Ekonomia

Tjetër rritje për naftën, çmimi arrin në 248 lekë për litër

Tjetër rritje për naftën, çmimi arrin në 248

Nafta ka pësuar një tjetër rritje të fortë nga Bordi i Transparencës që ka publikuar ditën e sotme çmimet e reja të hidrokarbureve.

Ajo dotë shitet me 9 lekë më shtrenjtë duke filluar filluar nga pasditja e sotme. Konkretisht, cmimi i naftës është rritur në 248 lekë për litër, nga 239 lekë për litër që ishte më parë.

Ndërkohë edhe gazi është rritur me një lek, ndërsa benzina është ulur me 4 lekë.

Çmimi i gazit do të shkojë në 79 lekë për litër, nga 78 lekë për litër që ishte deri sot ndërsa benzina nga 205 lekë për litër, do të tregtohet me 201 lekë për litër.

Bordi sqaron si gjithmonë se i referohet bursës së agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në dollarë për të pasqyruar çmimet e reja.