Ekonomia

Zv.kryeministri Braçe: Ja pse po shtohen shtretërit dhe kapacitetet në hoteleri. Boll u lanë lekët nëpër Bodrum

Zv.kryeministri Braçe: Ja pse po shtohen shtretërit dhe kapacitetet

Zv.kryeministri Erion Braçe nga Himara ka bërë një analizë të hollësishme rreth shtimit të shtretërve në hotelet shqiptare falë politikave fiskale, favorizuese për këtë sektor. Sipas Braçes kjo do t`i japë frymëmarrje turizmit në Shqipëri dhe do e qarkullojë lekun brenda vendit, pa e pasur nevojën e pushimeve në Bodrum të Turqisë.

Zv.kryeministri tregon eksperiencën e tij në hotelin Miamar, në Livadh dhe shkruan: “Para dy ditësh pash se në Himarë, poshtë në Livadh, hotel Miamar ishte shtuar në kapacitet pritës, akomodues, por edhe në standard, cilësi e llojshmëri shërbimesh, brenda natyrës që mbetet familjare”.

Zv.kryeministri Braçe: Ja pse po shtohen shtretërit dhe kapacitetet

Statusi i tij i plotë:

#NEHIMARE
ME DIELL!

I lumtur qe politika fiskale, favorizuese per hotelerine, po ndryshon gjendjen,
po rrit kapacitetet-shtreterit, standardet duke ofruar ketu, ne token tone,
bregun e mrekullueshem ate qe vdiqen duke e kerkuar e paguar ne Bodrum etj.

Para dy ditesh pash se ne Himare, poshte ne Livadh, hotel Miamar ishte shtuar ne kapacitet prites, akomodues, por edhe ne standard, cilesi e llojshmeri sherbimesh, brenda natyres qe mbetet familjare.

I lumtur qe njerezit investojne, rriten, permiresohen, mikpritjes sone epike i shtojne cilesine e duhur te sherbimit!

Turizmi po ngrihet nga e para,
ne rradhe te pare fale njerezve qe po punojne fort ne kete sektor,
por edhe politikes fiskale qe ka duk;
Ne breg te detit, ne mal,
ne qytet e ne fshat gjithcka e bere nga ato qendrat e qyteteve qe aq shume i shajne e mallkojne deri tek rruget ne fshatra ku agroturizmi eshte destinacioni i shendetshem;
Jane shume por ajo qe ka bere Mrizi i Zanave, Gjepali, Alpeta Agroturizem etj, udhehoqen te tjere te zgjerohen ne kete leme.

Duhen ndihmuar keta njerez;
Eshte viti i tyre me i veshtire,
do ishte krejt ndryshe pa pandemine,
plot e perplote e mendonin,
ishin prenotuar keshtu;
Ndaj te pakten ju qe po shihni akoma e pafund ofertat e Bodrumit,
jepini jete turizmit vendas ne bregdet te pakten deri ne 14 shtator;
Jane thuajse tre jave deri atehere!

#PUSHONEVENDINTEND #RRITENKAPACITETET #RRITETCILESIA #RRITETSTANDARDI #NEBREGDET #NEFSHAT #AGROTURIZEM #SUPERSHENDETSHEM #EKONOMIEGJERE #FALEPUNESSENJEREZVE #FALEPOLITIKESFISKALE #NDIHMOINITEZGJASINSEZONIN #PUSHOTEKTADERINE14SHTATOR
@miamarhotel @mrizi_i_zanave @agroturizem.gjepali @alpeta_agrotourism