Ekonomia

Situata ekonomike, Sejko: Presim rritje të kredive të këqija, do varet nga masat dhe zgjatja e pandemisë

Situata ekonomike, Sejko: Presim rritje të kredive të këqija, do

Në muajt në vijim pritet që në Shqipëri të ketë rritje të kredive të këqija. Guvernatori Gent Sejko duke folur në konferencë për situatën ekonomike tha se gjatë vitit 2020 nuk pati rritje të kredive të këqija, por këtë vit pritet rritja e tyre.

Sipas guvernatorit, edhe në skenarin më të keq të rritjes së këtyre kredive, sistemi bankar fatmirësisht është i shëndetshëm, ndonëse momentalisht janë në një nivel më të ulët. Gjatë konferencës, guvernatori tha se tashmë ekonomia shqiptare dhe niveli i kredive do të varet nga masat shtrenguese dhe zgjatja e pandemisë së koronavirusit.

Sa parashikohet të rritet numri i kredive të këqija?

Kreditë e këqija si pasojë e pandemisë do vijnë në rritje. Për fat të mirë, kreditë e këqija nuk janë rritur në 2020, na rezultoi se kredia e keqe ishte me nivelin 8.1%. E përmenda në fundin e 2020 patëm tregues pozitivë. Kredia u rrit me 7.7%. Sektori financiar pati rezultate të mira. Por natyrisht 2021 mund të ketë përkeqësim, në 2020 shtymë moratoriumin, ristrukturimin e kredive, pra për t’i dhënë mundësinë bankave. Që bizneset të përballonin pandeminë, për të zgjatur afatet, ristrukturuar kreditë, për ti shtyrë.

Me mbarimin e afateve do të rriten kreditë me probleme. Nuk e di shifrën. Varet nga pandemia, sa do jenë masat shtrënguese, si do reagojë ekonomia në funksion të zgjatjes së pandemisë. Presim rritje të kredive të këqija. Edhe në rastin më të keq të rritjes së kredive të këqija, sistemi bankar është i shëndetshëm. Nuk do të kemi nevojë për turbulenca, nga rritja e kredive të këqija. Jemi në nivel të ulët.

Tregu joformal i kreditimit ka ekzistuar dhe ekziston. Nuk është problem madhor, por analizat janë rifreskuar.

Kemi marrë tregun jo formal në analizë. Natyrisht ne si institucion rregullator, kemi marrë masa për ta shmangur tregun joformal. Partneriteti më serioz është banka, pasi tregu joformal ka norma më të larta interesi. Sigurisht klientët seriozë që mendojnë ta kthejnë kredinë, për një qëllim të caktuar, kur e marrin atë borxh bëjnë llogaritë si do e shlyejnë atë borxh.

Për këta klientë banka është partneriteti më serioz. Tregu joinformal preferon persona jo të informuar, që kanë nevojë imediate, por që më vonë përballen me pasoja. Mund të kemi dhe raste biznes me biznes, që kanë probleme me bankat. Jo vetëm individ. Huamarrja është e lejuar. Të gjitha janë sfida.”

Sqarim: Kredite e keqija jane kredi qe biznesi ka marre ne banka dhe qe nuk i ka shlyer dhe ka rrezik mos t'i shlyeje asnjehere.

*Tiranapost.al.