Ekonomia

Tjetër valë rritjeje çmimesh të produkteve të konsumit

Tjetër valë rritjeje çmimesh të produkteve të

Një tjetër valë rritjeje e çmimeve pritet për konsumatorët, të cilët janë pëballur këto muaj me nivelin më të lartë të inflacionit, që nuk shihej prej 20 vitesh.

Paralajmërimi vjen nga Banka e Shqipërisë, e cila, - nga 6.2%, që përllogariti inflacionin në muajin Prill në raportin e fundit, - parashikimin e nivelit të inflacionit për muajt e ardhshëm e ka rritur në 7.3%.

Ato që rëndojnë më tepër në rritjen e kostos së jetesës dhe të fuqisë blerëse janë çmimet e ushqimeve, të cilat pritet të shënojnë rekorde të tjera në muajt në vijim.

Banka e Shqipërisë analizon se gjithçka ka ardhur si pasojë e ndikimit të pandemisë në zinxhirët e shpërndarjes së mallrave dhe së fundmi nga pasojat e luftës në Ukrainë faktorë që kanë rritur pasiguritë në tregjet përkatëse.

Në Shqipëri gjatë muajit prill inflacioni shënoi një nivel prej 6.2% e ndikuar direkt nga ushqimet dhe karburantet, nivel ky më i larti në 20 vite.

Shtrenjtim të fortë kanë pësuar kryesisht vaji dhe drithërat.