Showbiz

Elhaida edhe është, edhe s’është në Festivalin e RTSH-së

Elhaida edhe është, edhe s’është në Festivalin e

Nuk është, sepse nuk do të dalë në skenë për të kënduar, siç nuk ishte as të Kënga Magjike e këtij viti, edhe pse na bëri të besonim të kundërtën. Por edhe është, sepse pavarësisht se nuk këndon vetë, ka një këngë në konkurrim. Elhaida Dani këtë vit do të garojë në Festivalin e Këngës në Radiotelevizinin Shqiptar si kompozitore ose më saktë bashkëkompozitore. Titulli i këngës është Nënë dhe Elhaida e ka dhënë lajmin në faqen e saj në Instagram. ?Jam e lumtur të ndaj me ju pjesëmarrjen time si bashkëkompozitore në festivalin e fundvitit?, ka shkruar Elhaida dhe i ka uruar suksese këngëtarit Mirudo, shqiptar që jeton në Amerikë. Elhaida mbase e ka prekur kulmin e saj dhe u është larguar garave. Po provon veten në të tjera dimensione.

https://www.instagram.com/p/BqDYUi8AxEy/