Shitësit e unazave në krizë. Njerëzit po fejohen më pak

Signet Jewelers, një nga shitësit më të mëdhenj të bizhuterive në botë, ka zvogëluar pritshmëritë e saj për të gjithë vitin.
Kërkesat për unaza kanë rënë. Me faj bën Covid-19.
Kompania mëmë e Zales dhe Kay Jewelers pret shitje totale prej 7,1 miliardë deri në 7,3 miliardë dollarë në vitin e saj aktual fiskal, krahasuar me parashikimet e mëparshme prej 7,67 deri në 7,84 miliardë dollarë.
Fitimet e pakësuara për aksion parashikohen të jenë midis 9,49 dhe 10,09 dollarë, nga 11,07 dollarë në 11,59 dollarë për aksion.
Unazat e fejesës përbëjnë gati gjysmën e shitjeve të Signet dhe kompania shënoi më pak shitje në tremujorin e fundit.
"Njerëzit ende fejojen, por blejnë një unazë me një çmim pak më të ulët," shtoi ajo.
Aksionet e Signet ranë 10.7 për qind në Nju Jork. Aksionet e argjendarisë daneze Pandora ranë 5 për qind.
Signet dhe argjendarët e tjerë po përballen me sfida prej çifteve që vonojnë martesën dhe gjithmonë e më pak amerikanë zgjedhin të martohen.
Mosha mesatare e martesës për burrat dhe gratë në vitin 2022 ishte përkatësisht 30.1 dhe 28.2 vjeç, nga 28.6 vjeç për burrat dhe 26.6 vjeç për gratë një dekadë më parë.