Videopodcast

Arta Dades's next life!

Arta Dades's next life!

By Mira Kazhani / Arta Daden Everyone liked her, even though she was a beautiful, divorced woman, a minister in some socialist governments, cohabiting in some divisions and often placed between two fires, two presidents, again the English literature office managed, despite all this, to maintain an elegant public profile.

Now that he has moved away from active political life he lives more with his grandchildren. Cook for them, take care. He travels to warmer climates, and has found his schoolmates plus who also saves them from politics time. There is not much room for politics in her day and only a few beautiful costumes that are left in the wardrobe and she says that there is no one to forgive. They remind me of the past. She is mostly dealing with her life, translating books, seeing little news, and living the joy of the little things that are essentially life itself. Family, friends, travel, books and any recipes.

Of course, it is not easy not to talk about politics. I noticed in the interview that even in the questions that I thought did not have any connection with politics, it also appeared: In the structure of sentences and messages that preserve the morphology of the political character. She has joined the party at the age of 42. For the first time in the city of Lushnja she traveled as a candidate for deputy. Where, apart from being hit by a car and not knowing any address, two things paved the way for her: the fighting character and a poster with her photo, where she looks like an actress, from the ones we bought as a calendar in the 90s.

- “I am 42 years old here, not 43 years old. This has been the first poster of my campaign. "They took him and put the villagers on the wall at home," she said, but without any complacency, as something normal.

Arta Dade, e ka bërë rrugën e saj. Nuk ka pishmane dhe në intervistë do kuptoni që edhe lotin e ka provuar vonë me ndonjë film romantik, “se me moshën edhe mësoka të qajë njeriu”, -thotë ajo dhe kalon tek pyetja tjetër…! Interesante grua, apo jo!

Intervista e transkriptuar

Mira Kazhani: Është 19 tetor, viti 2003. Bëhet fjalë për udhëtimin e parë timin jashtë Shqipërisë, ose siç thoshim dikur ‘jashtë shtetit’. Ka qenë në Itali, si gazetare terreni për të raportuar Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës. Ishte një udhëtim i gjatë. Me traget deri në Bari. Më pas me autobus deri në Romë, plot të qeshura dhe kuriozitet. Megjithatë qëllim im nuk është të flas sot për atë udhëtim, as Vatikani madje, por protagonistja e intervistës time as që e di që aty e kam takuar për herë të parë, në një kishë. Ajo që mbaj mend, ishte se si gazetare e re nga Tirana ndihesha e emocionuar, e gëzuar që elita e botës ishte aty, në ceremoninë e një shqiptareje të famshme, siç ishte Nënë Tereza. Dhe për koiçidencë kishim në atë kohë një ministre Kulture që të nderonte në kuptimin e plotë të fjalës, edhe thjesht me prezencë. Arta Dade!

Arta Dade: Faleminderit Mira!

Mira Kazhani: Unë nuk pretendoj që të më mbash mend në atë ditë, se kemi qenë shumë gazetarë, por besoj ditën e kujton mirë. Çfarë kujton më së shumti nga kjo datë?

Arta Dade: Ka qenë një datë shumë e rëndësishme dhe një nga veprimtaritë e mia si ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që vështirë se do të harrohet. Ne ishim ftuar nga Vatikani me rastin e Lumturimit të Nënë Terezës dhe ishin ftuar autoritetet dhe liderët e të tre vendeve: të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Ishim të gjithë aty. Ishte ish-kryeministri Fatos Nano. Ishte ish-presidenti Berisha me gjithë zonjën. Madje më vjen çudi që i thonë ish-kryeministër, sepse në fakt përgjithësisht kur largohesh nga postet drejtuese, në përgjithësi përmendet posti më i lartë që ti ke mbajtur. Pra për z.Berisha tani thonë të gjithë ish-kryeministri, unë them ish-presidenti. Po mbase nuk kanë dëshirë që të kujtojnë kohën kur ai ishte presidenti i Republikës së Shqipërisë. Ishte ish-presidenti i ndjerë i Kosovës Ibrahim Rugova, por gjithashtu edhe ish-presidenti prapë i ndjerë i Maqedonisë, Trajkovski. Kështu që ishte bërë nderi për Nënë Terezën për të gjithë hapësirën ku Nënë Tereza në njërin vend kishte lindur, në tjetrin padyshim që e ka thënë edhe vetë ‘nga gjaku jam shqiptare’ dhe ishin nderuar të gjithë personalitetet. Unë si ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në fakt ishte hera e dytë që e mbaja këtë detyrë, sepse për herë të parë kam qenë ministre në vitin 1997. Kur Nënë Tereza ndërroi jetë më erdhi shumë keq që nuk isha pjesë e delegacionit qeveritar. Shkoi në Kalkuta presidenti Mejdani dhe zv.kryeministri i asaj kohe Bashkim Fino. Për fat të keq edhe Bashkim Fino i ndjerë. Dhe unë mbeta këtu për të organizuar ceremoninë në nder të Nënë Terezës. Kështu që të dy herët që unë kam qenë ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve më ka lidhur një moment me Nënë Terezën.

Mira Kazhani: Në YouTube gjeta një kronikë kur ju keni qenë ministre e Jashtme. Duhet të ketë qenë kohë fushate. Fatos Nano është kryetar i Partisë Socialiste, kryeministër ishte Ilir Meta. Ju jeni e sapokthyer nga një vizitë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në një nga pyetjet e gazetarëve (sigurisht gazetarët në atë kohë ishin emra të njohur në jetën e medias) dhe pyetja ishte për një deklaratë të zotit Nano i cili gjatë fushatës në Divjakë kishte thënë: Këtu bashkohen tre të bukurat e dheut, Divjaka, Partia Socialiste dhe Arta Dade.

E kujtoni se si i jeni përgjigjur gazetarëve kur ju thanë nëse kishit një koment për këtë deklaratë?

Arta Dade: Nuk e kujtoj ekzaktësisht, por ndoshta duhet t`i kthehem çfarë unë kam pasur si parim në jetën time. Sigurisht, pamja e jashtme për të cilën askush nuk ka të drejtë të mburret, sepse është një dhuratë e natyrës, e prindërve, dhe kur je në politikë apo kur je një personazh publik, por edhe t`i referohem profesionit tim, kur jep mësim në shkollë të mesme apo në fakultet, sikurse unë kam dhënë, besoj që për kontaktin e parë normal që është një gjë e mirë. Në qoftëse kjo nuk do të shoqërohet me mençurinë, me atë çfarë ti artikulon, me mesazhet që ti kërkon të japësh, me punën dhe me karakterin, për mua mbetet diçka bosh.

Mira Kazhani: Keni pak a shumë këtë gjë. Ndoshta fjalia ndryshon disi në strukturë. ‘Nuk e di çfarë shpjegimi mund t`i jap bukurisë apo një dhuntie apo diçkaje që ma ka dhënë natyra, kryetari e ka bërë këtë deklaratë, (i jeni drejtuar Fatos Nanos) ai e di, por unë nuk jap shpjegime për pamjen time.’ Diçka e tillë ishte.

Interesante, se kur e mendon tani çfarë kohe ka qenë, reflektimi që unë pata pas kësaj kronike është sikur kjo kronikë të ishte në 2021-shin dhe 2021-shi sot meriton të jetë në 2001-shin për nga liria e komunikimit, për nga spontaniteti i një përgjigjje për kryetarin. Nuk shohim politikanë që t`i përgjigjen kryetarit. Vetëm kur ndahen përfundimisht, por jo kur janë brenda një partie.

Arta Dade: Unë besoj që kjo ka qenë një nga pikat e mia të forta. Pavarësisht që ndokujt edhe nuk i ka pëlqyer, madje mund të jetë ndjerë edhe i sfiduar, por në fakt nëqoftëse realisht e mendojmë demokracinë, të brendshme apo në shoqëri, kur flas të brendshme kam parasysh në strukturat e partisë, unë besoj që njeriu duhet të jetë vetvetja. Dhe aq më shumë këtë e kam pasur parim që gratë duhet të jenë vetvetja. Gratë duhet të ketë individualitetin e tyre në politikë. Se nëqoftëse gratë bëjnë të tyret praktikat e politikanëve burra, apo mentalitete që koha duhet t`i ketë lënë pas, unë mendoj që përse duhet bërë gjithë ajo luftë që ne të kemi një baraza gjinore në politikë, nëqoftëse gratë nuk do të kenë individualitetin e tyre, nuk do të kenë përkushtimin e tyre, nuk do të jenë vetvetja. Sigurisht në formacionet politike ti shpeshherë je i detyruar që të respektosh disa vendime politike, por brenda kësaj unë besoj që gratë duhet të kenë individualitetin e tyre. Për këtë arsye vazhdimisht e kam thënë fjalën time, e kam thënë atë që nuk më pëlqyer madje kam ofruar edhe alternativën si mund të bëhet më mirë. Sigurisht kjo jo gjithmonë më ka favorizuar, për mos të thënë që edhe më ka penalizuar në ndonjë rast, por prapë nuk më vjen keq sepse nuk mund të tjetërsohesh në karakter për t`i bërë qejfin dikujt, qoftë ky edhe kryetari i partisë.

Mira Kazhani: Keni jetuar me disa kryetarë. Keni parë disa ndarje dhe konflikte. Ne sot dëshmojmë një konflikt vërtet dramatik në Partinë Demokratike, por nuk është se kanë munguar në të shkuarën. Për shembull ju keni qenë aty kur Fatos Nano dhe Ilir Meta u ndanë keqas. Çfarë ndodh kur çahen partitë? Kur miqtë bëhen armiq brenda një partie?

Arta Dade: Kjo ka ndodhur edhe në parti të tjera që kanë një përvojë më të gjatë, flas në kornizën europiane, por sidomos kur këto ndodhin në Shqipëri, ndodhin me drama të mëdha. Pse i quaj drama? Është e tmerrshme kur dy miq që kanë qenë në krah të njëri-tjetrit, në një proces të gjatë pune, dinë të mirat dhe të këqijat njëri-tjetrit, vjen një moment që vjellin aq shumë vrer, saqë të duket: A kanë qenë këta ndonjëherë bashkë me njëri-tjetrin? Kjo është e papranueshme sepse praktikisht edhe mesazhi që i jepet shoqërisë është një nga mesazhet që nuk duhet dhënë. Është një nga mesazhet që të bën të ndihesh keq. Dhe kjo njëherazi manifeston që kultura demokratike vazhdon të mbetet e cunguar.

Mira Kazhani: Pse ndarjet këtu janë kaq fatale? Përse zihemi për tortën e pushtetit ndryshe nga sesi zihen në Gjermani apo në Amerikë, se kudo zihen për pushtet? Tek ne përse stonon?

Arta Dade: Debati në Europë apo edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe midis dy kandidatëve që shpeshherë mes edhe aksente shumë të forta, për shembull kujtoj Obama-n me Hillary-n kur kandidonin brenda partisë së tyre, por në fakt debati është për çështjen, nuk është debat personal. Këtu ka fyerje personale. Edhe mënyra sesi i drejtohen njëri-tjetrit. Këtu kalojnë në debat të fyerjeve personale. Pra nuk ka debat në interes të publikut për çështjen, pra unë do ta zgjidh këtë çështje, në këtë mënyrë dhe propozoj këtë alternativë, dhe mbi të gjitha këtu debatet dhe acarimet janë vetëm për çështje personale dhe për interesa personale.

Prandaj duhet të ndryshojnë elitat. Po të shikojmë edhe kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aty vërtet baballarët e kombit nuk e bënë kot atë kufizimin e mandatit. Ka pasur vetëm dy raste në historinë e Amerikës kur kanë qenë procese madhore, përtej subjektivizmit, siç është rasti i Luftës së Dytë Botërore me presidentin e asaj kohe që mund të ketë marrë edhe një mandat të tretë, por në fakt kufizimi i mandatit është realisht një mjet demokratik. Është diçka që unë e kam propozuar bashkë me kolegë të tjerë kur ne bëmë një pro memorie, nëqoftëse juve keni qenë në dijeni kur u bë Kongresi i fundit i Partisë Socialiste, ne menduam që mandati i kryetarit duhet të kufizohet në dy mandate.

Bashkim Fino ka pasur një teori tjetër për të kufizuar mandatin e kryetarëve të bashkisë. Kjo nuk është kot. Do të ishte shumë mirë. Për shembull, po t`i referohem kryetarit të bashkisë së Lushnjes që tani ndodhet nën arrest, ne i jemi lutur atij që të pranonte të vinte dhe të bëhej kryetar partie. Ishte një djalë i shkëlqyer. Si ka mundësi që mbas katër mandatesh të degradojë? Unë i marrë të mirëqena akuzat që i janë bërë, më vjen shumë keq, sepse s`mund ta paragjykosh dikë derisa të përfundojë procesi i gjykimit, por fakti që ka dalë nën arrest të bën të ndihesh keq. Mbase po të ishin dy mandate, ndoshta s`do të kishte arritur deri në këto përmasa të korrupsionit, sipas akuzës, gjithmonë.

Mira Kazhani: I bie që të shqetësohemi që Partia Socialiste është në mandatin e tretë?

Arta Dade: Jo, nuk do të shqetësohesha. Po gjykoj dhe atë tjetrën thënien që fituesit nuk gjykohen. Unë besoj që mandati i tretë i Partisë Socialiste është një përgjegjësi më shumë, jo aq për meritat që pati PS në mandatin e dytë, unë them që nuk qe një nga qeverisjet më të mira, pati shumë probleme, në mënyrë të veçantë në zbatimin e programit me alternativën sociale, sepse është parti e socialdemokracisë europiane dhe padyshim që në themel të saj duhet të jenë politikat social-ekonomike, për fat të keq kjo nuk ka ndodhur, por unë besoj që duke parë njerëzit se çfarë kundërshtarësh kishte përballë PS, sesi PD nuk arriti të krijonte një frymë dhe një alternativë, aq më tepër duke pasur Sali Berishën, një nga violinat e para atje, për të mos thënë liderin e parë atje, dhe besoj që njerëzit nuk kishin zgjedhje dhe zgjodhën përsëri, unë them Edi Ramën, sigurisht Partisë Socialiste, sepse ndonjëherë liderët identifikohen me partinë. Nuk duhet të jetë kështu. Vetë sistemi nuk voton për liderin, siç është rasti i zgjedhjeve presidenciale në Francë apo në Amerikë. Padyshim që njerëzit votojnë për partinë dhe në fakt unë them do të ishte më e shëndetshme për demokracinë nëse në krye të partisë, s`flas për rastin konkret për Edi Ramën, sepse s`dua fare të komentoj mandatin e tij të tretë, por po flas në përgjithësi si parim. Nëqoftëse një lider do të ketë dy mandate në qeverisje sigurisht që do t`i binte dikujt tjetër nga Partia Socialiste që të ishte kryeministër. Shmang edhe barrën e përgjegjësisë. Nëqoftëse ti do të rrish sa më gjatë në pushtet, patjetër që ti do të kesh përgjegjësi më të mëdha dhe sigurisht mund të kesh dhe gabime të cilat bëhen në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse në fakt kush qeveris, patjetër që edhe do gabojë.

Mira Kazhani: Kemi 30 vjet që kemi të njëjtët personazhe, nëse do më jepni një shpjegim si zysh dhe si do t`ia thonit dikujt në kafe ose në divanin e shtëpisë, çfarë u ndodh njerëzve në tru kur janë 30 vjet njerëz të superpushtetshëm?

Arta Dade: Nuk e di, besoj që duhet të jetë në psikologjinë e njerëzve të veçantë. Nuk besoj që unë jam në gjendje ta shpjegoj këtë. Nuk e di çfarë ndodh në mendjen e tyre. E shpjegova këto janë interesa personale dhe duke iu ëmbëlsuar karrigia mendojnë që e bëjnë për të mirën e popullit. Në fakt demokraci do të thotë që të sundojë pushteti i popullit. Dhe pushteti i popullit patjetër që sundon përmes ndryshimit të elitave dhe përmes ndryshimit të emrave.

Unë personalisht kur u largova nga politika, ose më mirë kur më larguan, padyshim që ndjehesha keq, sepse mendoja që kisha akoma mundësi që unë të jepja në politikë. Sigurisht, unë asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk do të thotë që të jesh e angazhuar në politikë mos të të shkojë mendja që të jesh edhe kryeministre, mos të shkojë mendja të jesh edhe presidente, pse jo? Nëqoftëse do të ketë një garë të rregullt dhe do të ketë një përzgjedhje sipas rregullave dhe statutit, brenda forcës politike që të kandidon. Kjo sigurisht nuk ndodh në Shqipëri dhe është për të ardhur keq që kapen me thonj mbas karriges dhe askush nuk largohet vetë. Megjithëse kemi një rast pozitiv. Do t`i referohesha Fatos Nanos, i cili humbi zgjedhjet në 2005-ën dhe u largua. Megjithë tentativën për t`u rikthyer, por jo vetë si kryetar partie, por përmes një trupe që do të drejtonte me rrotacion partinë socialiste, kështu ishte varianti në 2005-ën që ne mbështetëm Edi Ramën, dhe besoj që Fatos Nano e ka bërë këtë gjë. Besoj që kjo është rruga e duhur.

Mira Kazhani: Cila ishte terapia që i bëtë vetes kur ju larguan? Se e thatë, e bëtë të qartë. Nuk u larguat vetë, po ju larguan.

Arta Dade: Nëqoftëse njeriu do mendojë që ka punuar për vendin, sigurisht që nuk do t`i vijë keq. Patjetër që unë isha e keqardhur, sepse u largova në një mënyrë që mbase dhe nuk e prisja. Nuk ndodhi ashtu sikurse unë e kisha parashikuar dhe përsëri njeriu që është i formuar e gjen rrugën për ta mbushur kohën e vet. Por në fakt mendoja që kisha mundësi që të vazhdoja të kontribuoja ende. Megjithatë nëqoftëse ti zëvendësohesh nga një brez i ri të cilët janë të përgatitur, të cilët përpiqen që të bëjnë atë që ti ke bërë dikur dhe nëqoftëse e kanë seriozisht dhe me bindje alternativën që përfaqësojnë, nuk të vjen keq. Por për fat të keq jo gjithmonë ndodh kështu. Unë uroj që të ndodhë kështu në PS, sepse pavarësisht që unë nuk jam më në jetën politike, unë vazhdoj ta ndjek politikën dhe nuk mund të shkëputem prej saj. Nuk do të thotë që të jesh në parlament apo në strukturat e partisë që ti të vazhdosh të jesh politikane.

Mira Kazhani: Si e sheh veten të zëvendësuar tashmë? Ka ndonjë protagonist, ndonjë figurë në Partinë Socialiste që thua, ok, shumë mirë, me këtë le të zëvendësohem?

Arta Dade: Nuk e di. Nëse do ta shikosh në drejtim të posteve që ke mbajtur, nuk dua të bëj shumë komente, por vazhdoj të pres me kënaqësi që vajzat e reja që i janë afruar Partisë Socialiste të kenë një performancë. Gjithmonë e shpresoj këtë gjë.

Mira Kazhani: Ndonjëra prej tyre të jep shpresë? Të pëlqen? Ke ndonjë?

Arta Dade: Tani është vështirë të përmendësh emra, sepse unë shumë prej tyre edhe i kam mbështetur kur kemi qenë bashkë atje. Është vështirë tani që janë në pushtet. Unë them që njerëzit duken më shumë kur janë në opozitë, sa shumë e duan partinë kur janë në opozitë dhe sa shumë punojnë për elektoratin kur janë në opozitë. Kur je në pushtet aq më tepër në mandatin e tretë është vështirë të përcaktosh se me sa shpirt dhe me sa profesionalizëm e bëjnë punën. Aq më tepër që kryeministri e ka vetë merak këtë punë edhe shpeshherë për çdo alternativë, për çdo arritje apo për çdo dështim neve dëgjojmë vetëm kryeministrin.

Mira Kazhani: Bezdisesh ndonjëherë? Ose të vjen keq për shembull që duhet të flasë vetëm kryeministri?

Arta Dade: Nganjëherë më vjen keq, por për hir të së vërtetës duke u marrë edhe me disa punë të miat, jam kthyer tek profesioni që unë kam pasur. Merrem me anglishten me ndonjë përkthim, me ndonjë artikull që botoj në shtypin e huaj. Kështu që besoj që nuk kam kohë që t`i ndjek me kaq hollësi.

Mira Kazhani: Politikanët shqiptarë në ato fillime pak kanë ditur anglisht, siç keni qenë ju, sepse vinit si zysh anglishteje. Tani përveçse kanë mësuar anglisht, përse nuk merren vesh mirë me ndërkombëtarët edhe pse s`po mësojnë edhe sjelljen e ndërkombëtarëve, modeleve të mira? Për çfarë flasin anglisht nëse s`merren vesh?

Arta Dade: Tani ka disa kategori në këtë drejtim. Ka një kategori, që kjo është më e spikatura dhe nganjëherë në dukje si më e suksesshmja, që në anglisht flasin atë që duan të dëgjojnë ata që e kanë anglishten gjuhën e tyre. Dhe tjetër lloj flasin me njerëzit që kanë për t`i qeverisur. Besoj që ka një kategori tjetër që nuk arrijnë të merren vesh, sepse janë kaq keq të brumosur me praktikat e së kaluarës dhe me autoritarizmin saqë nuk kanë për t`u marrë vesh asnjëherë.

Kategoria tjetër pastaj është që thjesht gjuhën e huaj dhe takimet me ndërkombëtarët i kanë si stoli dhe për konsum elektoral të brendshëm, sepse në fakt ky është dhe një shqetësim tjetër që kam tani që nuk jam e angazhuar në politikë. Duket sikur gjithë problematikën që kemi, ia kemi lënë në dorë që të na e zgjidhin ata që e kanë anglishten gjuhën e nënës dhe sigurisht është gjë shumë e mirë që kemi partnerë kaq të rëndësishëm dhe që kanë një vëmendje kaq të madhe ndaj nesh. Por në fakt nga ana tjetër, ndihem keq sepse them përse çdo gjë duhet të na e zgjidhin ndërkombëtarët? Përse ne vetë nuk arrijmë t`i zgjidhim gjërat? Përse duhet që edhe strukturat për drejtësinë të na i ngrejnë, në rastin konkret, amerikanët dhe Bashkimi Europian? Përse nxitjen për t`i konsoliduar këto struktura duhet ta bëjnë ata?

Mira Kazhani: Edhe ligjin elektoral e bëjnë amerikanët në Shqipëri. E survejojnë ata.

Arta Dade: Përse ligjin elektoral të mblidhen dhe ta nënshkruajnë forcat politike në rezidencën e një ambasadoreje shumë të rëndësishme dhe shumë të nderuar, po pse duhet të ndodhë kjo? Përse kur kanë interesa personale merren vesh brenda natës me njëri-tjetrin?

Në 2008-ën kur u ndryshua Kushtetuta, Edi Rama dhe Sali Berisha u ulën bashkë dhe e ndryshuan Kushtetutën. Përse kur vjen puna për t`i dhënë një diçka më të mirë elektoratit kemi kaq shumë mosmarrëveshje saqë detyrojmë partnerët tanë të na marrin për dore dhe të na ulin për t`i nënshkruar këto marrëveshje?

Mira Kazhani: Mos ndoshta politikanët në Shqipëri, duke qenë se jemi vend i vogël dhe diku lidhemi të gjithë, kemi lidhje të ndryshme, fije të ndryshme që na bashkojnë e na ndajnë njëkohësisht, mos ndoshta shumë veprime apo akte i ndërmarrin duke u fshehur pas Ambasadave, pas të huajve?

Arta Dade: Ekzakt!

Mira Kazhani: Mos ndoshta nuk kanë kurajë për t`i bërë disa gjëra vetë? A është ndoshta dhe një lloj përdorje nga vetë politikanët edhe duket sikur ua lëmë atyre ta bëjnë?

Arta Dade: Mua më pëlqen që Escobar që vizitoi Shqipërinë dhe rajonin së fundmi, e bëri komentin dhe u duk sikur la një ‘porosi’. Që institucionet shqiptare duhet të funksionojnë.

Mira Kazhani: Shqipërinë bëjeni vetë, tha ai.

Arta Dade: Prandaj u ngritën institucionet. Është e pafalshme kjo që fshihen edhe për qëndrimet që mbajnë, në mënyrë të veçantë mbas Ambasadës së Amerikës.

Unë kujtoj njëherë në parlament, Edi Rama si kryeministër tha diçka lidhur me luftën politike në parlament. Atëherë në atë kohë ishte ambasadori Lu dhe mbaj mend që ambasadori Lu u përgjigj. Ambasadori Lu tha që ju nuk duhet të fshiheni mbas deklaratave të Ambasadës Amerikane. E njëjta gjë mund të thuhet sot për Lulzim Bashën. Në tre-katër fjali ai thotë ‘amerikanët’, ‘Ambasada Amerikane’. Duhet të thotë atë çka ai mendon dhe është fat që e mbështet Ambasada Amerikane.

Mira Kazhani: Si e sheh atë që po ndodh sot në Partinë Demokratike dhe jo vetëm një përshkrim për atë që po ndodh sot, por a ke një parashikim si e sheh fundin e kësaj lufte?

Arta Dade: Fundi i luftës është i vështirë që të parashikohet, por unë do ta uroja një tërheqje të z.Berisha. Për mua Saliu nuk duhet të ishte në politikë. Ne erdhëm në 2013-ën si Parti Socialiste në pushtet me kartën e luftës kundër korrupsionit. Për fat të keq, nuk u përgatit një dosje e cila duhej të çohej pranë prokurorisë. Përtej faktit se kush ishte prokuror dhe përtej faktit që ndoshta s`do të lëviznin as gishtin për të kryer veprime të mëtejshme. Të paktën para shqiptarëve, qeveria socialiste do ishte si të thuash, luajale me ato ç`ka kishte thënë në fushatë për të bërë drejtësi lidhur me luftën kundër korrupsionit. Për fat të keq kjo nuk u bë. Të shpresojmë që të bëhet tani dhe unë besoj që një nga frikërat e mëdha që ka Sali Berisha është pikërisht kjo. Sepse nëqoftëse ne do të vazhdojmë me politikën e pandëshkueshmërisë, e cila ka qenë vazhdimisht një nga vërejtjet kryesore në kriteret politike edhe në raport-progreset e Bashkimit Europian, pandëshkueshmëria, atëherë nuk e di se çfarë drejtësie do të bëhet. Prandaj unë mendoj që kjo është një frikë e madhe që ai ka dhe sigurisht më erdhi keq që ka mjaft personalitete të spikatur, kryesisht ata që u hoqën nga Lulzim Basha, të cilët më kanë befasuar që mund t`i shkojnë përsëri nga mbrapa Sali Berishës. Sigurisht u manifestua dhe u ekspozua si një procedurë demokratike. Unë nuk besoj që kjo është një procedurë demokratike, sepse po të ishte vërtet e tillë mund të kishte ndodhur dhe në partitë e tjera, kur ke një ‘remorse’ pra keqardhje që ti je larguar. Atëherë është shumë kollaj që të mblidhesh dhe të bësh të njëjtën gjë. Po në fakt kemi bërë ndonjëherë shaka ne, ore sikur t`ia bësh kështu, atij kryetarit të partisë dhe në fakt ka qenë një shaka që nuk mund të merrej si një gjë e vërtetë, sepse faktikisht njerëzit që kanë një formim të caktuar, qoftë edhe me këto parimet e demokracisë, njerëzit që kanë lexuar sadopak, s`dua të them që Saliu është i palexuar se Saliu ndoshta ka lexuar më shumë se kushdo tjetër, problemi është sa i ka bërë të tijat praktikat demokratike. Edhe kur ka drejtuar vendin, kur ka qenë në qeverisje unë nuk besoj që ai ka qenë një shembull i mirë për të zbatuar praktikat demokratike, përkundrazi.

Tani ka ardhur koha që Lulzim Basha po i pohon me gojën e vet shumë gjëra të cilat më mirë vonë se kurrë, sigurisht. Po kur njeriu nuk flet në momentin e duhur, ç`vlerë ka? Sepse po të kishte folur në momentin e duhur dhe po të ishin marrë masat në momentin e duhur, patjetër që vendi nuk do të kishte ngelur në vend numëro në shumë drejtime. Më vjen keq që edhe shumë analistë dhe shumë media e kanë mbështetur këtë veprim të Sali Berishës në një kohë kur ata duhet të kishin një mentalitet tjetër. Duhet të kishin mentalitetin që ‘Enough is Enough’. Vjen një moment që secili që ka bërë shkelje ligjore, kushdo qoftë majtas apo djathtas, patjetër që duhet të dalë përpara drejtësisë dhe nëse do të fillohet me Sali Berishën, unë jam e bindur që atëherë do të fillojnë njerëzit të besojnë që drejtësia po funksionon. Patjetër që duhet t`u vijë radha të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin dhe kanë abuzuar me asetet e këtij vendi që paska qenë shumë i pasur për sa kohë ka pasuruar në mënyrë jo të ligjshme këta individë të cilët vazhdojnë të tallen dhe do të thoshte populli “të shijnë mbi kurrizin e këtij populli”.

Mira Kazhani: Është një lider opozite i fortë dhe rival i fortë Lulzim Basha për Edi Ramën?

Arta Dade: Nuk e besoj këtë, por me sa duket unë them që nuk ka qenë ai lideri faktit i Partisë Demokratike. Unë besoj që ka qenë Sali Berisha. Dhe ndoshta duhet parë këtej e tutje, duke qenë se ai bëri këtë veprim me Sali Berishën. Mbase për t`i qetësuar gjakrat në vazhdim nuk e di se çfarë procesesh të tjera do të ketë Partia Demokratike. Të presim edhe kuvendin e datës 18 për të parë, por si rregull, kur një lider humbet zgjedhjet, sigurisht që duhet të japë dorëheqjen.

Tani kjo formula e vjedhjes së zgjedhjeve unë nuk e di deri në ç`masë zgjedhjet e fundit janë manipuluar, se duke iu referuar edhe raporteve të OSBE-ODIHR, ju e dini që unë kam qenë për 14 vjet dhe vetë kam qenë pjesë e ekipeve të vëzhgimit të zgjedhjeve, vetëm katër herë kam vëzhguar zgjedhjet presidenciale në Amerikë, sigurisht zgjedhje perfekte nuk besoj që ka, por kjo formula, se edhe Partia Socialiste e ka bërë dikur, që na janë zgjedhur zgjedhjet, është një justifikim i kryetarit të partisë për të mos u larguar. Besoj që duhet të bëhet normë që kur humbet zgjedhjet, siç ndodh edhe në botën perëndimore, unë nuk di një rast të vetëm nga liderët e Europës që të humbësh zgjedhjet dhe të qëndrosh përsëri.

Mira Kazhani: Ç`është kjo? Pse nuk ikin dot shqiptarët nga politika?

Arta Dade: Shqiptarët ikin nga politika, ja ku e ke një rast këtu.

Mira Kazhani: Jo, që të ikin vetë. Të kishin larguar, as ju nuk kishit ikur.

Arta Dade: Jo unë nuk do kisha ikur në kuptimin që unë nuk isha kryeministre. Po të kisha humbur zgjedhjet sigurisht. Po unë s`i kam humbur asnjë palë zgjedhje. Sa herë kam kandiduar, kam fituar.

Mira Kazhani: Po kryetarët, liderët?

Arta Dade: Kryetarët nuk ikin. Madje kryetarët mundohen të adaptojnë statutin, të ndryshojnë normat në mënyrë që të mbeten kryetarë partie, sepse në momentin që nuk je kryetar partie, ti s`mund të jesh kryeministër. Madje kaq ironike tingëllon kjo saqë Sali Berisha thotë që jam një nga kandidatët për të kandiduar për kreun e partisë dhe për t`u bërë kryeministër. Pra Sali Berisha është 78 vjeç dhe unë nuk e shikoj të keqen tek mosha. Kur i thoshin Saliut “plak i vjetër”, gjithmonë e kam thënë këtë, e keqja e Saliut nuk është që është i moshuar, e keqja e Saliut është që ai është një autoritarist dhe kështu ka qenë vazhdimisht dhe është një nga komunistët e vijës së ashpër i cili nuk ka ndryshuar. Nuk kupton asnjë gjë se çfarë është demokracia.

Mira Kazhani: Ilir Meta si të duket? Çfarë lideri?

Arta Dade: Unë besoj që për kohën që kam punuar me të, kam qenë ministre e Jashtme kur Meta ka qenë kryeministër, por dhe Pandin, me të dy këta kryeministra të Partisë Socialiste, unë kam përvoja pozitive. Tani do presim çfarë do ndodhë, sepse Ilirit i kanë mbetur edhe pak muaj për të qenë president.

Mira Kazhani: E shihni që do të jetë në opozitë?

Arta Dade: Nuk e di. S`e parashikoj dot.

Mira Kazhani: Çfarë është politikani? Si është jeta e një politikani në fund të fundit? Si jeton një politikan ndryshe nga njerëzit e tjerë?

Arta Dade: Tani edhe këtu ka kategori të ndryshme të politikanëve. Nëqoftëse do që të të flas nga përvoja ime unë dëshiroj ta bëj jetën tamam si një njeri i thjeshtë. Më pëlqen të dal vetë të bëj pazar. Madje e kam bërë dhe më përpara këtë gjë. Më ka pëlqyer që dikur më kanë fotografuar me qesen e zarzavateve, nuk e di, kam qenë ministre më duket dhe shpeshherë kemi shembuj të shkëlqyer. Kemi rastin e Angela Merkel që kishte dëshirë të dilte vetë dhe është një relaks.

Mira Kazhani: Edhe punët e shtëpisë i bënte me bashkëshortin ajo.

Arta Dade: Ke Thatcher që gatuante vetë edhe kur i ftonte anëtarët e kabinetit. Këto janë pasione që s`ke pse i lë. Sigurisht kufizohesh në mjaft gjëra të jetës tënde personale dhe kjo ka ndodhur me mua. Pra ti duhet të mendosh edhe për çfarë imazhi krijon tek njerëzit. Si të perceptojnë ty njerëzit.

Mira Kazhani: Të ta bëj një pyetje personale në fund? Ke të drejtë të mos përgjigjesh. Ishte prej politikës, prej karrierës që nuk u rimartuat?

Arta Dade: Ndoshta ka të bëjë me angazhimin tim i cili ka qenë përgjithësisht 100% për të kryer detyrat që kam pasur. Detyrat kanë qenë të rëndësishme dhe njeriu mësohet me një komoditet, edhe me largimin nga shtëpia, sepse përgjithësisht zonat elektorale unë nuk i kam pasur në Tiranë, i kam pasur jashtë. Plus pastaj që dhe angazhimi im ndërkombëtar ka qenë vërtet shumë i spikatur dhe nuk kam pasur kohë që të mendoj apo të angazhohem për gjëra të tjera personale. Prandaj thashë që është edhe një privim i jetës personale angazhimi në politikë.

Mira Kazhani: Një grua me sharm, qoftë edhe në politikë, vjen një moment që ke nevojë për atë të dielën për dikë, e ke ndjerë vetminë?

Arta Dade: Jo, nuk e kam ndjerë për arsye se e kaloj shumë mirë me nipërit, me mbeskën që kam, me prindërit që për fat i kam akoma, por edhe me mjaft shoqe që organizojmë vërtet gjëra shumë të këndshme dhe i jemi rikthyer jetës së shkollës. Jam riafruar përsëri me shoqet e shkollës.

Mira Kazhani: Rrini gjatë në telefon apo udhëton me shoqet?

Arta Dade: Unë i urrej telefonatat e gjata. Ne takohemi. Shpesh bëjmë edhe ekskursione. Madje vemi edhe në vende turistike dhe rrimë një javë ose 10 ditë.

Mira Kazhani: Për shembull, udhëtimi i fundit, në një vend të bukur që të ka ngelur në mendje ku ka qenë?

Arta Dade: Tani në mendje nuk më ka ngelur sepse kam parë shumë vende të bukura, por i fundit fare ka qenë një javë në Dubai ku bëmë plazh, sepse koha ishte shumë e mirë. Por edhe në Budapest, në mjaft vende. Tani nuk dua ta zbuloj të gjithë CV-në time turistike.

Mira Kazhani: Gatuan çdo ditë në shtëpi?

Arta Dade: Po gatuaj.

Mira Kazhani: Jeton vetëm apo me ndonjërin prej djemve?

Arta Dade: Unë jetoj vetëm, por në fakt nuk jam asnjëherë vetëm, sepse jam gjithmonë me nipërit. Duke qenë se edhe shtëpinë e kam në qendër, është pak a shumë si një vend ku mblidhemi dhe gatimet i bëj vërtet shumë të mira, sipas dëshirës së secilit.

Mira Kazhani: Ke qenë natyrë romantike, melankolike në rini?

Arta Dade: Po jam. Jam shenja e Peshqve dhe jam romantike. Më pëlqen shumë natyra. Më pëlqen deti. Më pëlqen të lexoj, të shikoj filma romantikë. Pse jo?

Mira Kazhani: Qan?

Arta Dade: Mesa duket me kalimin e moshës edhe qaj. Prekem.

Mira Kazhani: Nga historitë e dashurive për shembull?

Arta Dade: Po varet sesi trajtohen, sepse në fakt unë edhe formimin tim e kam letrar. Kam qenë pedagoge e gjuhës angleze dhe kryesisht me letërsinë angleze jam marrë. Kështu që varet. Është njerëzore që edhe të prekesh. Kam parë një fotografi të presidentit Obama, që e dua shumë dhe e adhuroj për atë që ka bërë.

Mira Kazhani: Edhe mua më pëlqen shumë. Këtu jemi njësoj.

Dhe ka një foto që ka një pikë loti, mua më duket që edhe kjo është shumë njerëzore. Nuk duhen marrë politikanët që duhet të jenë të ashpër, patjetër që je njeri në radhë të parë. Sigurisht që do prekesh, përsa kohë që kjo nuk është teatër. Është e ndjerë.

Mira Kazhani: Ju jeni shumë në formë edhe komplimente! Besoj jua thonë të gjithë këtë. E keni bërë një copë të mirë rrugë dhe kur bën atë përmbledhjen, atë rezymenë, sintezën e gjërave në fund të fundit Arta Dade çfarë ka shumë rëndësi në jetë, 3 gjëra që nuk blihen as me para ndoshta.

Arta Dade: Rëndësi në jetë besoj unë ka të jesh vetvetja. E para kjo. E dyta, të kërkosh nga vetja dhe të mos ndalesh asnjëherë së kërkuari. Dhe sigurisht familja dhe fëmijët për një nënë është mbi të gjitha besoj unë dhe pastaj t`i japësh kuptim jetës në shërbim të njerëzve nëqoftëse ti e zgjedh që ta bësh këtë gjë. Siç ka qenë zgjedhja ime e angazhimit në politikë. Këto janë shumë të rëndësishme.

Mira Kazhani: Faleminderit znj. Dade për këtë rrëfim!

Arta Dade: Ishte kënaqësi!

Even compliments that your journey as a journalist has been really great!

Mira Kazhani: Thank you!