Ekonomia

Sigurimi i automjeteve/ Shoferët problematikë mund të paguajnë më shumë

Sigurimi i automjeteve/ Shoferët problematikë mund të

Qeveria ka miratuar një ligj që hyri në fuqi në 1 korrik dhe prek të gjithë individët me mjete motorike, të cilat e kanë siguracionin të detyrueshëm.

Çmimi i siguracionit pritet të ndryshojë, pasi është në diskutim një projekt rregullore e cila do t’i kërkojë kompanive të sigurimit që të përfshijnë tek çmimi i primit të siguracionit edhe disa faktorë të tjerë risku, ku ndër të tjera janë dhe eksperienca apo mosha e drejtuesit të mjetit.

Bazuar në këto faktorë siguracioni pritet të jetë më i lartë për shoferët e rrezikshëm dhe shpërblyes për ata që kanë respektuar rigorozisht rregullat e qarkullimit rrugot.

Momentalisht kompanitë e sigurimit tek çmimi i primit marrin parasysh vetëm vjetërsinë dhe fuqinë motorike të mjetit.

Projektrregullorja parashikon se AMF mund të ndërhyjë nëse tarifat e reja të vendosura nga kompanitë e sigurimit i duken të padrejta dhe nuk ndjekin metodologjinë e përcaktuar me ligj.

Faktorë që pritet të përfshihen në siguracion

-Mosha e mjetit
-Fuqia motorike
-Qarku i regjistrimit
-Burimi i energjisë (elektrike apo jo)
-Mosha e të siguruarit
-Eksperienca në drejtimin e automjetit
-Sistemi Bonus-Malus

Tiranapost.al