Ekonomia

Qeveria fond shtesë 2 miliard lekë për blerjen e vaksinave

Qeveria fond shtesë 2 miliard lekë për blerjen e vaksinave

Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshimet në buxhetin e shtetit, për fondin shtesë prej 2 miliard lekësh për blerjen e vaksinave anti-Covid.

Sot në Kuvend, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, paraqiti në seancë plenare ndryshimet në Aktin Normativ dhe tha se vaksinimi është prioritet i qeverisë shqiptare

“Deri më sot Qeveria Shqiptare ka nënshkruar kontrata për sigurimin e 2.2 milionë dozave të vaksinave, doza të cilat janë në përdorim dhe në proces të vaksinimit të popullatës. Megjithatë, për përmbushjen e objektivit të imunizimit ndaj Covid-19 kërkohen dhe 2.2 milionë doza të tjera vaksine”.

Ministrja sqaroi se e përkthyer në vlerë monetare, bazuar edhe tek çmimet e vaksinave, kjo nënkupton një financim shtesë me 2 miliardë lekë të dedikuar për blerjen e vaksinave.

Shtesa në të njëjtën masë është parashikuar sipas Ministres së Financave edhe për të ardhurat tatimore: "Do të balancohen ndërhyrjet në buxhet, por nuk preken parametrat makro-fiskalë".

*Tiranapost.al