e shmangim dot. Mund ta kurojmë.
Artan Shabani: Realitetin e krijojmë ne.
Mira Kazhani: Po është krijuar.
Artan Shabani: Realitetin e krijojmë ne. Ky është momenti i këtij realiteti, do ketë edhe konseguencat pro dhe kundër ky realitet.
Mira Kazhani: Sa më shumë përfshirje e njerëzve të mençur, mund ta sistemojnë pak.
Artan Shabani: Kjo mund të moderohet. Ky fëmijë, ose edhe adult, përveç një telefoni, ekziston edhe një hiking në mal. Ekziston edhe ai mali i Dajtit, që është dy hapa nga Tirana. Unë kur shkoj ndonjëherë shoh gjithë ambasadat. 90% janë të huaj. Kur shkova në Lukovë, në fund të shtatorit me një mikun tim vlonjat, pijanist dhe disa miq që kishin ardhur nga Bolonja, shkuam me një motoskaf nga Porto Palermo, deri në kufirin e Sarandës, vetëm çifte të huaj që eksploronin natyrën shqiptare. Duhet ta njohim natyrën tonë dhe të ndryshojmë pak stilin e të pretenduarit. Ne pretendojmë vetëm qendrat. Duhet të dalim pak, të jemi më autonom, më të pavarur.
Mira Kazhani: Të dëgjojnë fëmijët e tu për këto këshilla?
Artan Shabani: Me raste.
Mira Kazhani: Çfarë moshe kanë ata?
Artan Shabani: 15 dhe 14. Po mendoj që më dëgjojnë në disa gjëra. E kanë deri diku kulturën e të dëgjuarit. I vogli më pak. Bën sikur më dëgjon. Po mendoj që është faza e adoleshencës. Fëmijët aktrojnë shumë mirë interesin dhe disinteresin e tyre. Fëmijët janë shumë inteligjentë. Për mua është për të ardhur keq nëse jeta e tyre parkohet, interesat dhe pasionet e tyre gradualisht bien brenda një kuadrati të një telefoni apo të një kompjuteri. Kështu që nuk është snob, por është një mënyrë Ortodokse, radikale që unë e kam kuptuar gradualisht duke bërë dhe unë gabimet e mia, natyrisht.
Mira Kazhani: Edhe më pëlqeu, se e the shumë bukur. Njeriu ka detyrim fillimisht për jetën e tij. Duhet ta kuptojmë dhe ta pranojmë këtë për të gjithë.
Pas këtij podcasti, unë do të takoj një psikologe që do të flasë për adoleshentët. Ke ndonjë pyetje të ma lësh dhe t`ia bëj?
Artan Shabani: Do të kisha një axhendë me pyetje, por që të premtoj që do ta dëgjoj pafund psikologen, po adoleshentët nuk janë të lehtë. Nuk është e lehtë faza për të gjithë ne. Do doja që të paktën të kenë uri për pasione dhe të mos i kenë kurrë të gjitha, sepse duke i dhënë gjithçka kur këta adoleshentë do të jenë adultë, nuk do të jenë më kuriozë.
Mira Kazhani: Jeta në vetvete nuk është e lehtë apo jo Artan?
Artan Shabani: Jeta në vetvete është shumë e thjeshtë. E lehtë jo, por është e thjeshtë. Ne duhet të jemi të sqaruar për çfarë nuk duam më shumë sesa për atë që ne duam. Duhet të jemi të qartë. Duhet të pranojmë gjërat që nuk duhet të pretendojmë të ishin ndryshe. Ne të gjithë vuajmë për pozicione sociale, vuajmë pak për vanitet dhe kjo gjë krijon traumë, krijon komplekse inferioriteti, tek djemtë, tek vajzat. Ky vaniteti i tepruar bëhet banal, injorant. Është diçka që nuk vlen. Nuk ka vlerë. Se në fund të ditës kujt do t`i shes mend? Nëse unë do shes mend, do shes me punën time. Nëse puna vlen, ai tjetri ta blen mendjen. Është e thjeshtë. Pra jeta është e thjeshtë.
Mira Kazhani: Cila ka qenë piktura e fundit?
Artan Shabani: Kanë qenë 3-4. Ajo që ka qenë më sinjifikative, në Liqenin e Pogradecit, në pjesën ku mbaron Tushemishti, ngjitesh lart për të shkuar në Ohër dhe aty dukej Liqeni i Pogradecit. Kishe një ajër blu. Edhe ajri, edhe liqeni, edhe qielli ishte e gjitha me një velaturë blu. Pra një ajër ‘acquarelli’, po unë e pikturova me vaj. Kjo është piktura e fundit.
Ajo e ardhshmja Donna Luçia e quaj, që është bashkëshortja. Me një sfond mimozash dhe ka një veshje shumë interesante që unë e bleva ta ktheja në kanavacë dhe ajo tek një mikeshë e saj e bëri pallto. Një pallto që të jep ambiguitetin e kimonosë. Pra është kimono dhe pak pallto. Modelen e kam gati. Nuk e paguaj, e kam gratis. Me një sfond mimozash.
Mira Kazhani: Ne kuptuam në fund të kësaj interviste që ju jeni një burrë i lumtur me bashkëshorten tuaj.
Artan Shabani: Po, le të themi po (qesh).
The "Zë me Miran" podcast was supported by Credins Bank and Vodafone Albania
*The right to repost is prohibited without the permission of the editor
Any misrepresentation of facts online will be prosecuted