Ekonomia

Sa para do të humbiste Gjermania nëse gazi rus ndërpritet?

Sa para do të humbiste Gjermania nëse gazi rus ndërpritet?

Gjermania do të zhytej në një recesion të thellë nëse furnizimi i saj me gaz natyror rus do të mbyllej papritur, thonë ekpertët e këtij vendi.

Vendi do të humbiste 220 miliardë euro (238 miliardë dollarë) në prodhim ekonomik gjatë dy viteve të ardhshme në rast të një goditjeje të tillë, sipas një raporti nga pesë institute ekonomike gjermane. PBB-ja gjermane do të rritet me vetëm 1.9% në 2022 dhe do të tkurret me 2.2% në 2023.

Shkurtimi i gazit rus do ta shtynte ekonominë më të madhe të Evropës në një "recesion të mprehtë", tha Stefan Kooths, drejtor kërkimi në Institutin e Kielit për Ekonominë Botërore dhe një nga autorët e raportit.

Zbulimet e mizorive të kryera në Bucha ndërsa periferia e Kievit ishte nën kontrollin e forcave ruse e shtynë Bashkimin Evropian të përshkallëzojë sanksionet ekonomike kundër Moskës.

Udhëheqësit e BE ranë dakord të heqin gradualisht të gjitha importet e qymyrit rus.

Por, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, një ndalim i gazit rus në një afat të shkurtër do të shkaktonte kërdi në Gjermani, e cila mbështetej në Rusi për rreth 46% të gazit të saj natyror në vitin 2020. Ky vend përdor karburantin për të ngrohur shtëpitë, për të prodhuar energji elektrike dhe për të ndihmuar në fuqizimin e fabrikave të saj.

Bashkimi Evropian tashmë po përpiqet të ulë importet e gazit rus me 66% këtë vit, dhe të thyejë tërësisht varësinë e tij nga energjia ruse deri në vitin 2027.

Tiranapost.al