Ekonomia

Rama paralajmëron rritje tjetër pagash për zjarrfikësit, mësuesit dhe bluzat e bardha

Rama paralajmëron rritje tjetër pagash për zjarrfikësit,

Në bashkëbisedimin me qytetarët që komentonin në Facebook, kryeministri Rama u shpreh se është i ndërgjegjshëm për rritjen minimale të pagës së zjarrfikësve dhe se do të ketë një tjetër rritje kur të hartohet buxheti i vitit të ardhshëm. Mësuesit, mjekët dhe infermierët do të kenë gjithashtu rritje të pagës vitin e ardhshëm.

“Paga për zjarrfikësit është një rritje që as nuk i përgjigjet kërkesës së bërë prej tyre me të drejtë dhe as objektivit tonë. Pasi është rritje për këtë tre mujor. Me buxhetin e ri do të ketë për zjarrfikësit një tjetër rritje siç do të ketë për mjekët, infermierët dhe mësuesit.

Ngaqë nuk e kemi shpjeguar si duhet ky është vetëm hap i parë në këtë fundviti për të filluar i për të gjitha kategoritë e tjera”, tha Rama.