Ekonomia

Ulet me 3 lekë çmimi i naftës

Ulet me 3 lekë çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish sot çmimet e karburanteve. Nafta është ulur me 3 lekë nga vendimi i mbledhjes së kaluar dhe do të shitet me 174 lekë/litri. Çmimi i benzinës do të shitet me 177 lekë/litri nga 178 nga hera e kaluar. Ndërkohë, çmimi i gazit do të jetë 66 lekë/litri.

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 28 Prill 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Çmimet e vendosura:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 66 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 81 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Prill ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.