Ekonomia

Rama: Të ardhurat do t’i rrisim në 10 mijë euro për frymë

Rama: Të ardhurat do t’i rrisim në 10 mijë euro për

Kryeministri Edi Rama i cili po vijon fushatën elektorale sot në Elbasan, është takuar edhe me përfaqësues të bizneseve me të cilët ka diskutuar për rritjen e pagës minimale dhe mesatare në vendin tonë.

Rama është shprehur që deri në 2025 paga minimale do të arrijë deri në 45 mijë lekë. Kryeministri tha se synimi është që të ardhurat për frymë të arrijnë në 10 mijë euro.

"Paga minimale e jona sot është bërë 40 mijë lekë në vitin 2023, ndërkohë që edhe në parashikimin programatik të asaj partisë tjetër, - që, duke qenë se nuk kanë gjë në dorë thonë do bëjmë këtë e do bëjmë atë, - paga minimale ishte 35 mijë lekë, kurse ne e bëmë 40 mijë. Do ta rrisim dhe e çojmë në 45 mijë lekë deri në 2025. Ne kemi dyfishuar të ardhurat për frymë e kemi filluar me 3300 euro, sot jemi me 6400, por po nuk shkuam në 10 mijë euro për frymë nuk kemi të ardhme”, ka thënë kryeministri.