Ekonomia

Të gjithë u varfëruam gjatë vitit të pandemisë, por miliarderët shtuan pasurinë e tyre me 5 trilion dollarë

Të gjithë u varfëruam gjatë vitit të pandemisë,

Ndonëse për pjesën më të madhe të njerëzve pandemia ka qenë një kohë krize, papunësie dhe stresi, për më të pasurit e globit ka qenë një vit tejet fitimprurës.

Lajmin e bën me dije revista “Forbes” e cila tregon se aktualisht në botë ka një numër të paprecedent miliarderësh, teksa 2755 invidividë kanë më shumë se 1 miliard dollarë pasuri në botë, duke e shtuar kështu numrin e miliarderëve me 493 një vit më parë.

Pasuria e mbledhur së bashku e miliarderëve prek shifrën e 13.1 trilion dollarëve, ose 8 trilion më shumë sesa në Mars 2020.

“Ky ishte një vit që theu rekordet në shumë aspekte, me më shumë miliarderë se kurrë më parë që i bashkohen “elitës” financiare. Kjo është hera e parë që pasuria e tyre kalon 10 trilion dollarë e marrë së bashku. Ritmi me të cilin pasuria e disa individëve në listë vjen duke u shtuar është i frikshëm”- ka thënë Kerry A. Dolan, Redaktor në sektorin e pasurisë të revistës “Forbes”.

Me një vlerë prej 177 miliard dollarësh, pronari i Amazon Jeff Bezos renditet i pari në listën e më të pasurve duke shtuar në vitin e pandemisë pasurinë e tij me 64 miliard dollarë. Ai ndiqet nga pronari i Tesla-s, Elon Musk, i cili ndonëse aktualisht ka 151 miliard dollarë dhe renditet i dyti, ka bërë kërcëmin më të madh në rritjen e pasurisë nga të gjithë të tjerët në listë, teksa vetëm në vitin 2020 ka fituar 126 miliard dollarë.

Bill Gates dhe Mark Zuckerberg renditen në numrin 4 dhe 5 të kësaj liste, respektivisht, ndërkohë që për herë të parë që pas vitit 1993 Warren Buffet nuk arrin të përfshihet në 5-shen e më të pasurve të globit, duke qenë numri 6 me një pasuri më “modeste” prej 96 miliard dollarësh.

Të gjithë u varfëruam gjatë vitit të pandemisë,

Një prej miliarderëve që ju shtua listës këtë vit është edhe Kim Kardashian.

Tiranapost.al