Ekonomia

Tre pyetje dhe përgjigje si është situata ekonomike në Shqipëri. Guvernatori Sejko: E ardhmja varet nga pandemia

Tre pyetje dhe përgjigje si është situata ekonomike në

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, thotë se pandemia e koronavirusit ka ndikuar në situatën negative ekonomike, por shpreson se nga viti tjetër vendi do i kthehet normaliteti ekonomik.

Për të kuptuar situatën me borxhin, tkurrjen ekonomike dhe skenarët ekonomikë që varen nga ecuria e pandemisë, Guvernatorit iu drejtuan tre pyetje konkrete.

Lexoni pyetjet dhe përgjigjet e Guvernatorit:

-Sa parashikohet tkurrja ekonomike, kur skenarët janë negativë nga parashikimet e BB, si është parashikimi juaj? 

Për tkurrjen ekonomike, Banka Shqiptare parashikon rënie. Jemi në të njëjtën linjë për parashikimin e rënies ekonomike nga institucionet ndëkombëtare, nuk ka një shmangie, parashikimi deri tani është në inivelin 7.6%, por ndryshojnë në mënyrë frekuente javë pas jave, kjo është një krizë e paprecedentë.

Ka rëndësi që ne parashikojmë që ekonomia vitin e ardhshëm do ngrihet, nëse nuk kemi skenar të përkeqësuar të pandemisë. Ka rëndësi edhe harmonizimi dhe hartimi i politikave mes Bankës dhe Qeverisë. Ne presim që ekonomia të kthehet në ringritje në vitin tjetër, presim që këta dy tre muaj të kemi përmirësim të situatës ekonomike, kemi indikacione për këtë, edhe nga anketat e zhvilluara. Kemi elemente pozitivë që vërtetojnë kthimin, por në përgjithësi 2020 do jetë në territor negativ.

Duke qënë se kemi këto ritme të rritjes ekomomike, kur do fillojë të ngrihet kurba në ekonomi? Sa parashikohet borxhi publik? 

Borxhin e kam theksuar që është më e keqja e domosdoshme, vendet e rajonit dhe më gjerë, të prekur nga kriza kanë rritur borxhin e jashtëm dhe të brendshëm. Rirtja e nivelit të borxhit është e pranuar në një situatë krizë,por është element rreziku dhe duhet adresuar në të ardhmen. Do duhet ti kthehemi konsolidimit fiskal, uljes së nvelit të borxhit dhe defiçitit. Jemi në këtë situatë dhe duhet të menaxhojmë kapërcimin e krizës dhe objektivi është ulja e borxhit.

Nga Banka për këtë vit nuk është bërë blerje e euros, pse?

Për blerjen e eurove, ne kemi ndryshuar operacionet tona sepse kursi i këmbimit dhe sjellja ka ndryshuar, Banka ka blerë euro para krizës, për të rritur rezervën, dhe sepse çmimi i kursit të këmbimit ndikon negativisht mbi kursin e inflacionit.

Guvernatori bëri një përmbledhje të raportit të Këshillit Mbikëqyrës për politikën monetare. Disa nga pikat kryesore:

-Ekonomia rënie këtë vit me -8 %, nga -5 % e parashikuar më herët. 

-Borxhi këtë vit 81%.

-Sipas pritjeve tona informacioni sugjeron se ndikimi i pandemisë ka qenë i plotë dhe serioz në tremujorin e dytë, por ka ardhur drejt reduktimit në muajt në vijim.

-Këshilli Vlerëson se qendrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm

Pandemia është sfida më serioze që është përballur ekonomia këto dekada, aktiviteti ekonomik ka shfaqur rënie dyshifrore, papunësi, ndërsa sektori privat është përkeqësuar.

-Punësimi me rënie vjetore 3.6 %. Norma u rrit në nivelin 11.9%.

-Të dhënat e tremujorit të tretë mbeten paraprake.

-Përmirësimi i biznesit dhe sjellja e konsumatorit sugjerojnë se rënia ekonomike ka vijaur por me rutme më të ngadalta. Në skenarin bazë, aktiviteti ekmonik në vend pritet të vijë në përmirësim, por ende negative në gjysmën e vitit aktual dhe do rritet në vitin e ardhshëm.

-Politikat deri tani lehtësuese fikskale monetare dhe financiare kanë luajtur rol me rëndësi. Stimuli fikal dhe monetar ka garantuar likuiditetin dhe premisat për rritjen e kreditimit, ndërsa lehtësimi për sekorin bankar ka ndihmuar në shlyerjen e kësteve të kredisë. 

-Tregjet financiare shfaqen të qeta.

-Normat e interesit mbteten pranë minimumeve historike, kursi i këmbimit i qëndrueshëm.

-Stabiliteti monetar dhe financiar përbën premisë pozitive.

-Ndërsa reduktimi i stimulit fiskal në të ardhmen do ruajë ekuilibrat monetarë të vendit.