Qyteti

19 buildings in the Student City are rehabilitated thanks to aid from the EU and the German government, benefiting 4,700 students

19 buildings in the Student City are rehabilitated thanks to aid from the EU and

In a joint ceremony, the Mayor of Tirana, Erion Veliaj, the German Ambassador Peter Zingraff, the Chargé d'Affaires of the European Union in Albania, Alexis Hupin, the Minister of Education, Evis Kushi, and the Director of the KfW Office in Albania , Brit Horschke, gave the good news about the energy-efficient renovation of 19 Student City dormitories and the construction of 3 new buildings with European standards.

The project provides funding from the German government, through the KfW Development Bank, and from the European Union, through the Investment Instrument for the Western Balkans, from which 4,700 students will benefit.

19 buildings in the Student City are rehabilitated thanks to aid from the EU and

The mayor of Tirana, Erion Veliaj, recalled the state in which the buildings of the Student City were 8 years ago, with occupied spaces, without administration and in a degraded state. "They were occupied in the name of two fingers, freedom-democracy, but freedom-democracy ends where someone else's freedom-democracy begins, not the occupation of student buildings. But should we focus on the past or the future? The decision is to focus on the future, so I believe that this community here, with 4700 - 4900 students every year, is probably the highest intellectual flow that comes to Tirana from other parts of Albania or even other parts of Albanianness, being that we also have students from Kosovo, Presheva, Montenegro and North Macedonia", said Veliaj.

Ai renditi punët që janë bërë me konviktet në Tiranë, me një cilësi të standardeve europiane. “Bashkë ne kemi bërë një punë të jashtëzakonshme në Qytetin Studenti apo te godinat e Inxhinierisë së Ndërtimit. Hapësirat aty janë totalisht të transformuara. Pas tërmetit investuam tek dy godinat e Mjekësisë, vendosëm t’i rindërtonim aty, afër fakultetit. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme me Vinny Mass dhe MRDV nga Roterdami, i njëjti arkitekt që po bën Piramidën; i njëjti arkitekt që ka bërë edhe godinat e Universitetit Bujqësor në Kodër Kamzë, për të treguar se po i trajtojmë të gjithë njësoj”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se ky projekt i vjen në ndihmë Bashkisë së Tiranës, për të ulur faturën e shpenzimeve në Qytetin Studenti. Ai shtoi se godinat do të jenë vetëm për studentët dhe ftoi qytetarët që kanë jetuar në këto ndërtesa, që t’ua lirojnë hapësirat studentëve dhe të mos bëhen pengesë.

“Por, nuk na duhet vetëm eficenca energjetike - na duhet edhe eficencë emancipuese për shoqërinë tonë. Pesë godina nga 19 janë në fazën e parë të punës dhe po bëhen nëpërmjet këtij bashkëpunimi dhe kësaj skuadre fantastike, ndërkohë tre godinat e tjera që inspektuam po bëhen me fondet e qeverisë dhe bashkisë. Unë nuk hyj tek ata politikanë që mundohen ta kenë mirë me të gjithë. Ju e dini, zgjedh që të bëj beteja dhe t’iu qëndroj deri në fund atyre. Në godinat e reja nuk do të kthehen më ata që i zaptuan ato me gishtat përpjetë në vitet ’92-93 apo ‘97-‘98. Godinat do të jenë ekskluzivisht për studentët. Sepse unë besoj se një shoqëri e mirë nuk mund të zaptojë të ardhmen. Të zaptosh Qytetin Studenti do të thotë të zaptosh mundësinë e së ardhmes për vendin tonë. Lajmi i mirë për këta qytetarë është se Bashkia e Tiranës ka një fond për bonus qiraje, ka banesa sociale, ka edhe kredi të buta si zgjidhje”, sqaroi Veliaj.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen që po i jep arsimit në Tiranë. “Falenderoj në mënyrë të veçantë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, jo vetëm për mbështetjen që i jep arsimit në përgjithësi, por për vendimin e guximshëm që mori në fillim të këtij viti akademik, duke përgjysmuar tarifat e studentëve që akomodohen në rezidencat universitare, ashtu sikurse transporti falas për të gjithë studentët. Ishte një vendim në momentin e duhur”, tha Kushi.

Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf nënvizoi se për Gjermaninë ka një rëndësi të veçantë mbështetja e Shqipërisë në arsimimin e të rinjve të saj, për t‘u mundësuar atyre të studiojnë, jetojnë, të shpalosin aftësitë e tyre dhe të kontribuojnë për ekonominë këtu, në Shqipëri. “Përmes këtij projekti ne po përmirësojmë kushtet e jetesës për 4.700 studente dhe studentë – 70 % e tyre vijnë nga familje me të ardhura të ulëta. Në të njëjtën kohë këto masa mbështesin Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt efiçencës së energjisë dhe në përmbushjen e kritereve për anëtarësimin në BE”, deklaroi ambasadori gjerman.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që vazhdojmë me mbështetjen tonë ndaj studentëve shqiptarë dhe të rinjve të këtij vendi. Së shpejti, mijëra studentë shqiptarë do të kenë të njëjtat kushte jetese si bashkëmoshatarët e tyre në BE, në mos më të mira. Siç e dimë të gjithë, në të kaluarën, mes këtyre godinave të Qytetit Studenti, energjia jetike e rinisë ndryshoi një komb të tërë. Jemi të sigurt se brezat e ardhshëm do ta marrin këtë projekt novator si një model të ardhshëm për t'u përpjekur për më shumë efiçencë, tranzicion të gjelbër dhe zgjidhje miqësore me mjedisin”, deklaroi i Ngarkuari me Punë i BE-së Alexis Hupin.

Improvements to dormitory infrastructure will reduce energy consumption by an average of 20% compared to current levels. They will also promote social infrastructure for low-income students. At least 70% of the capacity of the rehabilitated dormitories will be occupied by low-income students. The first phase consists of construction works for a group of 5 buildings, which are expected to be completed within 9 months.