Aktualitet

Elisa Spiropali flet për ndjesinë e të qenit nënë dhe thotë se ka një keqardhje për burrat

Elisa Spiropali flet për ndjesinë e të qenit nënë dhe

Në janar, Elisa Spiropali u bë nënë për herë të dytë duke sjellë në jetë djalin e saj Kren. E ftuar në “Zonë e Lirë”, zëdhënësja e qeverisë u shpreh për herë në një emision se, “mjafton dy, janë plotë dhe jam shumë e lumtur”.

Më tej duke folur për ndjesitë e të qenit nënë, Spiropali iu drejtua moderatorit Arjan Çani se ndihej keq që ai s’do të mund ta përjetojë.

“Ndihem keq për ju Çani që s’do ta provoni këtë mundësi. Është një mungesë që reflektohet dhe në karakterin tuaj. Mungesë që s’do ta mbushni dot kurrë”, tha Spiropali.

Ndërsa Çani tha: “Nuk i dihet sot me teknologjinë. Është një serial kur ai lind”./ Tiranapost.al