Të sapodiplomuarit amerikanë nuk duan t’ja nisin nga zero. Ata po blejnë Start up-e

E Hënë 18 Shtator 2023, 18:05
TiranaPost
Sipërmarrja përmes blerjes, ose ETA, po sheh një rritje të interesit në mesin e maturantëve të shkollave të Biznesit në SHBA.
Ai ndryshon nga modeli i startup-it më të njohur, i mbështetur nga sipërmarrjet, sepse përfshin blerjen e një kompanie ekzistuese, jo fillimin e një të tillë nga e para.
Një rritje e interesit dhe e investimeve kohët e fundit ka shtyrë ETA-n në një profil shumë më të lartë.
Kjo është pjesërisht sepse interesi për sipërmarrjen rritet kur perspektivat e punës zbehen për MBA-të(master për administrim biznesi), siç kanë ndodhur në vitin 2023.
Punësimi është ngadalësuar në sektorët e konsulencës, financave dhe teknologjisë që tradicionalisht rekrutojnë shumicën e MBA-ve.