Ekonomia

Tre emrat në listat e kandidatëve! Yuri Kim tjetër mesazh: Nuk ka të bëjë me nëse SHBA-të pëlqejnë apo s'pëlqejnë dikë

Tre emrat në listat e kandidatëve! Yuri Kim tjetër mesazh: Nuk ka

Pas deklatarës të pak orëve më parë, ku paralajmëroi se KQZ edhe mund të skualifikojë disa kandidatë dhe se listat duhet të jenë të pastra, ambasadorja ka postuar një tjetër mesazh. Nga Twitteri ajo tregon rastin e një prej kandidatëve që mund të mos jetë dënuar, por paracaktuar nga DASH në listen e zezë dhe të ndaluar të hyjë në SHBA. Yuri Kim shkruan se kjo nuk është provë pafajësie, por është provë e nevojës për reformën në drejtësi.

Yuri Kim

Disa mund të thonë se “po, është përcaktuar nga SHBA por nuk është dënuar.” Mendoj se shumica e njerëzve me logjikë do të thonin se kjo nuk është provë pafajësie, por është provë e nevojës për reformën në drejtësi.

Kjo nuk ka të bëjë me nëse Shtetet e Bashkuara pëlqejnë apo nuk pëlqejnë dikë, por ka të bëjë me nëse Sekretari i Shtetit ka vendosur, pas kërkimit, informacionit, dhe kohës të bollshme që dikush përbën kërcënim për sigurinë e SHBA

Dhe nëse dikush është kërcënim për sigurinë e SHBA, mendoj se është e vlefshme që votuesit shqiptarë dhe autoritetet shqiptare të shqyrtojnë nëse ky person mund të jetë një kërcënim edhe për sigurinë tuaj.

Tre emrat në listat e kandidatëve! Yuri Kim tjetër mesazh: Nuk ka

Ambasadorja tha sot se janë tre emra të paracaktuar nga Sekretari amerikan i Shtetit por nuk përmendi emra. Ajo tha:

“Janë 3 njerëz që Sekretari i Shtetit të SHBA ka përcaktuar. Nuk kam për të folur emrat e tyre, por mund t’i shikoni dhe të gjeni. Ne e kemi thënë se duhen lista të pastra. Partitë e kanë marrë në konsideratë, pjesa më e madhe e tyre. KQZ ka listën dhe është në dorën e prokurorëve dhe institucioneve që të bëjnë vettingun e kandidatëve. Disa kandidatë mund të skualifkohen“.

*Tiranapost.al.