Ekonomia

Ulet nafta në bursë! Arrin vlerën më të ulët që prej nisjes së luftës

Ulet nafta në bursë! Arrin vlerën më të ulët

Çmimi i naftës në tregjet globale ka arritur në nivelin më të ulët që prej muajit shkurt, kohë kur nisi pushtimi rus në Ukrainë.

Bursa e Londrës është hapur këtë të mërkurë me çmimin 92 dollarë për fuçi, nga 98 dollarë që ishte një javë më parë, ndërsa në bursën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 1 fuçi kushton 86 dollarë.

Një javë më parë, çmimi për 1 ton benzinë të përpunuar ishte 930 dollarë, ndërsa këtë javë 1 ton shitet me 900 dollarë.

Çmimi i karburanteve në Shqipëri mbetet i pandryshuar. 1 litër naftë tregtohet me pakicë me 221 lekë, ndërsa benzina me 202 lekë. Vendimi i fundit u mor më 11 gusht.

Tiranapost.al