Saranda nga sot më afër! U hap aksi Kardhiq-Delvinë! Ja sa shkurtohet distanca

E Shtunë 2 Korrik 2022, 10:44
TiranaPost
E para ishte ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro që e xhiroi që me natë me padurim, hapjen e aksit Kardhiq-Delvinë.
Tuneli shkurton distancën me Tiranën me të paktën 45 minuta dhe ajo që është më e rëndësishme, do të shmanget Qafa e Muzinës.
Aksi i ri Kardhiq–Delvinë, i cili pritet të inaugurohet sot edhe nga kryeministri Edi Rama, eviton kalimin në qafën e Muzinës, duke rritur parametrat e sigurisë.
Rruga Kardhiq–Delvinë shkurton në total në vetëm 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë. Ai ka një gjatësi totale prej 33 km. Pjese e aksit është edhe tuneli i Skërficës, pjesa më e rëndësishme e veprës. Ndërtimi i kësaj rruge lidh Gjirokastrën me Sarandën.