Videopodcast

When you lose your 70 year old wife you are not single, but alone

When you lose your 70 year old wife you are not single, but alone

By Mira Kazhani / Ylljet Alicka has always seemed to me a nice person to interview and why with a complicated name. Have you heard of the name Stars, except in this case ?!

This time I had a stronger drive than a nice interview. This is a podcast that has no tolerance for interviews that do not have a fable. I wanted to hear how a writer, a director, describes his life, when he has not lost his wife, his life partner, for a few months.

What happens to a man, that children are in their lives and no longer have a partner, or vice versa? At the end of the podcast I felt a relief and said that few people could explain this inevitable phase of life, with the sincerity, surprise, and joke of the writer Alicka.

We also talked about Albania, more precisely we did not complain about it, nor about Tirana. Even for the younger generation and we did not complain about them either. He did not even complain about the woman who left him, and no more about the others.

It is worth clicking on it in full on YouTube, because one day we will all be where Ylljeti is today and you will find ready some recipes for how to eat, such as risotto, and how to manage not to drown depressed. There is a way to always laugh at life. This is the right video podcast.

Transcribed interview:

Mira Kazhani: Sot do të flas me Ylljet Aliçka. Është fillimisht shkrimtar, por jeta e ka bërë edhe ambasador në Paris, edhe regjisor filmi. Është një personazh që flet përmes ironisë dhe humorit të zi, kryesisht nëpërmjet tekstit. Në vitin 2021 një ndryshim i madh i ka ndodhur edhe në jetën e tij personale, ndarja nga jeta e bashkëshortes Lindita, në moshën 70-vjeçare.

Ylljet, si po ia del? Se në të ri, thonë të vjetrit, gjërat zëvendësohen shpejt, por humbja e partnerit tek të 70-tat ka dimension tjetër, mungesë e zbrazëti ndoshta.

Ylljet Aliçka: S`jam as i pari, as i fundit, por e shikon nga larg dhe thua sa keq. Është përvojë që po s`e provove… janë ndjesi që s`i kisha menduar, të paparashikuara më parë. Fus logjikën pastaj që kjo qe, ndodhi dhe duhet me kohën… Ne i përkasim familjeve tradicionale me jetë të gjatë. Kam jetuar 42 vite me bashkëshorten. Është tërë inercia e kësaj jete, e ngjarjeve, fëmijëve, problemet, gjë që të bën të mos e kalosh lehtë. Pastaj nuk jam në një moshë për t`u admiruar që kam kaluar “single”. Përshtatem. Në fillim ishte si trallisje. Më vonë sikur u gjet njëfarë ekuilibri.

Mira Kazhani: Jeton vetëm tani?

Ylljet Aliçka: Vetëm.

Mira Kazhani: Djali është në Tiranë? Vajza është në Gjermani? Komunikon gjatë ditës shumë?

Ylljet Aliçka: Të dy të martuar, me fëmijët e tyre.

Mira Kazhani: Kush kujdeset për shtëpinë për shembull? Dije t`i bëje punët e shtëpisë? Mund të gatuash?

Ylljet Aliçka: Kohën e lirë e kaloj duke lexuar legjendat e furrës, së makinave larëse. Mbasi dështon se vë ndonjëherë temperaturat e ndryshme, prishen trikot, bluzat- se njeriu më tepër, në psikologjinë e edukimit mëson duke dështuar. I kam mësuar. Jo perfekte, por që brezi ynëështë që gruaja bënte gjithçka. Na kanë mësuar keq. Ngel papritur që duhet t`i bësh.

Mira Kazhani: Një gatim që të mungon edhe që ke tentuar ta bësh?

Ylljet Aliçka: Unë s`di të gatuaj. Po kur përtoj porosis jashtë. Risoton e bëj. Kurse gruaja gatuante shumë. Ishte shumë e talentuar në kuzhinë. Më mungon kuzhina, pjata, ose ideja e lugës. Ia kam marrë dorën tani. Blej gjëra gjysmë të gatshme, i skuq edhe…

Mira Kazhani: Unë e mendoj shpesh këtë kur shoh prindërit e mi. E prekët pak në fillim, që ju jeni ai brez që vini me atë familjen tradicionale. Jeni lidhur të rinj, martuar të rinj. Se në atë kohë, në diktaturë martoheshin shumë të rinj njerëzit. Shoh prindërit e mi shpesh dhe ata kanë 50 vite bashkë, dhe kur jemi në kafe nuk bien dakord për asgjë dhe ti mendon që kur tëçohen, do ndahen dhe secili do iki në punë të vet, kur papritur i shikon dorë për dore që dalin të bëjnë një ecje. Si ka mundësi? Çfarëështë kjo lloj lidhje që vjen nga koha juaj?

Ylljet Aliçka: Thashë, është investimi kohor. Investimi kohor i shumë ngjarjeve. Janë fëmijët në mes që të lidhin. Po e njëjta gjë, ajo që thatë ju. Në asgjë nuk bie dakord me kalimin e moshës. Jo ku e çon televizorin, jo çfarë shikon… Për gjëra të vogla, por për ato grindesh. Je i lidhur pavetëdijshëm. Nuk ka qenë fenomen shumë i përhapur ideja e divorcit, ose bashkëjetesës dhe është klasike kjo që brezi ynë shumë pak dëgjonim për divorc, ose për ndarje. Një jetë e tërë me një njeri. Ngulitesh dhe ti nuk e mendon alternativën.

Mira Kazhani: Është shumë herët për ta bërë këtë pyetje, por ju jeni shkrimtar dhe unë po guxoj me një regjisor. Se ne në anglisht i shohim të paktën nga filmat amerikanë, por edhe perëndimi është i tillë që e rishpik jetën, e ringre jetën. Nëse do të jepej një mundësi, do ta rinisje një lloj jete edhe personale, private?

Ylljet Aliçka: Përtoj. (qesh) Me idenë që do kisha bërë gjëra më shumë në favor të… sepse hobi im apo aventura e këtyre viteve të fundit, e këtij 10-vjeçari është letërsia - se unë kam mbaruar për biokimi, nuk e kam menduar që do bëhesha shkrimtar. Mesoburrë e nisa shkrimin. Them se po të më jepej rasti- po nuk e kam atë shans e di- do merresha më shumë me letërsi. Të fitoja zhdërvjellësinë që më mungon. Shpeshherë më mungon zhdërvjellësia në të shkruar, gjëqë fitohet sa më shumë ta përpunosh.

Ndërkohë prapë e vazhdoj këtë punë. Letërsinë e kam me kënaqësi. Kam qejf të jetoj këtë që më ka mbetur, jo t`i kthehem mbrapsht Mira.

Mira Kazhani: Si mendon që do ta jetosh kohën e mbetur, që urojmë të jetë sa më e gjatë?

Ylljet Aliçka: Nuk e di. Ideja e konkluzionit është me angazhim. Jam pedagog në universitet. Jap mësim në dy universitete, tek “Mesdhetari” që jam full time, jap tek Universiteti i Arteve. Shkruaj.

Mira Kazhani: Çfarë lëndësh jep?

Ylljet Aliçka: Ç`të më japin. Kam “Metodat e Kërkimit Shkencor”. Kam “Psikologjinë e Edukimit”. Tek Universiteti i Arteve jap “Shkrimin e Skenarit”, “Teoritë bashkëkohore të edukimit”.

Mira Kazhani: Si është brezi i ri? Si janë studentët e sotëm? Kur i sheh, - jo vetëm në auditore, në leksione, apo në testet që bëjnë, por edhe kur i vëzhgon si një njeri që ka një moshë të caktuar, që ka një përvojë, shkrimtar - si dashurojnë ata, si puthen, çfarë të bën përshtypje në kompleks tek ta?

Ylljet Aliçka: Çdo brez i takon kohës së tij. Është shumë brez më liberal, më bashkëkohor. Unë kam një bindje timen. Si shumë shqiptarë kam jetuar jashtë për një periudhë të gjatë kohe dhe them që të rinjtë shqiptarë, ose universitar se unë ata njoh studentët, nuk kanë shumë dallim nga të rinjtë perëndimorë: në formim, në kulturë, në sjellje, në mentalitet, në aftësi orientimi. Ai kapaciteti i orientimit të shpejtë, shqiptarët e kanë të mirë. Jo më kot shumë studentë në universitete të huajadalin mirë. Dua të them që nuk ka dallim. Madje është thjesht periudha e izolimit të gjatë që e çoroditi, ose që krijoi mentalitetin e ndryshëm, por mbas asaj, mbas humbjes së busullës, mbas komunizmit, gradualisht është bërë një brez i ri që nuk ka ndonjë dallim të madh. Dua të bëj një parantezë. Edhe brezi im, brezi i Tiranës, i viteve `70-`80 fatkeqësisht njihet si brezi i humbur, në kuptimin qëka mbetur handikapat nga mendja, sepse komunizmi i la çyryk. Nuk mund të thuhet kjo gjë. Ka pasur një jetë, një kulturë“underground” të fuqishme në Tiranë.

Mira Kazhani: Është dëgjuar RockNRoll në bodrume, është folur për romane të ndaluar.

Ylljet Aliçka: Pikërisht. Letërsia e ndaluar qarkullonte fshehurazi dhe ajo të jepte shijen më të madhe të leximit. Rritet shija e leximit, si për çdo gjë të ndaluar. Po të gjenin një libër të ndaluar, e përpinin brenda natës e të ngjiste kapaciteti thithës dhe motivues. Shijet muzikore, sporti që ndiqej shumë, ndërkombëtari, kultura, leximi ka qenë prioritar…

Mira Kazhani: A nuk të shqetëson që tashmë nuk ka kuriozitet? Njerëzit dhe fëmijët apo të rinjtë e sotëm, edhe ne që jemi pjesë e kësaj kohe, nëse e duam diçka, mund ta shohim edhe pa shkuar, nëGoogle. Klubet janë aty. Muzika është aty. Mungon kurioziteti në këtë kohë. Edhe pritja. Telefoni është aty. Mund ta çosh menjëherë një tekst.

Ylljet Aliçka: Ka ardhur në gjërat e natyrshme të peshës së gjërave. Në atë kohë nxitja për të lexuar ka qenë shumë e motivuar nga të qenit e ndaluar ose jo. Ose qe edhe variacioni i fundit, i vetmi nga të rrallët. Kurse sot ka hyrë në alternativat e mbushjes së kohës, ose formimit të njeriut që i ke të gjitha edhe është më objektive, më spontane, edhe ka rënë shumë më tepër leximi, është e vërtetë, por që në fund të fundit ka peshën që i takon. Ti je i lirë të zgjedhësh që do lexosh për t`u formuar vetë, ose për t`u argëtuar. Ndërsa në atë kohë qe motivimi më i lartë, jo për meritë të ideologjisë, por edhe qoftë për të ideologjisë se ishte prioritet kulturën për të ideologjizuar- por ishte si pasojë e izolimit, pasojë e mbylljes. Atëherë s`kishe alternativë që të njihje realitetet e huaja, leximi ishte. Kjo kishte dhe pasojat negative pastaj që krijoje imazh iluzor të realitetit jashtë vendit, e cila sapo ra komunizmi u kris personaliteti i shqiptarëve. U thye përnjëherë përplasja me imazhin ëndërrimtar, ose iluzor të realitetit jashtë. Kjo është optika, ose këndvështrimi që mund të kuptosh fenomenet negative të prostitucionit, të drogës që shqiptarët ranë pre shumë lehtë. Mentaliteti i gabuar i pasurimit të shpejt hyri tek njerëzit me personalitet jo shumë të formuar, duke shkuar jashtë, duke menduar që do pasuroheshim shpejt dhe nuk po pasuroheshim shpejt, atëherë ke prirjen për të rënë në lekun e lehtë.

Mira Kazhani: Në fakt shqiptarët u pasuruan më shpejt në Shqipëri dhe po pasurohen shpejt në Shqipëri. Shqipëria është një fenomen në këto 30 vite i pasurimit të shpejtë, çfarë mendon për këtë? Shqetwsohesh?

Ylljet Aliçka: Sepse është vend dinamik. Është objektive kjo që thoni.

Mira Kazhani: Mund të jetë gjë e mirë. Në kapitalizëm njerëzit duan të pasurohen. Cila është analiza juaj?

Ylljet Aliçka: Në Shqipëri duhet të kesh sensin e sipërmarrësit, të kurajës, se në Shqipëri gjen më shumë hapësirë. Këtë ma thonë edhe sipërmarrës të huaj, edhe shqiptarë që vijnë nga jashtë. Në Perëndim janë konsoliduar gjërat dhe janë një “monotoni”, ose rutinë e funksionimit të shoqërisë. Shqipëria është e hapur në sensin negativ dhe pozitiv, meqë po flasim për sipërmarrjen, për zhvillimin. Është vend dinamik. Është laborator. Ndryshe nga imazhi që ka Shqipëria, ata që vijnë këtu e shohin me sens më… Po jo ata që vijnë dy ditë sipërfaqësorë… se ka shumë media, gazetarë që vijnë dhe “Ah ky vend s`bëhet”. S`e them unë këtë, e thonë të gjithë, që nga momenti që rrinë njëfarë kohe, bien në dashuri me Shqipërinë, me sfidat e saj.

Mira Kazhani: Mua gjithmonë më nervozojnë, nuk më shqetësojnë, njerëzit që thonë këtu Shqipëria nuk bëhet dhe ndërkohë ata që e thonë, janë ata që e kanë mjelë dhe i kanë marrë më shumë Shqipërisë. Nuk më vjen shumë mirë. Më pëlqen që qenkemi në një valë me këtë.

Ylljet Aliçka: Sa ngjakemi Mira! (qesh)

Mira Kazhani: Ngjakemi për një gjë. Mirë më bëhet.

Ylljet Aliçka: Edhe unë vërtet këtë ndjesi kam. Jam i ndjeshëm dhe për këtë temën e imazhit edhe kam shkruar shpesh. E thashë, nuk jemi realitet rozë. Nuk është një parajsë Shqipëria, por që nuk e meriton të diskutohet…

Mira Kazhani: Ç`e kemi këtë prirjen që e shajmë veten, që e shajmë vendin tonë? Është prirje njerëzore? E kanë të gjitha shoqëritë apo ne e kemi paak, një ton më shumë?

Ylljet Aliçka: E kanë, e kanë shumë. Po t`u hysh…

Mira Kazhani: Italianëve…

Ylljet Aliçka: Italianëve, po francezëve… Në Francë kam jetuar. Fjalia e parëështë “mirëdita”, fjalia e dytë shajnë tërë ditën. Është fenomen. Në Shqipëri unë e lidh gjithmonë me specifikën e izolimit të gjatë, e cila krijoi imazhin që ky vend s`bëhet, gjë që s`është e vërtetë. Ka shumë shembuj pozitiv që kthehen, që gjejnë punë të mirë. Nëse do të bësh jetë të ndershme flas.

Mira Kazhani: Për ata politikanë apo njerëz krejt të thjeshtë që thonë sot që ende ia vlen të ikësh nga ky vend, sepse kam nevojë ta gjej të ardhmen time në një botë më të civilizuar, në atë rutinën mbase të mërzitshme, se mbase sistemi funksionon më mirë, çfarë mendon?

Ylljet Aliçka: Të dyja janë. Ka një valë sidomos këto vitet e fundit, një mentalitet tek të rinjtë, që“duhet të ikim”. Nuk ka ndonjë gjë të keqe nëqoftëse ikën dhe merr një arsimim të mirë. Se dihet që arsimi perëndimor është goxha shumë më lart se arsimimi që bëhet në Shqipëri. Deri këtu është normal qëçdo prind, çdo familje ka interes që fëmijët e tij t`i shkollojë sa më shumë.

Mira Kazhani: Për ata që punojnë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë, jashtë vendit e kisha…

Ylljet Aliçka: Problemi që shoh unëështë jashtëzakonisht shumë i madh. Është bërë pengesë edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë, është ky vrulli i madh i shqiptarëve për të ikur, sepse jetohet më mirë jashtë. Absolutisht jo. Këta njerëz që shkojnë, sidomos për të mos vajtur për studime, ngelen nëpër geto (unë nga funksioni i vizitoja këto kampet e refugjatëve). Kam parë edhe intelektualëtë shquar shqiptarë që jetonin aty. Kishin një emër, një identitet dhe futeshin në geto jetonin 20 familje me një banjë të përbashkët, derisa të dilte e drejta. Pse? Me idenë që po iki në Francë apo po iki në Gjermani apo në Itali. Humbet dinjiteti edhe është një yrysh i madh që vjen edhe nga mungesa informacionit të saktë se çfarë altërnativash do kesh atje. Sidomos në shtresat rurale po bëhet mode kjo që: Duhet të ikim se dhe një kushëriri jonë ka vajtur në Gjermani, po fiton, po jeton më mirë edhe oburra të ikim. Të ikin, po atje s`po të pret kush. Je i fundit i shoqërisë. Ndryshe janë pastaj këto realitetet e infermiereve. Nëqoftëse një infermiere në Gjermani paguhet shumë më mirë se këtu, ka një arsye objektive në atë rast për të ikur. Përveç patriotizmit, që po të jetë shumë patriot, nuk ikën. Nuk është sensi patriotik më tepër, sesa është pragmatizmi ose keqinformimi që do shkojmë jashtë se aty jetohet më mirë. Ndërkohë aty je i fundit dhe nuk jam vërtet partizan i ikjes. Në Shqipëri, në Tiranë unë ndihem mirë. Me uljet e ngritjet që ka gjithë shoqëria, por që po të më krijohet alternativa për të ikur, nuk iki.

Mira Kazhani: Çfarë mendon Ylljet për luftën? Takoj shumë njerëz që më pyesin ngaqë mendojnë se unë si gazetare duhet të kem informacion. Unë ato që lexoj, i postoj në Tiranapost. Kështu që di aq sa dinë edhe lexuesit e mi. Po shoh një lloj frike se mos ndoshta lufta në kuptimin e saj të parë do të mbërrijë në të gjithë Europën, edhe do të na trazojë. Se e mendojmë pak Kosovën, Bosnjen, të gjitha gjërat bashkë. Ka vend për kaq frikë?

Ylljet Aliçka: Historia ka treguar që situatat ndryshojnë brenda 24 orësh. Sado që rendi botëror ka gjithmonë mekanizmat absorbues të neutralizojë ngacmuesit apo prishësit e ekuilibrit. Më tregonte njëherë një boshnjak, në Sarajevë sot ishim miq gjithë ditën duke pirë kafe, boshnjakë-serbë-kroat dhe brenda 24 orësh secili mori pushkën kundër njëri-tjetrit. Nganjëherë urrejtja, zemërimi, humbja e kontrollit, për shembull kur ke të bësh me politika si ajo ruse që s`po njeh asnjë kriter moral apo etik, çdo gjëështë e mundur, por përsëri nuk e besoj. Në luftëçdo gjëështë e mundur! Historia ka treguar që të ikën shpeshherë kontrolli. Të ndodhin gjëra të paparashikuara, por them se janë mekanizma që duhet t`i dinë udhëheqësit e kësaj bote që t`i neutralizojnë, t`i minimizojnë.

Mira Kazhani: Vendet e fuqishme e kanë në dorë ta ndalin, mendon?

Ylljet Aliçka: Po e kanë, por fatkeqësisht aty brenda po bëhet hataja. S`po e ndalon njeri.

Mira Kazhani: Për ta mbyllur, se e di që ke lënë një drekë, të pret bashkëskenaristi i filmit të radhës që do të jetë një film që tenton Hollivudin.

Ylljet Aliçka: Jo Hollivudin, kompani Hollivudi. Është një ngjarje e njohur për historianët. Fati i 14 vajzave amerikane tërëna gabimisht në Belsh a në Berat, diku afër Beratit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore i ra avioni gabimisht dhe odiseja e tyre në gjithë Shqipërinë… derisa i hoqën me nëndetëse, britanikët.

Në këtë rast jemi bërë dy skenaristë, një historian britanik që e njeh mirë këtë histori, është Richard Hodges dhe unë. Kemi mbaruar skenarin dhe ai (se unë s`para njoh producentë amerikanë) ia ka dërguar për të gjetur producentë. Richard Hodges është aktualisht rektor i Universitetit Amerikan të Romës dhe qeveria a kryeministri e ka ngarkuar si president i fondacionit të Butrintit. Është historian i njohur dhe me atë po e konkludojmë këtë film.

Mira Kazhani: Për ta mbyllur, vetëm një dialog nga filmi nëse do na e thuash, se më pëlqen humori yt i zi.

Ylljet Aliçka: Filmi fillon kur ka rënë avioni amerikan dhe në ditët e sotme erdhi njënga ato infermieret e moshuara për ta parë. Egjeti një fshatar aty, edhe ishte ulur në një karrige metalike, karrigen e pilotit- se kur ra avioni shkuan fshatarët dhe morën çfarë gjetën- edhe i tha (ma tha dhe mua spontanisht): amerikanët bëjnë edhe karrige të mira prej çeliku, kanë edhe femra të bukura. Se ishin bionde ato 14 infermieret që kanë rënë. Siç duket i mbante mend. Se ishte i moshuar. Aty në Belsh e takova. Kështu e fillova filmin, që amerikanët bëjnë edhe karrige të mira prej çeliku, se ky e kishte që atëherë që e kishte marrë, nuk ishte prishur karrigia, por ishin dhe të bukura. La të kuptonte që do kishte pasur ndonjë tentativë flirti, - “por me idenë që ta forcoja miqësinë amerikano-shqiptare”, - tha.

Mira Kazhani: Gjithmonë flirtojmë me miqësinë amerikano-shqiptare. Ka një shpjegim sipas teje kjo dashuri e jona ndaj Amerikës? Edhe Amerika na do, është gjë e mirë. Po jemi kaq popull pro-amerikan. Më pro-amerikanët në Ballkan.

Ylljet Aliçka: Historikisht kemi arsye për t`i dashur, sepse na kanë përkrahur historikisht, na kanë mbrojtur. E dyta është psikologjia, të bëhesh me më të fortin.

Mira Kazhani: Në këtë pikë jemi të zgjuar. Apo jemi konformistë?

Ylljet Aliçka: Nuk jemi vetëm ne. Siç është individi… në lagje ishin shok me më të fortin, që ta kishim që të shisnim mend. Po janë edhe shtetet e vogla, kush ka një mbrojtës. Historia po tregon sot se miqësia jonë me Amerikën, ose hyrja në NATO është një nga elementët më garantues të paqes në Shqipëri.

Mira Kazhani: And yet politics is quite divided and polarized also because of America in Albania.

Ylljet Alicka: It is as you said. (laughs)

Mira Kazhani: Thank you Ylljet Alicka! It was a pleasure!

Ylljet Alicka: Thank you!

This podcast was supported by Abi Bank

* The right to repost is prohibited without the permission of the editor

Any distortion of online facts will be prosecuted