Ekonomia

Vjeshtë e vështirë na pret! Kurseni energjinë elektrike

Vjeshtë e vështirë na pret! Kurseni energjinë elektrike

Erjon Braçe në një postim ditën e sotme thotë se kohë të vështira na presin këtë vjeshtë, e sidomos në dimër për shkak të shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare.

Duke sjellë vetëm lëvizjen më të fundit të çmimit, atë në bursën e Hungarisë, Braçe shpjegon pse është kaq e rëndësishme të kursejmë në çdo familje që të kalojmë më lehtë krizën energjetike që po vuan në fakt e gjithë bota, sidomos Europa.

Ai nënvizon edhe faktin se një pjesë e madhe e çmimit të energjisë, përfshirë edhe rritjen drastike që ka nisur në fakt që prej fillimit të këtij viti e mbulojnë koorporatat, por sidoqoftë ato janë para që mbidhen nga taksapaguesit shqiptarë.

Postimi i plotë i Braçes:

Në shtator, vjeshtë e dimër do ketë vetëm një betejë: Beteja për energjinë elektrike!

Dje për të gjithë ju që nuk e dëgjuat kund, mungoi informimi, çmimi i energjisë elektrike në bursën e Hungarisë arriti në 708,9 euro për megavat dhe 750 euro për megavat në pik!

Pse e theksoj këtë fakt?

Sepse, në faturë, ne si familjarë po e blejmë energjinë elektrike për 9,5 lekë për kilovat, ose 9500 lekë për megavat!

E shihni sa i madh është ndryshimi?!

Nga 82 792 lekë për megavat deri në 87 592 lekë për megavat në bursë ku ne blejmë energjinë, në 9 500 lekë për megavat në faturat tona familjare!

Kush po e mbush këtë gropë kaq të madhe?

Tre koorporatat e energjisë po bëjnë pjesën e tyre, por qeveria nga taksimi i përgjithshëm, paratë e tatimeve e taksave, po mbulon diferencën e thellë në çmime me një qëllim: mbajtjen e pandryshuar të çmimit për familjarët!

Duhet ta dijë gjithësecili këtë!

E di, e di, detyrën po bën. Por kur gjithësecili dëgjon e më pas përhap këshillat “ulni tatimet e taksat e këtij produkti, apo atij produkti”, duhet të ketë parasysh se janë miliona euro në ditë nga tatimet e taksat që shkojnë për të mbuluar diferencën e thënë në çmimet e energjisë e mbrojtur të gjithë familjarët, të gjithë, çdo familje!

E fundit! Kursejeni energjine elektrike!

Koha e bollëkut në të gjithë Eurropën në energji, ka mbaruar!

Do jemi në vështirësi!

Kurseni!