Ekonomia

Ulet çmimi i karburanteve sot! Ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Ulet çmimi i karburanteve sot! Ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Një ditë pas uljes së çmimit të naftës nën 100 dollarë për fuçi në Bursë, në Shqipëri gjithashtu është ulur çmimi duke shkuar në 243 lekë për litër.

Ulet çmimi i karburanteve sot! Ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të ulet me 9 lekë/ litër, pasi një ditë më parë u shit me 252 lekë.

Ndërsa çmimi i benzinës do jetë 229 lekë/litri dhe ai i gazit me 81 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot ora 18.00.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 6 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë