Ekonomia

Rritet me 12 lekë çmimi i naftës, edhe benzina më shtrenjtë

Rritet me 12 lekë çmimi i naftës, edhe benzina më

Bordi i Transparencës ka rritur me 12 lekë çmimin e naftës. Nga ora 16:00 e ditës së sotme në të gjitha pikat e shitjes me shumicë, nafta do të shitet me 239 lekë/litri nga 227 lekë për litër që ishte më parë.

Edhe çmimi i benzinës ka pësuar rritje. Ajo do të shitet me 205 lekë për litër nga 201 lekë/litri që ishte në vendimin e fundit të Bordit, pra 4 lekë më shtrenjtë.

Vetëm çmimi i gazit mbetet i palëvizur, me 78 lekë/litri.

Bordi sqaron se sipas aktit normativ të miratuar nga qeverisë i referohet bursës agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në dollarë.

Në këtë kuadër Bordi thekson se në mbledhjen e fundit, rezulton se çmimi i benzinës ka shkuar në 919$/ton, dhe çmimi i naftës ka shkuar në 1108 $/ton. Për çmimet që janë vendosur së fundmi, duket se janë bazuar edhe tek kursi i këmbimit të BSH që thonë se ka pësuar rritje duke arritur në 117.62. Në njoftimin zyrtar, Bordi shprehet se shkak për rritjen është bërë edhe forcimi i dollarit në raport me lekun, çka sjell edhe rritjen e çmimit në Shqipëri.