Rritet çmimi i naftës në botë përshkak të uljes së sasisë së prodhimit

Çmimet e naftës kanë shënuar rritje të hënën, pasi Arabia Saudite ka thënë se do të zvogëlojë me një milion fuçi në ditë, sasitë e prodhimit, përgjatë muajit korrik.
Nga 10 milionë fuçi në ditë, sa i ka prodhuar në maj, ajo tani do t’i prodhojë 9 milionë fuçi.
Pjesëtarë tjerë të grupit të shteteve që prodhojnë naftë, OPEC+, janë pajtuar për zvogëlim të prodhimit, për t’i stabilizuar çmimet.
Vendet e OPEC+ zotërojnë gati 40 për qind të naftës së papërpunuar, dhe vendimet e tyre mund të kenë ndikim të madh në çmime të naftës.
Të hënën në Azi, çmimi i naftës së papërpunuar Brent, është rritur për 2.4 për qind, dhe një fuçi është shitur për 77 dollarë.
OPEC+ ka thënë se synon që prodhimi të ulet në 1.4 milion fuçi në ditë, prej vitit 2024.
Vendimi është marrë pas një takimi shtatë-orësh, të dielën.
Çmimet e naftës janë rritur që kur Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë, vitin e kaluar, por tani janë në nivelet e para nisjes së konfliktit.