Ekonomia

Shqipëria nuk ia ka nevojën Rusisë, jemi 100% me energji të përtëritshme

Shqipëria nuk ia ka nevojën Rusisë, jemi 100% me energji të

Kryeministri Edi Rama i cili ishte sot i pranishëm në edicionin e 17-të Forumit Strategjik të Bled-it në Slloveni, u shpreh se Shqipëria është ndër të rrallat vende që nuk ia ka nevojën Rusisë për gaz.

Shqipëria nuk ia ka nevojën Rusisë, jemi 100% me energji të

“Shqipëria është unike se nuk ka gaz, nuk ia kemi nevojën Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie ndaj Rusisë, sepse në perandorinë sovjetike Stalini u rrëzua me hijeshi, ndërkohë ne e mbajtëm edhe pas rënies së Murit të Berlinit. Ne jemi 100% me energji të përtëritshme. Ne jemi të lumtur kur Zoti qan, sepse kemi burime uji,” deklaroi Kryeministri Rama.

Shqipëria nuk ia ka nevojën Rusisë, jemi 100% me energji të

Ai tha se vërtet vendi ynë ka një buxhet më të vogël se ai i Kristiano Ronaldos, por ka dhe inflacionin më të ulët në rajon. “Ne po e mbulojmë këtë diferencë që është shumë e dhimbshme për buxhetin shqiptar, që është edhe më i vogël se ai i Kristiano Ronaldos. Nuk kam gjë kundër Ronaldos, mos e merrni si sjellja e një juventini të tradhtuar por dua të them që buxhetet tona janë shumë modeste, shumë të kufizuara krahasuar me të mëdhenjtë. Megjithatë kemi inflacionin më të ulët tani në rajon,” u shpreh Rama.

Forumi zhvillohet çdo vit në fund të verës, si një platformë gjithëpërfshirëse me një pjesëmarrje të larmishme personalitetesh nga fusha e politikës, diplomacisë, ekonomisë, sektorit privat e publik dhe akademikë, të cilët mblidhen së bashku për të diskutuar sfidat kryesore në shekullin e 21-të.