Videopodcast

My ticket to success

My ticket to success

Here we are! I know the scenery has changed. We are not in the usual scenography of the Theater, in Tirana, because we have moved to the offices of the Air France group in Paris. I know you're wondering what it's like there? Is very beautiful. They don't suck anything. Only "merci" and people working in peace. Yes, we did not come for the building. We have come to meet the number 2 of the Air France group who happens to be an Albanian. Oltion Charkaxhija!

Transcribed interview

Mira Kazhani: Did you go to Canada to find a job? What was the first job you got? Who did you meet? I'm always curious to understand in people's success stories that zero point.

Oltion Çarkaxhija: Kishim një zgjedhje të bënim me time shoqe, që ishte Kanadaja ose Zelanda e Re. Se në mes të të dyjave kanë programe emigrimi në bazë të pikëve që merr. Duke qenë që Zelanda është shumë larg nga Shqipëria dhe gjithmonë është dëshira për të pasur atë afrimitet me atë vend që unë e konsideroj si të vetmin vend që është shtëpi. Megjithëse mund të mos isha kthyer për të punuar, sepse s`kam punuar kurrë në Shqipëri dhe nuk e di sesi mund të jetë ajo ndjenjë. Vendimi ishte mbi atë bazë. Çuditërisht përfunduam në anën franceze të Kanadasë, në Montreal. Kjo për arsyen se prindërit e mi kishin një mik të vetin që ishte në Montreal. U vendosëm në Montreal, megjithëse unë nuk flisja asnjë fjalë frëngjisht. Kjo ishte puna e fillimit. Puna e parë që kam bërë ishte në një kompani IT, në të cilën unë ndërtoja planet e biznesit. Ishte diçka komplet e kundërt nga ajo që kisha bërë në Shtetet e Bashkuara, ku punoja në një pozicion që merrja planet e biznesit të kompanive dhe i jepja shefit tim analizën, duhet të investonte apo jo, në bazë të diligjencës që kisha bërë unë.

Mira Kazhani: Sa vjeç ishe kur shkove në Kanada?

Oltion Çarkaxhija: Në Kanada kam qenë 27.

Mira Kazhani: Ishe i martuar? Vajzat erdhën më vonë?

Oltion Çarkaxhija: Vajzat erdhën më vonë. Jam martuar që 19 vjeç.

Mira Kazhani: Që fëmijë.

Oltion Çarkaxhija: Që fëmijë!

Mira Kazhani: Ke lindur i martuar (qesh).

Oltion Çarkaxhija: Kam lindur i martuar, po. Bashkëshorten e kam pasur në shkollë. Kemi një jetë me njëri-tjetrin dhe është njeriu që më njeh më mirë në këtë botë.

Mira Kazhani: Si quhet ajo?

Oltion Çarkaxhija: Quhet Besa.

Mira Kazhani: Fakti që ja ku jeni sot, me dy vajza adoleshente që po rriten në Paris, duke folur frëngjisht tregon që ia ka vlejtur. Njeriu ndonjëherë qëllon në shenjë që me të parën.

Oltion Çarkaxhija: Ka raste ndodh edhe kështu në jetë.

Mira Kazhani: Ky ishte rasti juaj. E konsideron veten me fat në përgjithësi?

Oltion Çarkaxhija: Definitivisht po. E konsideroj veten me shumë fat.

Mira Kazhani: Te suksesi yt, çfarë ka peshuar më shumë? Fakti që ke qenë këmbëngulës, fakti që ke qenë shumë i talentuar në punën tënde, ke qenë i zoti, ke qenë i shkathët, ke ditur të bësh zgjedhjet e duhura në një moment të caktuar, instinktiv? Çfarë ka prevaluar në rrugëtimin tënd?

Oltion Çarkaxhija: Do përdor pak shprehjen e kavajsve, pa u fut në detajet e punës që kam bërë vetë për të arritur aty, kur thonë: Amon o Zot, m`jep mend sa me lidhur shkurt, të tjerat m`i jep fat”. Definitivisht ka qenë fati. Kam qenë në vendin e duhur, në momentin e duhur. Jam parë nga njeriu i duhur dhe ai njeriu më ka marrë dhe më ka ngritur në karrierë. Unë kam bërë atë që do bëjë çdo njeri në raste të tilla. Ka shumë njerëz që janë të mençur. Ka shumë njerëz që punojnë shumë fort. Nuk jam rast unik. Unik është momenti në të cilin unë kam pasur në karrierën time, ku kam pasur njeriun e duhur, në kohën e duhur.

Mira Kazhani: Njeriu i duhur kush ishte?

Oltion Çarkaxhija: Njeriu i duhur është shefi im aktual. Që është CEO i Air France- KLM. Unë e kam takuar në 2008-ën të cilin ai nuk e mban mend si takim. Po vërtet në mendjen e tij e kam takuar në 2014-ën dhe ka qenë një takim rastësisht. Këtu hyn edhe fati. Ishim duke bërë negociata me pilotët, në atë kohë unë isha në financë dhe ndërkohë shefi im dhe shefi i vet, ngaqë kishte shumë risk si negociatë nuk donin të merrnin pjesë, dhe më lanë vetëm. Ajo lënia vetëm më krijoi autonominë mjaftueshëm që të krijoj lidhjet e duhura me pilotët në lidhje me punën. Shefi im aktual një ditë të bukur zbuloi që unë bëja anën financiare dhe të pilotëve dhe të kompanisë. Mbi atë bazë ai u habit. Se nuk ndodh kurrë në negociatat me sindikatat. Ata kanë gjithmonë, sidomos një sindikatë si e pilotëve që kanë shumë të ardhura, gjithmonë marrin një kompani të jashtme për t`iu bërë anën financiare. Aty u njohëm. Patëm suksesin e një marrëveshje 10-vjeçare. Një nga marrëveshjet që është e paprecedentë në industri. Ka kompani në Perëndim që mund të kenë marrëveshje 10-vjeçare me pilotët te Air Canada ne e patëm dhe mbi bazën e atij suksesi, fillova duke punuar më afër me të. Ai pa disa gjëra dhe më tha duhet të mësosh anën komerciale dhe më lëvizi nga financa në anën komerciale, pjesa tjetër pastaj rodhi.

Mira Kazhani: Pas kaq shumë vitesh, çfarë thotë ai që vuri re tek ty që deshi që të të kishte aty, krahun e djathtë?

Oltion Çarkaxhija: Ai ka parë tek unë diçka që ndoshta është e habitshme. Është aftësia për të bërë lidhjen midis anës financiare të diçkaje, leximit dhe marrëveshjeve kolektive që janë komplekse se janë dokument legal dhe lidhjen që unë jam në gjendje – me ç`më thonë- të krijoj me njerëzit. Është afiniteti njerëzor. Se njerëzit janë njerëz. Kur erdhëm këtu në Francë, njerëzit më thanë je çmend që do shkosh në Francë do merresh me sindikatat. Janë sindikatat më të çmendura në botë. Po nuk janë. Njerëz janë njerëz. Nuk ka rëndësi a janë shqiptarë, a janë francezë, kanadezë, amerikanë. Njerëzit kanë bazë vlerash të përbashkëta.

Mira Kazhani: Cili është sekreti i suksesit me ta? Që të merresh vesh me njerëzit? T`i bësh të dëgjojnë? Të arrish ta fitosh një negociatë?

Oltion Çarkaxhija: Këtë e ka meritë shefi im si formulë. Ai ka katër baza parimesh si shtyllat kryesore të filozofisë që ka. Ajo fillon me besimin, respektin, transparencën dhe me konfidencialitetin. Ti nuk mund të krijosh besim me njerëzit nëse nuk je transparent. Transparenca na takon neve në anën menaxheriale që t`ua japim punëtorëve tanë që të krijojmë atë besueshmëri. Nuk mund të fitosh respekt, nëse njerëzit nuk kanë besim tek ti, sepse gjithmonë do të shohin me dyshim. Respekti është çelës i çdo marrëdhënieje njerëzore që krijon. Në anglisht e kanë shprehjen shumë të bukur “Asnjëherë nuk i tregon brekët e palara botës”. Ideja është që njerëzit gjithmonë zihen si në miqësi, si në familje, si qoftë edhe në një familje të madhe, siç është një kompani. Çështja është që në këto momente a e marrim dhe ia tregojmë botës këtë zënkë apo e mbajmë brenda për brenda. Kjo është çështja e konfidencialitetit. Këto katër parime bazë janë vërtet parime që funksionojnë, pa rëndësi se në ç`vend je. Njerëzit atë kërkojnë. Kërkojnë që t`ju japësh inspirim. Që t`i inspirosh duhet që njerëzit t`i kenë këto katër elemente. Kjo është diçka themeltare që i ka në karakterin e vet.

Mira Kazhani: Nuk është e lehtë që të kesh besimin e njerëzve aq më tepër të punonjësve. Në përgjithësi prej natyre, punonjësi është gjithmonë i pakënaqur. Ndodh gjithmonë kështu. Çfarë është një gjë që e vë re tek punonjësit europianë, duke i krahasuar me ata të Amerikës, të Kanadasë?

Oltion Çarkaxhija: Qahen shumë.

Mira Kazhani: Europianët?

Oltion Çarkaxhija: Qahen jashtëzakonisht.

Mira Kazhani: Francezët?

Oltion Çarkaxhija: Edhe holandezët. Qahen jashtë mase. Ankohen gjatë gjithë kohës.

Mira Kazhani: Si ia del me ta?

Oltion Çarkaxhija: Duhet t`i dëgjosh njerëzit. Një pjesë e madhe e suksesit është t`i lësh njerëzit të nxjerrin… Kur ti bën negociata, çelësi është që të mos kesh krenari. Krenarinë e lë në shtëpi. Puna s`ka krenari. Nuk është çështje krenarie. Kam një shprehje që ma ka thënë gjyshja ime: “E vetmja gjë që të përket o nipçe janë të ndenjurat. Karrigia ka parë shumë të ndenjura që shkojnë e vijnë.” Dhe atë ma ka thënë kur kam qenë 5 vjeç. Unë nuk kam lindur në këtë pozicion. Unë kam lindur në Kukës. Kam shkuar 5 vjeç në Tiranë. Mbaj mend diferencën midis çmimit të mishit të derrit. Ka qenë 165 apo 195 apo 135 lekësh. Dhe mbaj mend pleqtë e mi që kanë pas qenë nëpër radha dhe nganjëherë më kanë zgjuar dhe mua që të hyja nëpër radha që të blija një qumësht. Unë nuk jam rritur me lugën e artë. Nuk ka rëndësi a je rrit me pak më shumë, me pak më pak, po është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme të kujtosh nga vjen, çfarë ke dhe pastaj është shumë më kollaj që në anën njerëzore t`i bashkohesh dikujt në atë që ata mendojnë. T`i dëgjosh më kollaj në ankesat që kanë. Po ankohen shumë.

Mira Kazhani: Dialektin e Tiranës e ke ruajtur në një mënyrë perfekte.

Oltion Çarkaxhija: Gjuha është shumë e rëndësishme, aftësia të komunikosh. Unë e dua shumë fort vendin tim, në formën time.

Mira Kazhani: Besa është tiranse?

Oltion Çarkaxhija: Besa është tiranse, lindur në Tiranë.

Mira Kazhani: Epo ka një shpjegim. Tani e kuptoj pse është ruajtur.

Oltion Çarkaxhija: Detyrimisht më ndihmon.

Mira Kazhani: Me dy vajzat flisni shqip apo frëngjisht?

Oltion Çarkaxhija: Besa u flet shqip. Unë në përgjithësi iu flas anglisht, përveçse kur nxehem. Kur nxehem flas shqip.

Mira Kazhani: Pra iu bërtet dhe i kritikon...

Oltion Çarkaxhija: Në shqip gjithmonë.

Mira Kazhani: Me Besën flisni shqip?

Oltion Çarkaxhija: Me Besën flasim shqip. Edhe vajzat. E madhja flet më mirë se e vogla. E vogla e shkreta është komplet arbëreshe.

Mira Kazhani: Frëngjishten e mësove që në Montreal apo…?

Oltion Çarkaxhija: Jo. Frëngjishten e kam mësuar këtu. Veshin e kam thyer pak në Montreal. Po për të folur e kam mësuar këtu dhe kam disa njerëz të cilëve duhet t`u them faleminderit. Së pari duhet t`i them asistentes time që unë e thërras “boss”.

Mira Kazhani: Sandrinës?

Oltion Çarkaxhija: Po, Sandrinës. Më është dashur që ta mësoj nga Sandrina se nuk e flet anglishten shumë mirë. Së dyti nga sindikatat, sepse ka një pjesë të madhe në Francë që gjuha nuk ka qenë në të njëjtin nivel prioriteti siç ka qenë në Shqipëri.

Mira Kazhani: Në fakt e vë re gjithmonë. Francezët nuk është se e kanë me qejf të madh të flasin në anglisht dhe presin apriori t`iu flasësh në frëngjisht. Unë do doja shumë të flisja frëngjisht. Nuk kam mësuar. Nuk i dihet a do na çojë fati ndonjëherë të mësojmë frëngjisht dhe të gjejmë një asistente si Sandrina për shembull. (qesh). Po është e rëndësishme gjuha. Edhe në frëngjisht mund të merresh vesh më mirë me ta. Ka qenë e rëndësishme për ty. Nuk po them jetë a vdekje, por shumë e rëndësishme.

Oltion Çarkaxhija: Nuk mundesh të kuptosh kulturën e një vendi, nëse ti nuk kupton gjuhën e një vendi. Do të them dy-tre fjalë që jam përpjekur t`i vë në mendje. Në Francë për shembull, fjala “reaktiv” ka një kuptim jashtë mase pozitiv. Kur ndodh diçka, ose kur ka një sukses, francezët thonë: Kam qenë shumë reaktiv. Ndërkohë që fjala reaktiv do të thotë që ke një gotë ujë në dorë, të bie nga dora, thyhet gota dhe ti reagon, shkon merr fshesën e pastron dhe e hedh në plehra. “Proaktiv” është fjala e duhur. Në bazë të mentalitetit që një vend ka në gjuhë, ti kupton nuancat sesi funksionon një vend. E rëndësishme është të kuptosh nuancën se cili është ndikimi që ka shkolla në të ardhmen që njerëzit kanë. Pra kur do të menaxhosh ekipe. Duhet të dish nga vijnë ata dhe baza merret në shkollë. Fëmijët janë jashtë mase të ndikuar nga shkolla. Sistemi francez është pak a shumë si sistemi që kam shkuar unë të paktën deri në `90-ën në Shqipëri që është pak punitiv. Është pak që të bien kokës. Nuk je asnjëherë i mirë mjaftueshëm. Është ndëshkues. Mbi atë bazë formohen dhe karakteret dhe ti i sheh në vendimmarrje, ose në mungesë të vendimmarrjes.

Mira Kazhani: Ka një perceptim që në përgjithësi Amerika ka më shumë meritokraci dhe emigrantët shqiptarë ia dalin më shumë për shkak se nuk janë ato paragjykime. Nuk është lufta aq e madhe. Në përgjithësi, ata që janë në Londër, Paris, Itali, Greqi e kanë pasur më të vështirë të ngjisin atë shkallaren e karrierës. A të ka ndihmuar fakti që ndoshta ishe në Kanada për të mbërritur ku je sot, në një vend ku meritokracia është më e madhe dhe njerëzit nuk duan t`ia dinë shumë çfarë përfaqëson dhe cili je, por sa bën?

Oltion Çarkaxhija: Mendoj vërtet që në Amerikën e Veriut ke gjithmonë një shans që është një hap më shumë sesa ke në Europë. Ka dhe në Europë plot shqiptarë… ndoshta sepse problemi është që të hipësh në piramidë është si gryka e shishes. Sa më lart ngjitesh, aq më e vështirë bëhet se aq më pak pozicione ka. Por po ti kap në eksperiencën time shqiptarët e Montrealit kundrejt shqiptarëve të Francës, shqiptarët e Francës në të përgjithshme janë më të realizuar se shqiptarët e Montrealit, sepse kanë një histori tjetër. Kanë ardhur në Francë një pjesë e madhe, ka studiuar në Francë, janë integruar në shoqëri dhe ndoshta nuk kanë kapur majat e pozicioneve, sepse është vështirë, Franca e ka më të vështirë që të arrish dhe t`ia dalësh direkt në majë, se duhet të bësh një shkollë të madhe, siç e quajnë këta. Duhet të kesh lidhje. Duhet të kesh një mbiemër të caktuar.

Mira Kazhani: Do ishe bërë numri 2 i një grupi ajror si Air France po të ishe këtu?

Oltion Çarkaxhija: Jo, absolutisht jo. Po nuk do të isha bërë as në Kanada po të mos kisha takuar personin e duhur në kohën e duhur. Nuk është më ndryshe as Amerika, as Kanadaja në drejtim të shanseve që të japin, sepse gjithmonë ka të bëjë se cili është kampioni yt në jetë. Cili vendos të jetë personi që të tërheq përsipër.

Mira Kazhani: Varet edhe egoja jote personale sesa je një njeri që kërkon më të mirën nga jeta. Krahasimi që bëre mes shqiptarëve të Montrealit apo shqiptarëve të Francës, janë edhe kontekste sociale dhe kulturore të ndryshme. Disa emigrojnë thjesht për t`iu dhënë fëmijëve një të ardhme dhe sakrifikojnë veten e tyre, disa që kanë studiuar dhe jetojnë këtu është e natyrshme që do kenë një lloj standardi të caktuar. Apo jo?

Oltion Çarkaxhija: Patjetër që ambicia ka të bëjë, por ambicia është një pjesë që unë thjesht e krahasoj aftësitë dhe ambicien me një masë njerëzish. Është gjithmonë dikush që është më i zgjuar. Është gjithmonë dikush më punëtor, më ambicioz. Nëse nuk të jepen konditat e duhura që t`i tregosh aftësitë që ke, mundesh që të kalosh gjithë jetën pa ia dalë ku duhet t`ia dalësh. Ka plot njerëz të talentuar dhe e shohim dhe tek artistët që është diçka unike. Van Gogh ka vdekur i varfër me ç`di unë.

Mira Kazhani: Në përgjithësi artistët… të asaj kohe.

Oltion Çarkaxhija: Po edhe të kësaj kohe, mund të ketë artistë të një niveli që njerëzit thjesht nuk e kanë parë. Nuk e kanë dëgjuar zërin e dikujt. Është vështirë të bëhesh aktor. “You need your break”. Ke nevojë që dikush të të hapë një derë, sepse ne jemi qenie sociale. Ka shumë pak njerëz që janë në gjendje të arrijnë majat vetëm.

Mira Kazhani: Pastaj për ta mbajtur atë derën hapur dhe për të vazhduar gjithë shëtitjen e jetës të duhet të kesh aftësitë e tua edhe shumë punë. Të pëlqen Parisi?

Oltion Çarkaxhija: Është qytet i mrekullueshëm.

Mira Kazhani: Në krahasim me Montrealin?

Oltion Çarkaxhija: Definitivisht po. Së pari njëherë nuk duhet të vishem si nga poli i Veriut. Montreali është një nga ato vende që nëse nuk ke xhaketën e duhur mund edhe të ngrish. Të duhen dy orë që të marrësh veten nga i ftohti. Temperaturën më të ulët që kam parë në Montreal ishte -50.

Mira Kazhani: Përveç motit?

Oltion Çarkaxhija: Është proksimiteti me Europën. Është qytet që është art. Në çdo ditë sheh diçka të re. Francezët kanë një dashuri jete që është e pakrahasueshme. Koha që marrin për të ngrënë drekën. Koha si pijnë verën. Si kalojnë kohë me miqtë e vet. I japin shumë vlerë pjesës së të jetuarit dhe punojnë shumë. Francezët punojnë jashtë mase, por i japin shumë vlerë pjesës së të jetuarit.

Mira Kazhani: Është ajo shprehja që francezët punojnë për të jetuar, ndërsa amerikanët jetojnë për të punuar.

Oltion Çarkaxhija: Francezët punojnë shumë më tepër se holandezët për shembull në drejtim të orëve. Punojnë me orë të gjata.

Mira Kazhani: Holandezët nuk i paske shumë qejf (qesh).

Oltion Çarkaxhija: Jo, jo. Unë i kam shumë qejf se janë efiçentë.

Mira Kazhani: Si është të punosh për grupin? Për shembull një fillestar. Sa janë të ardhurat këtu?

Oltion Çarkaxhija: Për mendimin tim Franca nuk paguan mirë, Air France specifikisht. Nuk kanë njerëzit të ardhurat që kishim ne në Amerikën e Veriut. Po nuk kanë as të njëjtin mentalitet sesi vlerësojnë performancën. Në Amerikën e Veriut, nëse kompania nuk do fitonte, ose nuk do arrinte të kapte atë që duhej të kapte si objektiv, ti nuk merrje asnjë cent në drejtim të bonusit. Në Francë nuk ka rëndësi sesi ia del kompania, bonusi është shumë i ulët. Po 70% e bonusit është i garantuar.

Mira Kazhani: Cili e ka më mirë?

Oltion Çarkaxhija: Amerika e Veriut.

Mira Kazhani: Ka një arsye që disa gjëra europianët i duan. Duan të jetojnë dalëngadalë.

Oltion Çarkaxhija: Unë jam shkolluar në Amerikën e Veriut dhe kam ardhur nga forma e punës në Amerikë në Europë.

Mira Kazhani: Ndoshta për këtë të duan këtu? Kjo është arsyeja?

Oltion Çarkaxhija: Është e mundur.

Mira Kazhani: Ka ndryshuar diçka në atmosferë dhe në viben e punës me ardhjen tënde? Disa gjëra që këta i vënë në dukje dhe thonë që ndryshuan.

Oltion Çarkaxhija: Po të jap një shembull. Në 2019-ën, siç çdo kompani, në momente të caktuara nuk je në buxhet, duhet të marrësh vendimin çfarë do presësh në drejtim të shpenzimeve. Kemi një sistem ne që çdo shpenzim duhet të kalojë tek ai sistem në mënyrë që të aprovohet. Mua më vunë që të isha aprovuesi final. Marr 30-40 emaile në ditë ku njerëzit kërkonin shpenzime të tilla. Në atë kohë merrja 100. Për çdo email vetëm pyesja, për çfarë është kjo? Dhe dikush duhet të më jepte përgjigje. Diçka që nuk kishte sens, refuzohej. Refuzova aq shumë sa që çerek viti kemi kursyer 20 milionë. Sot në drejtim të 2019-ës kemi kursyer 100 milionë. Është futur ideja që njerëzit nuk e marrin mundimin fare të bëjnë një shpenzim apo të kërkojnë për një shpenzim, i cili mund të mos aprovohet mbi ato baza që janë.

Mira Kazhani: Udhëton shpesh?

Oltion Çarkaxhija: Jo. Në Shqipëri në përgjithësi. Në Europë. Jam pak përtac nga kjo anë. Nuk kam qenë kurrë në Azi për shembull. Kam punuar për një kompani ajrore që nga 2008-ta, 15 vjet gati dhe më së largu që kam shkuar në Azi ka qenë në Doha, Katar. Kam shkuar për një intervistë pune dhe njëherë kam shkuar për një konferencë.

Mira Kazhani: Çfarë raporti ke me avionin?

Oltion Çarkaxhija: Aty e kam gjetur dashurinë. Avionët janë të mahnitshëm. Janë të ndërtuar mbi bazën që janë aq të sigurtë në formën e ndërtimin. Janë mrekulli inxhinierike në formën sesi janë bërë.

Mira Kazhani: T`i qetësojmë pak ata që kanë frikë. Unë jam e mesme, me pak frikë, jo shumë. Po përgjithësisht ka frikë për avionët. E kemi kaq gabim. E di teorikisht. Po ta shpjegojmë pak pse s`duhet ta kemi frikë.

Oltion Çarkaxhija: Avionët janë të ndërtuar mbi sisteme të cilat janë back up, after back up, after back up. Kështu është i ndërtuar. Pra nëse një sistem bie, ke tre katër sisteme të tjera që sigurohen që ai nuk bie. Duhet të ketë një humbje katastrofike, ose mund të ketë një problematikë në dizajn siç ka qenë problemi me Max, që është totalisht katastrofale, që të ketë mundësi që njerëzit…

Mira Kazhani: Me Boeing e ke fjalën…

Oltion Çarkaxhija: Me Boeing, Max është lloji i avionit.

Mira Kazhani: A do të shkojmë tek avionët elektrik një ditë dhe tek avionët më të shpejtë? Se ka një diskutim për Supersonic e famshëm.

Oltion Çarkaxhija: Është e mundshme, por nuk mendoj që nga ana ambientaliste është diçka që ka për të funksionuar, për më tepër me fokusin që është vënë mbi bazën e ambientit. Avionët elektrik janë të mundshëm, problemi është sa distancë kanë për të mbuluar sepse masa e baterisë do jetë shumë e madhe dhe shton shumë peshë në avion dhe nuk ke për të pasur distancë. Kam përshtypjen që industria jonë është një industri që i lidh edhe njerëzit. Nuk mund të kesh globalizëm pa pasur një industri aviacioni. Njerëzit ëndërrojnë sot të shkojnë të vizitojnë vende dhe për më tepër me platformat sociale, ti sheh dikë që ka shkuar në Bali, që ka shkuar në Japoni, në New York, në Machu Picchu. Njerëzit ëndërrojnë. Kjo bën edhe që kulturat të kenë mundësi të ndajnë me njëra-tjetrën. Është një lloj industrie që i lidh njerëzit, i lidh edhe fizikisht. Ajo pjesë për mua është e rëndësishme për botën. Për momentin jemi nën lupën e shumicës së njerëzve, ambientaliste.

Mira Kazhani: Kalojmë me këmbë në tokë sërish dhe flasim pak për një linjë direkte të përditshme, jo dy herë në javë, Tiranë-Paris. Më vjen shumë keq që ndonjëherë për të shkuar në Tiranë, duhet t`i biem nga Beogradi.

Oltion Çarkaxhija: Në një kompani të tillë gjithmonë ke një kosto oportuniteti. Kam një avion dhe kam dy destinacione për ta çuar. Ky destinacioni këtu sjell më shumë lekë se ky destinacioni këtu dhe unë gjithmonë do zgjedh këtë destinacionin këtu. Atë që duhet të bindësh brenda për brenda është që ky destinacion ka këtë potencial. Ne prandaj e fillojmë dy herë në javë. Pastaj ti zgjat sezonin. Shkon nga fillimi i majit, mesi i majit, deri në mes shtatorit, fund shtatorit. Nuk e di sesa shpesh shkoni në jug, por mbas 31 gushtit duket sikur Dhërmiu s`ka ekzistuar.

Mira Kazhani: Ka filluar të ndryshojë. Po ndryshon kultura. Po shkojnë pak më shumë. Ata që kanë shtëpira. Unë nuk kam qenë që në gusht.

Oltion Çarkaxhija: Pikërisht. Po një pjesë e madhe e njerëzve kam përshtypjen që e kanë edhe sezonin të reduktuar. Patjetër që me zhvillimin e infrastrukturës, me hapjen e tunelit me gjëra që do t`iu krijojë njerëzve më tepër mundësi të shkojnë më shpesh... shkurtimi i distancës, patjetër që do shpeshtohet, por të bën dhe ty si kompani të mendosh, cili është sezoni që ka linjë? Sa vlerë ka? Cilët janë klientela që do kem? A janë klientelë që janë vetëm familja dhe njerëz që shkojnë me pushime? A ka klientelë biznesi?

Mira Kazhani: Është si ajo veza pulën, pula vezën. Po të jetë edhe fluturimi i përditshëm, do ketë edhe motiv më shumë. Se në momentin që nuk është dhe duhet t`i biesh pak si Magelani, është pak dekurajuese. Kështu që të dyja bëjnë njëra-tjetrën. Janë të lidhura.

Oltion Çarkaxhija: Absolutisht po. Po prapë nga logjika ekonomike, se kur t`i blen një avion që do të kushtojë 60 milionë dollarë, është diçka shumë e shtrenjtë për ta çuar diku, që nuk është në gjendje të fitojë lekët e veta. Shqipëria është linjë që funksionon, funksionoi këtë verë, por në formën sesi ne përpiqemi që të ndërtojmë linja të tilla, është që zgjat sezonin dhe rrit frekuencat. Pra nga dy herë në javë, mund të shkojë tre ose katër herë në javë. Ose mund të shkojë tre herë të javë në qershor dhe…

Mira Kazhani: Pra është vetëm çështje parash dhe e interesit të financave për kompanitë. A ka ndonjëherë të bëjë edhe politika? Mund të jetë edhe çështje politike në momente të caktuara?

Oltion Çarkaxhija: Mundet me destinacione që janë vërtet strategjike. Për shembull kemi destinacione që fluturojnë në Afrikën Perëndimore, ku Franca ka shumë influencë. Ku ka impakt politik. Kemi destinacione brenda Francës. Shteti mbulon një pjesë të shpenzimeve të atyre linjave dhe ne i mbajmë ato linja të hapura, sepse duhet të lidhin një komunitet me një tjetër.

Mira Kazhani: Ku ka dëshirë ka dhe realitet.

Oltion Çarkaxhija: Kjo ekziston në Kanada. Kjo ekziston në Shtetet e Bashkuara. Kjo është diçka që është praktikë. Në përgjithësi nëpër vendet internacionale nuk para ekziston, përveçse nëse ka interesa vërtet shumë të forta politike dhe shteti është gati të mbulojë… Unë në fund fare jam një kompani private.

Mira Kazhani: Vjen me mall në Shqipëri dhe çfarë bën, ku shkon? Çfarë të bën përshtypje më shumë?

Oltion Çarkaxhija: Kam prindërit në Shqipëri. Kam vëllain në Shqipëri.

Mira Kazhani: Prindërit janë kthyer në Shqipëri? Nuk janë më në Amerikë? E lanë Amerikën?

Oltion Çarkaxhija: E lanë.

Mira Kazhani: E lanë me qejf?

Oltion Çarkaxhija: Me qejf. Im atë zbret nga kati i pestë ku e kanë shtëpinë. Pi kafen poshtë. Ka tre njerëz që ndërron dy llafe. Amerika është e rëndë për brezat, në bazë si e merr. Im vëlla është shtetas gjerman, por ka ardhur në Shqipëri që nga 2008-ta dhe jeton në Shqipëri dhe ai. Kështu që patjetër që me qejf. Gjithmonë është qejf kur zbret në tokën tënde. Dëgjon gjuhën tënde.

Mira Kazhani: Kur e mbyll ditën e punës?

Oltion Çarkaxhija: Varet. Në përgjithësi unë përpiqem që të mos punoj mbas orës 6. Mos të kem takime fizike mbas orës 6.

Mira Kazhani: Po email-et vazhdojnë në çdo orar?

Oltion Çarkaxhija: Email-et, telefonatat mund të vazhdojnë në çdo orë të ditës.

Mira Kazhani: Numri 2 i Air France e bën atë që bllokon email-et kur është me pushime apo në fundjavë.

Oltion Charkaxhija: No. It's impossible. Wanting to stay... There are obligations you have towards the position, the chair and the company. You have to respect the chair you sit on. It is very important. And for that I can't turn it off.

Mira Kazhani: Would you like to turn it off?

Oltion Charkaxhija: Nquc. Life would not be so interesting. I consider work very important in my life.

Mira Kazhani: That explains why you are here.

Oltion Charkaxhija: Maybe. Yes, there are many people who find it important. This is what I am telling you.

Mira Kazhani: Thank you very much!

Oltion Charkaxhija: Thank you!

My ticket to success

The "Ze me Miran" podcast was supported by Credins Bank

*The right to repost is prohibited without the permission of the editor

Any misrepresentation of facts online will be prosecuted