Ekonomia

Vendimi për lokalet e klubet: Një goditje tjetër është vdekjeprurëse, çfarë sugjeron kreu i Biznes Albania

Vendimi për lokalet e klubet: Një goditje tjetër është

Presidenti i Biznes Albania Luan Bregasi nuk është dakord me vendimin e qeverusë, të mbylljes së bizneseve dhe mos lejimit të muzikës pas orës 20:00. Duke folur nga Vlora për mediat ai tha se shteti shqiptar duhet të zbatojë masat dhe protokolle të bazuara dhe jo të vendosë që të kyçen bizneset.

Duke qenë se ato janë hapur, të merren masa që të zbatohet protokolli tek secili prej tyre, thotë kreu u Biznes Albania.

“Të merren masa kur ato janë hapur, duke marrë masa të veçanta ndaj tyre, por nuk mund të shkohet drejt mbylljes së tyre në të gjithë Shqipërinë. Edhe qytetarët të ndërgjegjësohen, por jo të ketë mbyllje totale', ka thënë Bregasi duke sugjeruar:

“Duhet vepruar sipas ligjeve. Dikush që nuk respekton të gjitha masat të ndëshkohet, por nuk duhen mbyllur të gjitha, nuk mund te përfshihen të gjitha bizneset duke marrë një vendim të tillë”.

Një vendim i tillë për bizneset që janë goditur prej muajsh nga pandemia e koronavirusit që solli izolimin, do të ishte vdekjeprurëse, thotë ai.

“Duhet vepruar sipas ligjeve. Dikush që nuk respekton të gjitha masat dhe nuk duhen mbyllur të gjitha, nuk mund te përfshihen të gjitha bizneset duke marrë një vendim të tillë”.