Ekonomia

Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës. Gazi nuk ndryshon

Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës. Gazi nuk

Rritet sërish çmimi i karburanteve në vend: nafta me 8 lekë më shumë dhe benzina me 4 lekë më shumë.

Nafta do të tregohet jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa benzina do të shitet me jo më shumë se 195 lekë/litri.

Mbetet i pandryshuar çmimi i gazit, i cili do të tregohet jo më shumë se 71 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 2 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.