Videopodcast

At war with age

At war with age

By Mira Kazhani/ Mariana Kondi had her 62nd birthday this week, and on the day we were going to record the age-themed podcast, she suddenly told me that she turned 62. As you can imagine, she told me: laughing, but also with a certain melancholy. easy. She loves life very much and in my opinion, loving life does not mean climbing to the top of power or success.

Sometimes a birthday you can't wait to celebrate with friends, a facial, a well-laid table, a car ride listening to Luca Battist songs, like Mariana with Tani, (husband) and as little hassle as possible with people who bring life to work or even in circles of friends. I realized this at the end of this episode, which started from a citylight when the actress appeared advertising a facelift intervention with the famous text "Before and After". There were neither puffy lips nor increased cheekbones. A stretching procedure gives freshness to the skin of the face. You look younger!

I laughed a little that day, but I was more moved by the sincerity. "He has done very well", - I said to myself - "why should the most legitimate desire to look younger be hidden".
So I decided to invite her and talk about age with Mariana. About the feelings that a woman has, her anxieties, dilemmas but also the comfort that the maturity of time gives. Because when you listen to Mariana, you will once again understand the great cliché that a person is as old as they feel, that some things remain eternally new despite thousands of smiles or tears that turn into wrinkles...

Transcribed interview

Mira Kazhani: Eliksiri i rinisë së përjetshme nuk është më aq utopi dhe ndoshta ne sot jetojmë në qytetërimin më të madh të metodave për bukurinë. Më shumë modele, ndonjëherë ka edhe të gabuara, por ka shumë mundësi zgjedhjeje. Ka dy pole sot në shoqëri: ata që thonë se rrudhat janë shenjë e jetës së jetuar mirë, të jetuar në të vërtetë dhe se është privilegj të plakesh dhe nga ata që duan të ruajnë një pamje të freskët si Jane Fonda, me pak përpjekje, me pak metoda. Për shembull, unë personalisht do të kisha dashur shumë të plakesha si ajo dreq. Në episodin e këtij podcast-i unë kam gjetur një grua shqiptare shumë solare, ndoshta një nga më simpatiket e skenës tonë, me të cilën do të flas për moshën. Idenë e pata një mëngjes kur m`u shfaq ajo në një tabelë të madhe në rrugë: “Before & After” Mariana Kondi. Mua ti më dukesh gjithmonë e njëjta!

Mariana Kondi: Faleminderit! Duhesh që të jesh e njëjta, sepse nëqoftëse ti do të ndryshosh pak, gradual tregon që shkon dhe për poshtë, kështu që unë mundohem. Është e vërtetë që unë sikur po ngjaj pak mirë dhe për këtë më vjen shumë mirë. Megjithatë rrudhat kanë bukurinë e vet. Çdo rrudhë është një kujtim, është një vuajtje, është një dëshirë, është një dashuri, është gjithçka. Por, që gjithmonë ka një por, me kalimin e kohës ne gratë e duam që të jemi mirë, sepse kur je mirë, ke dhe shpirtin mirë. Kështu që njeriu mundet fare mirë që të bëjë disa gjëra interesante në fytyrë ashtu siç kam bërë edhe unë. Po nuk bëj as mbushje dhe as filler. Ato janë gjëra shumë të veçanta që po të shikosh unë kam rrudha.

Mira Kazhani: Po i shoh!

Mariana Kondi: Por mua më shndrrin fytyra, Mira. (qesh)

Mira Kazhani: Kur e pashë atë reklamë më pëlqeu e para origjinaliteti. Më pëlqeu prakticiteti yt që është tipike në natyrën tënde. Është gjë e bukur që jetojmë në një kohë që kemi mundësi ta kurojmë veten dhe unë nuk shoh asnjë kompleks, por nuk jam dakord dhe me ata që bëjnë ndryshime dhe jo si ai natyrali i yti dhe thonë që janë genetike. Ka një lloj kompleksi për të treguar që do ta bësh veten më të bukur. Ti çfarë mendon për këtë kategori?

Mariana Kondi: Jo, jo njeriu duhet ta thotë atë gjë se ç`kuptim ka..

Mira Kazhani: Epo e thua ti, s`e thonë dot të gjithë. S`e kanë atë kurajë të gjithë!

Mariana Kondi: Kot e kanë! E kanë gabim. Megjithatë ne do t`i lëmë njerëzit që të bëjnë çfarë të duan ata. Le ta thonë, le mos ta thonë. Dikush e thotë, dikush nuk e thotë, por unë e them dhe madje unë e falënderoj shumë Aidën tek “Allure”, sepse jam tjetër gjë. Është shumë bukur. Sot që ne po xhirojmë këtu unë jam 62 vjeçe.

Mira Kazhani: U bëfsh 100 vjeçe! Sa e bukur kjo. Rastësi, unë nuk e dija që t`i kishe ditëlindjen sot.

Mariana Kondi: Kështu që kur të shkojnë dhe ato që nuk e thonë 62 vjeç, ndoshta do ta thonë. Do ta thonë me qejf madje. Xhiroj në këtë skenë ku unë kam 8, 9 vjet pa shkelur. Kështu që më pëlqen të xhiroj po në këtë skenë ku unë sot kam komedinë “Një dasmë e hatashme”, ku ne sot kemi shfaqjen tonë. Janë disa gjëra kaq të bukura që unë ndihem kaq mirë këtu shpirtërisht.

Mira Kazhani: Komplimente! Duhet të na kishe lajmëruar. Të paktën të kishim sjellë ndonjë Tulipan, ndonjë çokollatë të zezë, se është e mirë.

Mariana Kondi: Sepse është fondente (qesh). Tulipani po se është i bukur, por kur mërzitet ul kokën menjëherë edhe...

Mira Kazhani: Të pëlqejnë ditëlindjet? I feston?

Mariana Kondi: Do ta festoj. Ne jemi një grup shoqesh, jemi 4 veta...

Mira Kazhani: Si është kjo punë! Njeriu pastaj do t`i festojë ditëlindjet me shoqet. (Qesh)

Mariana Kondi: Ndihesh mirë, se në fakt këta burrat mirë i kemi, se gjynah që t`i shajmë, por kur i thua që shiko se do festojmë ditëlindjen, ose do shkojmë këtu: Epo e bëre njëherë thonë, ç`të duhet prapë! Nuk e kuptojnë që ne kemi nevojë përherë, përherë. Kështu që me shoqëri ndihesh akoma dhe më mirë. Unë nuk i heq asnjëherë vlerat e bashkëshortit tim me thënë të vërtetën sepse më ka lënë që unë të bëj profesionin tim rehat. Pavarësisht se unë kam qenë shumë xheloze për të, shumë po shumë fare..

Mira Kazhani: Sa ditëlindje keni festuar bashkë ju të dy që të kuptoj dhe sa herë ke qenë xheloze?

Mariana Kondi: Sa të duash! Domethënë nga `80-ta deri në 2023. Mos i numëro, se nuk ke kohë që t`i numërosh.

Mira Kazhani: 43 vite! Po bukur, një jetë.

Mariana Kondi: Një jetë!

Mira Kazhani: Si është martesa pas 43 vitesh?

Mariana Kondi: Nganjëherë mendon dhe thua paskan kaluar shpejt. Njëherë mendon, o sa jam lodhur gjithë këto, çfarë të bëj më tjetër. Por kur mendon që ke fëmijën, ke dhe mbesën thua prit se do jetoj. Kur ato janë mirë, ti do që të jesh akoma më mirë. Kur ti punon me të rinj, ti do akoma prapë përsëri që të punosh me të rinj dhe të gjitha këto duke futur brenda edhe amvisën e shtëpisë që unë e kam shumë merak, ajo mua më surprizon. Më kënaq shpitin, më heq dhimbjen e kokës, gjithçka, mënyra se si unë gatuaj. Unë nuk di të gatuaj shkëlqyeshëm, por mjafton që unë të gatuaj dhe të mbaj mirë, pastër shtëpinë mua kjo gjë më jep...

Mira Kazhani: E quan martesë të lumtur tënden sot? Dhe kë quan ti martesë të lumtur? Me çfarë kuti e mat?

Mariana Kondi: Lumturi nuk ma do mendja kurrë që të ketë, po kurrë. Mund të ketë, mirë thotë Bert Ndrenika, kështu gjëra të vogla lumturie. E rëndësishme është që të jetë një jetë e qetë. Një çift që të ketë një marrëdhënie të mirë nuk duhet që bashkëshorti të ketë pijen, alkoolin dhe këto gjërat që të krijojnë nesër, pasnesër problemet e çiftit zakonisht, ose mungesa e dijes. Ne po e shikojmë sot pak këtë diferencën kulturore. Në rrethe shikojmë që është mungesa e teatrit. Mirëpo kultura e teatrit është një gjë shumë e madhe dhe duhet të jetë patjetër. Kështu që këtu brenda futet edhe ajo e dijes. Unë nuk dua dhe kur dëgjoj që u nda, u bashkua... Se nuk ka receta Mira. Është dhe ana tjetër që kur një njeri nuk e do, është si një lloj sëmundjeje që nuk shërohet, si puna e kancerit që ti e mban dhe nuk e heq.

Mira Kazhani: Sekreti i jetëgjatësisë së martesës tuaj ku beson se ka qënë? Ke qënë ti ajo solarja dhe tolerantja apo ka qënë ai toleranti?

Mariana Kondi: Jo, unë! Unë kam qënë tolerantja. Unë dhe sekreti është tek korrektesa dhe ajo që ne duhet ta duam. Unë kam një gjë. Jam me shumë temperament. Im shoq këtej ka tre libra, këtej ka tre stilolapsa, këtej ka ato të sportit, këtu ka dy pultet e televizorit, këtej ka radion.

Mira Kazhani: Burrë!

Mariana Kondi: Jo nuk e kanë shumë këtë që po them unë. Ai është i veçantë dhe është Mira.

Mira Kazhani: Jo tek sporti m`u duk që...

Mariana Kondi: Tek sporti po se i ka bashkë. Këtej ka radion, ose kur nuk e ka radion, mbyll televizorin hap radion në televizor dhe dëgjon radion dhe të gjitha këto i ka, ndërkohë unë flas. Ai ka raste dhe nuk më dëgjon, ka raste që unë flas jam andej dhe ai nuk më dëgjon.

Mira Kazhani: Mbase ky është sekreti.

Mariana Kondi: Ndoshta. E shikon, ja ti e gjete Mira (qesh). Nuk jemi gjithë kohën bashkë në shtëpi. Të tregoj një gjë shumë të bukur. Kemi qenë tek “Dance ëith me” tek Vera Grabocka, direkt ishim live, tha Alketa: “Erand ç`është kjo që po i thua se mund ta dëgjojë Tani” dhe Erand Sojli siç ishte kështu tha: “Tani e di se Mrajana është tek dhoma tjetër. Nuk e di që është live këtu”. (Qesh)

Mira Kazhani: Tani modern, liberal.

Mariana Kondi: Tani është liberal, është shumë modern, shumë inteligjent, është dembel.

Mira Kazhani: Në ç`kuptim?

Mariana Kondi: Që nuk më ndihmon mua në shtëpi për disa gjëra

Mira Kazhani: Po çfarë do ti për shembull? Të bëjë rizoton ty?

Mariana Kondi: Po! Kam shumë qejf. Mashkulli është shumë interesant kur merr, gatuan, ta vë atë pjatën përpara, bën sallatën aty dhe i thua aman, çfarë burri kam unë. Ai nuk e bën këtë gjë dhe unë për këtë e kam shumë inat.

Mira Kazhani: Të komplimenton kur gatuan mirë ama, pjatat e tua?

Mariana Kondi: Shumë rrallë dhe unë i them: Po thuaje more, thuaje një të lumshin duart. Shikon njëherë kështu dhe ikën andej tek librat.

Mira Kazhani: Po ndonjë deklaratë dashurie ta ka bërë kshu?

Mariana Kondi: Është shumë i mirë.

Mira Kazhani: Është shumë i mirë.

Mariana Kondi: Është shumë i mirë. Është shumë i mirë.

Mira Kazhani: Sa vjeç ke qenë kur e ke takuar?

Mariana Kondi: Kam qenë 19 vjeç.

Mira Kazhani: Pra ti ke pasur vetëm një burrë në jetën tënde?

Mariana Kondi: Sigurisht vetëm një...

Mira Kazhani: Të pëlqen ky fakt?

Mariana Kondi: Dhe do ta them këtë gjë që..

Mira Kazhani: Thuaje!

Mariana Kondi: Nuk do doja të kisha ndarje me të. Nuk e di pse më pëlqen... Është e bukur jeta me një bashkëshorte dhe një bashkëshort sigurisht. Është e bukur, sepse kur rriten fëmijët, fëmija të gjykon shumë që dhe me fe është e ndaluar. Fëmija shikon çfarë ka bërë mamaja, çfarë ka bërë babai dhe është shumë i lumtur kur ata të dy janë mirë. Unë dua ta ngop fëmijën tim me këtë gjë. Mos duket si për mburrje, por unë kështu e dua, kjo më pëlqen dhe jetën time e bëj shumë të bukur kur unë kam familje time mirë. Dal, bredh ku të dua unë, mjafton të jem mirë unë me ta.

Mira Kazhani: Tani çfarë tha kur bëre këtë trajtimin tënd, këtë ndryshimin, rifreskimin tënd?

Mariana Kondi: Rifreskimin.

Mira Kazhani: E dalloi?

Mariana Kondi: Kur digjet lëkura se kjo djegie është. Nuk është as shiringë, as filler apo botoks. Kjo është një djegie dhe fytyra ime u bë këtu (tregon me duar) dhe kur më pa në moment tha: “Bobobo kjo është e tmerrshme. Çfarë ke bërë moj? Ku i ke sytë moj? Po ça ke bërë moj? Po ku i ke trutë moj? Po ç`është kjo gjë që bën. Unë s`kam parë ndonjëherë në jetën time gjëra të tilla”. Po ti s`ke parë asnjë gjë i thashë, as nga këto të voçklat. Ti nuk e kupton. Këtë e kupton se ka dalë fytyra ime po shkon tek e jotja i thashë, prandaj po bën kështu. Për 10 ditë derisa ra ajo fytyra, pastaj binin ato si drecka të vogla “O Zot shyqyr” tha. Kur unë i shkova prapë me pjesën këtu, sepse ajo bëhet pjesë pjesë “obobo” nuk më shikonte fare. Por në fund fare kur fytyra ime doli kështu “në fakt ia vlen” tha “është shumë bukur”. Se atëherë e tromaksa se i kisha ato rrudha... (qesh).

Mira Kazhani: Po burrat kanë frikë nga mosha si ne gratë?

Mariana Kondi: Kanë dhe ata, madje ata janë më tutsa sesa ne.

Mira Kazhani: Si mendon ti si artiste, si e shfaqin ata në çfarë formash?

Mariana Kondi: Meshkujt janë më tutsa sesa ne.

Mira Kazhani: Tutsa do të thotë?

Mariana Kondi: Frikacakë, e thashë shkodrançe. Janë më frikacakë sesa ne. Bëhen më nervozë sesa ne. Femra është kinge fare. Meshkujt janë më të dobët sesa ne. Ne jemi më kinge, jemi më të mira. Ne jemi fleksibël. Ne jemi gjithçka sidomos femra shqiptare. Se jashtë burrat janë shumë ndihmë për gratë, kurse tek ne femra pothuajse të gjitha i bën vetë. Unë nuk e di, mund të ketë të tjerë që mashkulli, bashkëshorti i tyre i ndihmon, por unë po flas për veten time. Kështu që mendoj se burri është më delikat.

Mira Kazhani: Gratë janë më kurajoze, më të guximshme

Mariana Kondi: Po, po më të guximshme, të gjitha.

Mira Kazhani: Sot je 62 vjeç, edhe nga 62 si është jeta? Një grua është më e rehatuar, më e qetë me veten apo ankthet janë aty në forma të ndryshme?

Mariana Kondi: Janë, janë aty.

Mira Kazhani: Mendoja që njeriu rehatohet me kalimin e viteve.

Mariana Kondi: Jo, po të kesh fëmijë gjithmonë ankthi është. Jo ankthi tamam. Ke rehati se unë kam një mëngjes shumë të bukur, por duke bërë mëngjesin dhe që unë rri rehat dhe që bëj kafenë, bëj çajin, i bëj këto gjërat që janë moderne tani, që duhet të pish këtë e atë i bëj edhe unë…

Mira Kazhani: Na i trego ato që bën, se në fakt bukuria është nga brenda. Nëse ushqehesh mire, reflektohet në pamje.

Mariana Kondi: Jo, se ka dhe të tjera që janë të bukura, por nga brenda... (qesh)

Mira Kazhani: Ti ke vetëm një vajzë dhe ajo është e martuar. Ke mbesën. Je shumë e lidhur nga fakti që ke një fëmijë të vetëm?

Mariana Kondi: Kam bërë gabim. Këtë e them gjithmonë, por gocën nuk e kam shoqe në mënyrë absolute jo. Thjesht ajo është fëmija im, është vajza ime. Kemi kontradita shumë, shumë…

Mira Kazhani: Të ngjan apo është e kundërta?

Mariana Kondi: Si natyrë është si i ati, nuk ta var shumë. (qesh) Nuk ta var shumë, është si i ati, por...

Mira Kazhani: Por je ti që e mbulon me energjinë tënde mesa kuptoj…

Mariana Kondi: Po, po!

Mira Kazhani: Do doje të të kishte marrë diçka ty për shembull? Një gjë të mirë tënden që nuk e ka marrë dhe do të doje që ajo ta kishte, në karakter, në personalitet?

Mariana Kondi: Jo, nuk ma do mendja që kam gjëra të mira. Sot njeriu duhet të jetë, ose femra duhet të jetë shumë autoritare. Nuk duhet të japë shumë shpjegime. Nuk duhet të bëjë muhabet. Të bëjë punën dhe të ikë, kurse unë jam shumë sociale si natyrë. Sepse sot është bërë një shoqëri e zhurmshme. Është bërë një shoqëri që ti nuk arrin dot që ta kuptosh.

Mira Kazhani: Ti mendon se arrogantët dhe agresivët ia dalin më mirë në kohët e sotme?

Mariana Kondi: Po!

Mira Kazhani: Në fund të jep kënaqësi ajo gjë?

Mariana Kondi: Nuk të jep kënaqësi, por në momente të caktuara ka situata të caktuara, ka dhe njerëz të caktuar. Në atë kohë që kemi qenë ne. Njerëzit e bëjnë kohën. Nuk bën koha njeriun, por në situata të caktuara nuk di ta shpreh mirë këtë gjë, por që kjo është....

Mira Kazhani: E kuptoj...

Mariana Kondi:...por janë dhe njerëz të caktuar ku ti sot duhet të sillesh jo siç jam unë.

Mira Kazhani: Me këtë çiltërsi, me këtë natyrë të hapur

Mariana Kondi: Po? Po. Jo? Jo. Dhe mund të shkosh në shtëpi. E atë kënaqësi duhet t`ia japësh bashkëshortit, vëllait, motrës, fëmijës, tek këta njerëz që janë të afërt.

Mira Kazhani: Ata që do ta dëgjojnë këtë podcast dhe pikërisht këtë fragment, këtu ku po flet ti tani do pëlqejnë këtë Marianën kështu.

Mariana Kondi: Kështu siç jam unë?

Mira Kazhani: Po! Në fund shoqëria i do njerëzit e qeshur...

Mariana Kondi: Janë të pakët, sepse janë njerëzit me mend. Këtë që thua ti e duan njerëzit e mençur, njerëzit që kanë dije.

Mira Kazhani: Po pse ti do që të të duan idiotët?

Mariana Kondi: Jo! E pra! Shumë bukur, por janë pak, jo njerëzit e shumtë. Janë të pakët. Ok, është mjaftueshëm, kaq jo më shumë.

Mira Kazhani: Çdo gjë me cilësi është pak.

Mariana Kondi: Po!

Mira Kazhani: Unë ta thashë, atë ditë që të pashë në tabelë qesha. Isha në makinë dhe shikoj Marianën “Before & After”. Njëherë mendova thashë është ndonjë shfaqje. Pastaj mendova, shiko sa e guximshme, shiko çfarë natyre praktike. Ka bërë një trajtim. Ka zgjedhur dhe të motivojë. Në fund të fundit dhe i motivon gratë për ta pranuar ndryshimin dhe nevojën për t`u kuruar. Madje unë qesha shumë kur u takuam dhe më the që kur u bënë fotot ishe aty dhe çfarë i kërkoje atij fotografit?

Mariana Kondi: Vëri rrudhat, i thashë. Sa më shumë, që të duket bukur kjo tjetra që siç e kam origjinal.

Mira Kazhani: Si e ke ndjerë veten kur ke qënë 20 vjeç? Bëje pjesë tek vajzat kinge, tek vajzat e bukura?

Mariana Kondi: Po patjetër. Unë dilja me Silva Trudiun në Tiranë me motora. Më kujtohet si tani, Silva Turdiu ka pasur një Peugeot...

Mira Kazhani: I jepje motorit ti?

Mariana Kondi: Po. Unë kam patur një “Gilera 125”, me marshet një para dhe 4 mbrapa tek këmbët, por kam bërë një aksident shumë të frikshëm. Kam qenë më vëllain tim. Nejse se ai është moment i keq s`dua ta kujtoj. Unë kam qënë tek Rruga e Durrësit, aty e kam pasur shtëpinë. Kemi qënë shumë vajza kinge dhe dilnim aty në atë xhiron e famshme, nga Skëndërbeu deri tek Korpusi. Bëhej një xhiro dhe i binim dy herë asaj. Shkonim deri poshtë, kthehshim, pastaj shkonim në shtëpi. E bënim të shtunë, të dielë. Të shtunave po e po, se te dielën pastaj ishte dhe shkolla që duhej të përgatiteshim, të dielën për të hënën, por ne prapë dilnim dhe aty shikoheshim. Shikonim që gjuanim.

Mira Kazhani: Çunat.

Mariana Kondi: Po patjetër. Më kujtohet, Bujar Kapexhiu ka qenë një ndër meshkujt shumë të bukur në atë kohë që dilte në xhiro, shumë më i madh se unë Bujari...

Mira Kazhani: Tani s`thotë gjë tani që ti thua kështu?

Mariana Kondi: Si?

Mira Kazhani: Tani në shtëpi nuk thotë gjë për këtë deklaratën.

Mariana Kondi: Jo sepse, Tani nuk shikon dhe po ta kalojë atë e kalon dhe nuk e kupton. (qesh) Se bëj shaka!

Mira Kazhani: Je e madhe! (Qesh)

Mariana Kondi: Ka qënë Vaso Shaka, ka qënë trajner i basketbollit të vajzave të rritura të Tiranës, ka qenë Arben Fagu.

Mira Kazhani: Takoheshit diku? Cila ishte jeta sociale juaja atëherë?

Mariana Kondi: Çdo ditëlindje në klasë që kishim ne merrnim... Alfred Kaçinarin e kam pasur në klasë. Kishte një fizarmonikë dhe shkonim kërcenim 2 me 1, 1 me 2. 2 para 1 mbrapa. Gjithmonë mbrapa ne Shqipëria dhe në vallëzim 1 para 2 mbrapa, si hap. Vetëm mbrapa, asnjëherë që të ikim përpara. Po kemi qenë më të qetë. I gëzoheshim një plaçke, i gëzoheshim një turneu.

Mira Kazhani: Ke nostalgji?

Mariana Kondi: Kam se është mosha, por më mirë sot sesa në atë kohë.

Mira Kazhani: Sot, po të kishe mundësi të zgjidhje një ‘location’ në hartë ku do shkoje të jetoje?

Mariana Kondi: Në botë e ke fjalën?

Mira Kazhani: Në gjithë botën.

Mariana Kondi: O Mira, po ç`na bën këto pyetje kështu ti tani se... Do ikja në Golem.

Mira Kazhani: Shumë mirë. Me det, perëndimi është i bukur.

Mariana Kondi: Po, për Durrësin vdes. Kurse në botë andej nga Republika Domenikane, besoj. Për plazhin.

Mira Kazhani: Me kë do shkoje?

Mariana Kondi: Me Tanin, patjetër.

Mira Kazhani: Tani vjen?

Mariana Kondi: Ndihem shumë mirë. Tani patjetër që vjen. Ne dhe udhëtimet kur i bëjmë në makinë është e njëjta ndjesi.

Mira Kazhani: Si atëherë?

Mariana Kondi: Mënyra se si i jep makinës. Ne dëgjojmë Lucio Battisti-n, Lucio Dalla, Claudio Baglioni, Pooh.

Mira Kazhani: E këndoni bashkë?

Mariana Kondi: Të dy. Muzika është me zë të ulët. Ai i jep ngadalë makinës. Unë po fola dhe nëqoftëse s`marr përgjigje dije se unë s`duhet të flas edhe dëgjojmë, shijojmë muzikën. Kjo gjë mua më ka bërë shumë mirë. Sepse ne kompesojmë njëri-tjetrin.

Mira Kazhani: Super raport!

Mariana Kondi: Po!

Mira Kazhani: Vërtet komplimente!

Mariana Kondi: Kur arrijmë në destinacionin tonë, aty pastaj në tavolinë sigurisht bëjmë patjetër muhabet se shikojnë të tjerët dhe thonë po këta qenkan zënë, kështu që patjetër bisedojmë. Po në makinë gjithmonë jemi shumë të qetë. Edhe më thotë shumë here: “Mos fol, të bën mirë edhe të rrish. Këtë gjë i them dhe unë sime bije, mos fol se të bën mirë.

Mira Kazhani: Ajo çfarë bën?

Mariana Kondi: Ajo në fakt nuk është se flet, se ajo është komplet babai i vet, por që e them dhe unë këtë gjë se...

Mira Kazhani: Dhëndri të pëlqen? Je vjehrrë e mirë?

Mariana Kondi: Po ku e di unë se si jam, s`e kuptoj.

Mira Kazhani: Janë të mira shqiptaret me dhëndurët. Me nuset ashtu-ashtu.

Mariana Kondi: Një dhëndër i mirë të bën me djalë. Në fakt është një familje e mirë dhe për këtë jam shumë e lumtur. Deri tani, se sot nuk i dihet asnjë gjëje, por jo ishallah. Unë bëj takimet edhe me krushkën, dalim të dyja. Bisedojmë nga gjërat më të ndryhme.

Mira Kazhani: Kushedi sa kënaqet krushka me ty.

Mariana Kondi: Po bën muhabet, ka qef të bëjë muhabet edhe unë. Më tregon për Çamërinë se është Çame. E do vendin e saj dhe flet me shumë pasion.

Mira Kazhani: Po ti shumicën e kohës e kalon me shoqet. Të kam parë gjithmonë që ke shoqe.

Mariana Kondi: Po!

Mira Kazhani: Ti je tamam një grua me shoqëri të mirë.

Mariana Kondi: Ky është sekreti në jetë, që shoqëria duhet të jetë shumë e mirë. Po e pate këtë shoqëri të mirë ecën shumë mirë, sepse ti kur je në shoqëri duhet të flasësh patjetër edhe nje thashethem, edhe diçka, por duhet ta dish se ku e thua dhe nëqoftëse ajo nuk del atëherë ti je rehat.

Mira Kazhani: Ke pasur ndonjëherë ndonjë shoqe që të ka zhgënjyer?

Mariana Kondi: Po. Kur kam qenë në teatër e kisha unë rolin, e merrte tjetra.

Mira Kazhani: Po pse e merrte?

Mariana Kondi: Ashtu merret ajo. Tak e tak, e shkon e merr rolin. Kurse unë nuk e kam pasur problem. Se merrja qepët, patatet, qeset dhe shkoja në shtëpi të bëja drekën. Thoja: E mori ajo, po unë po shkoj të bëj drekën. Kështu që unë s`e kam pasur problem.

Mira Kazhani: Hapje rrugën.

Mariana Kondi: Hapja rrugën në formën më të thjeshtë, që mos të bëja: Pse e more rolin ti? Nuk ka gjë më të shpifur dhe më të shëmtuar, sesa të bësh debate: Ma more ti. Një njeri i mençëm hap rrugën. Është një shprehje e ulët po nuk dua ta them… është si të thuash: Jepi një kockë qenit – megjithëse dhe qeni është i mirë sot – le ta marrë dhe le ta hajë. Pra pa dinjitet. Ndoshta dhe kjo më ka ruajtur mua. Unë gjithnjë e kam pasur këtë që ta ruaj atë dinjitet. Kështu siç jam. Me këtë mënyrë jetese.

Mira Kazhani: S`ke bërë konflikte? Nuk ke bërë kurr sherre, debate?

Mariana Kondi: Jo asnjëherë. Unë jam shumë sociale. Absolutisht.

Mira Kazhani: Je natyrë që e ke autosugjestionuar veten. Ke thënë gjithmonë: “Unë kam familjen”. Familja është strehë e madhe.

Mariana Kondi: Po patjetër. Këtë fjalë e kam nga mami. Në momentin kur më ka vdekur mami. Thoja: Ah, ta kisha njëherë. Të shikonte gjithë këto gjërat. Doja të jetoja mirë dhe mendoja si vdiq tani? Si do t`ia bëj? Dhe m`u duk sikur u shemb bota. Që unë kisha dhe vajzën dhe gjithçka. Një moment madje, kiha qenin, më hipte këtej, lotët vuu edhe ç`do bëj, si do jetoj unë tani. Edhe e gjeta menjherë. E bëra atë gjë, që unë do jetoj me gjërat më të bukura që më thoshte mami.

Mira Kazhani: Cila ka qenë këshilla më e madhe që të ka dhënë mami?

Mariana Kondi: “Nuk ka si ti”, më thoshte gjithmonë. “Kudo që të jesh, nuk ka si ti mam”, më thoshte. “Kur e di ti”, i thoja unë. “Po s`e dita unë, kush e di”, ma thoshte gjithmonë.

Mira Kazhani: Ti ke jetuar vetëm me mamin dhe babain e ke takuar në moshën 50 vjeç, shumë vonë? Se mami ka qenë e divorcuar.

Mariana Kondi: Po. Mami ka qenë e divorcuar. Janë ndarë për arsye politike.

Mira Kazhani: E vuajti mami faktin që s`e kishte një partner gjatë jetës?

Mariana Kondi: Nuk ma ka thënë asnjëherë. Ajo ndihej e lumtur vetëm kur unë isha mirë. Mbaj mend kur kam lindur, ajo u gëzua jashtë mase. Që unë shkoja mirë me familjen time… Kur unë ika në Gjermani në ’89-ën, kur im shoq ishte me studime në Gjermaninë Perëndimore, ajo u gëzua jashtë mase.

Mira Kazhani: Ku shkuat në Gjermani atë vit?

Mariana Kondi: Në Frankfurt.

Mira Kazhani: Sa qëndruat atje?

Mariana Kondi: Im shoq ka qëndruar 2 vite e gjysmë, 3 vjet. Kurse unë shkoja dhe vija bashkë me gocën.

Mira Kazhani: Të pëlqente Frankfurti?

Mariana Kondi: Sigurisht që më pëlqente. Madje kam shumë historira aty që ngatërroja rrugët dhe flisja rrumblla përtumblla. Mami im kënaqej, lumturohej me mua, me vëllain, me martesën e vëllait. Ne kemi shkuar dhe jemi shumë mirë gjithmonë. Madje kur ka vdekur, cigarja thoshte dhe ti duhet të shkosh shumë mirë me vëllain tënd. Këto i ka pasur si amanete. Zakonisht njerëzit kur vdesin nuk lënë amanete. Sot po të shikojmë ka shumë raste që janë të divorcuara, të dhunuara, të keqtrajtuara. Të gjitha vijnë nga mungesa e dijeve të partnerëve të tyre që janë fshatarë, që nuk janë të civilizuar. Në fakt është edhe faji i shoqërisë tonë. Nuk bëhen asnjëherë mbledhjet nëpër podium, nëpër Rognera. Mbledhjet bëhen aty te vendi i ngjarjes, aty ku ndodh gjëja. Aty të ngulesh edhe të jetosh me ta. Të hapësh një estetikë për fytyrën. Të hapësh një bibliotekë të vogël, të marrin të lexojnë libra. Një libër të lexosh në vit, ke gjithato jetë. E shton jetën. E shton kulturën tënde. T`i japësh një teatër të vogël. Të vijnë të shikojnë. Të luajnë vetë. Janë shumë gjëra. Jemi shumë mbrapa. Më përpara ka pasur. Kanë qenë vatrat e kulturës. Ka qenë një klinikë. Nuk e di pse u shpërbënë. Siç duket është vetë sistemi i tillë. Do ta kapi kohën.

Mira Kazhani: Do ta rimarrë kohën ndoshta. Ke besim?

Mariana Kondi: Nuk e di nëse kam besim apo jo, por nëse do të më jepej mundësia që të ikja që tani, unë ikja.

Mira Kazhani: Ikje që tani nga Shqipëria?

Mariana Kondi: Po. Por mua nuk më do im shoq. Po iki, sepse unë dua të shoh një park. Unë dua të lahem në një pishinë. Me mundësira të vogla, se të shkosh në një pishinë është pa lekë. Të shkosh në një park është pa lekë. Që të lahesh, që të kënaqesh, që të vraposh, që të vendosësh një kufje aty dhe të ecësh me burrin tënd, me të dashurin, me shoqet, me këdo.

Mira Kazhani: Dhe të mendosh që e thua ti që je ende shumë aktive. Luan në teatër. Gjatë gjithë kësaj jave do të jesh në skenë. Do dëgjosh duartrokitjet. Je gati t`i lësh duartrokitjet?

Mariana Kondi: Po. Po menjëherë. Unë e kam hedhur Lotarinë Amerikane fshehurazi Tanit (qesh).

Mira Kazhani: Uroj të të bjerë! Ku do shkoje në Amerikë nëse do të jepej mundësia?

Mariana Kondi: Unë kam shumë shoqëri jashtë. Kam në Kanada. Kam në Amerikë. Kur ikën ata… neve: Ikën këta! Shqipëria do bëhet kështu e ashtu…

Mira Kazhani: Po nuk është aq e thjeshtë Amerika. Nuk të ngjan shumë Amerika ty.

Mariana Kondi: E di që nuk është e thjeshtë se kam qenë. Po edhe këtu nunk është e thjeshtë të jetosh tamam. Se sa del nga shtëpia, çfarë nuk dëgjon. Me pluhur, s`ke ku të ecësh. Të thyhen takat. Lëre mentalitetin njëherë. Është kryesori. Se nuk ia vlejnë takat apo veshja. Është mentaliteti i njerëzve.

Mira Kazhani: Do ndryshojë mentaliteti i njerëzve edhe duke të dëgjuar ty në këtë podcast, disa njerëz do ndihen më mirë. Disa gra ndoshta do marrin më shumë forcë do do marrin shembull. Se nën ato buzëqeshjet dhe humorin tënd Mariana, është një grua e gjerë, bujare dhe shumë tolerante. Nuk është e lehtë të tolerosh dhe të hapësh rrugë. Është gjëja më e vështirë.

Mariana Kondi: Është gjëja më e vështirë. Unë vazhdoj toleroj, por tani më është bërë “take it easy”.

Mira Kazhani: Si autopilot, mekanike.

Mariana Kondi: Mekanike se kështu duhet. Se nuk duhet të shkatërrosh shpirtin tënd. Se po të bësh atë gjënë, do të rrijë mendja. Kështu që bëj këtë tjetrën dhe je rehat. Kur shkon në shtëpi shikon Big Brother, merr diçka aty në dorë dhe je rehat. Nuk di se çfarë ka thënë ai në shfaqje apo ai tjetri. Kjo ka shumë domethënie. Unë vërtet e thashë në këtë lloj forme që duket pak si e thjeshtë, por kjo ka një domethënie shumë të madhe. Se ti injoron çdo gjë dhe injorimi është gjëja më e bukur në këtë botë.

Mira Kazhani: Të shpëton nga mizëria.

Mariana Kondi: Të shpëton. E injoron edhe ëhatever. Se flasim dhe anglisht tani (qesh)

Mira Kazhani: Avash, avash se s`i dihet asnjëherë. Ndoshta bie lotaria. Ndoshta ndryshon Tani mendje. Tani e do Tiranën. Do Shqipërinë. Do të jetojë këtu.

Mariana Kondi: Ai është atdhetar. Tani ka një familje intelektuale, akademikësh. Ata gjithmonë kanë folur për Shqipërinë. Babai i tij ka qenë arkeologu i parë. Ai vetë ka mbaruar Ekonomikun absolut. Edhe në Gjermani po ashtu e motra. Familja e tij e duan (Shqipërinë), kurse i ra për nuse (unë) që nuk e dua (qesh).

Mira Kazhani: Ti po bën dhe pak humor, se me këtë skenën këtu nuk ndërron asgjë në botë.

Mariana Kondi: Sa e bukur është!

Mira Kazhani: Gjithë bota është tek kjo skena!

Mariana Kondi: Është e vërtetë. Kënaqem me këto fjalë që the. E gjithë bota është në këtë skenë. Nga kjko skenë ku mua më kanë larguar. Njerëzit që janë jashtë kësaj skene, domethënë aktorët që janë jashtë kësaj skene, e duan më shumë se aktorët që janë brenda kësaj skene.

Mira Kazhani: Po kur nuk e ke… Plus që në mungesë disa njerëz dhe disa gjëra shkëlqejnë më shumë.

Mariana Kondi: Thank you!

Mira Kazhani: I wish you the best and thank you for this candid podcast. I really wanted to talk to a woman about age. With a woman who shows that age is beautiful at any time!

Mariana Kondi: Pleasure, everything is as it was.

Mira Kazhani: The spirit remains young.

Mariana Kondi: They even say that even when a person dies, the soul lives for 40 days.

At war with age

The "Ze me Miran" podcast was supported by Credins Bank

*The right to repost is prohibited without the permission of the editor

Any misrepresentation of facts online will be prosecuted