Rama me shqiptarët e Italisë: Janë 421 mijë prej jush që do përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët e Italisë në Milano, tha se janë 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja me Italinë për pensionet.
“Jeni afro 700 mijë banorë, me leje të rregullt qëndrimi. Jeni qytetarë dhe me të drejtë vote në vendimmarrjet demokratike të këtij vendi . Sipërmarrjet e shqiptarëve që kontribuojnë me taksat janë mbi 40 mijë. Studentët shqiptarë janë 10% e gjithë studentëve të huaj nga vendet jashtë BE, dhe mes të gjithë komuniteteve të huaja, ai shqiptar renditet me rezultate më të mira. Janë 421 mijë prej jush, që do të përfitojnë nga marrëveshja e sapolidhur për pensionet me Italinë, ku falë angazhimit personal të kryeministres suaj këtu në Itali, mike e paepur e Shqipërisë, që është dhe një zëdhënëse e fortë e jona në BE, Georgia Meloni, ne ia dolën të vendosim më në fund një gur të çmuar dhe të munguar në atë kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar për këtë atdhe të dytë tuajin”, u shpreh Rama